• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shqiptarët në RMV u kthyen në feude politike”, Baton Haxhiu: BDI-ja e Ali Ahmetit u shkatërrua nga Mickoski, s’ishte parimor!

by Os De
20/10/2025 21:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin “Real Story”, komentoi rezultatin e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar humbjen e thellë të faktorit politik shqiptar dhe sidomos të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), të udhëhequr nga Ali Ahmeti. 

Sipas Haxhiut, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka arritur të realizojë dy objektiva strategjike: “shkatërrimin politik të Ali Ahmetit” dhe “nënshtrimin e koalicionit VLEN”. 

Ai theksoi se Mickoski i ka përdorur votat shqiptare vetëm sa për të dobësuar ndikimin e BDI-së dhe për të “shfuqizuar ikonën shqiptare”. 

“E para, Mickoski dhe VMRO-DPMNE ka projektuar dy rrëfime politike brenda botës së tyre,: shkatërrimin e Ali Ahmetit, dhe dy nënshtrimin e VLEN dhe të dyja i ka arritur në zgjidhje. Pse e ka shkatërruar Ali Ahmetin, për arsye se i ka përdorur votat maqedonase aq sa i duhen për ta shfuqizuar ikonën shqiptare të deridjeshme. Fatkeqësisht Ahmeti dhe të gjithë liderët që krijojnë aurën për vete se janë të pazëvendësueshëm  se ata rregullojnë të gjithë unë me një fjali ose e përdorin flamurin sa herë për të ngritur një nacionalizëm të panevojshëm, ose sa herë i duket se ai moment i komandantit që mund të shfaqet për ta ndryshuar gjendjen, kjo nuk ka arritur dhe prandaj Ahmeti ka pësuar këtë humbje, edhe për faktin se ka qenë joparimor. Vlen krijoi feudet politike të vogla, ashtu siç dinë shqiptarët për të krijuar një bërthamën, bërthamë e cila kishte strehën të Mickoski, e kontrolluar deri në detaje. 

Albin Kurtin e krijoi për ta fuqizuar ose për ti dhënë atë pikën patriotike kinse VLEN brenda strehës së Mickoski dhe me krijuar pandanin Edi Ramës.  Dy figura, njëri i heshtur dhe mendonte se Ali Ahmeti do ti fitonte zgjedhjet pa kurrfarë problemi, dhe tjetri, i cili u keqpërdorur  dhe pastaj nuk i duhet më Mickoski dhe nuk ka më kurrfarë ndikimi te VLEN. Të gjithë ato figura që u krijuan brenda Vlen nuk janë më , nuk ekzistojnë, ka mbetur vetëm Mexhiti”, tha ai. 

Në fund, Haxhiu u shpreh pesimist për të ardhmen e BDI-së në formën aktuale: “Kjo parti ose duhet të kalojë në reforma të thella, ose të zhduket. Unë besoj te kjo e dyta.” 

“Shqiptarët janë shndërruar ne feude të vogla dhe BDI nuk ka krijuar asgjë në këto zgjedhje. Si parti politike, asaj i duhen ose reforma të mëdha ose zhdukje. Unë besoj te kjo e dyta. Ai i ka humbur këto zgjedhje për një arsye të vetme, sepse nuk ka krijuar projekt politik, por projekt menaxherial brenda një qeverie, e cila nuk ka pasur llogaridhënie.”, tha ai 

 

 

 

Next Post
“Shqipëria s’ka më lopë, po pimë qumësht kinez dhe hamë mish Brazili”, plas debati në studio: Boll me mua!

"Shqipëria s'ka më lopë, po pimë qumësht kinez dhe hamë mish Brazili”, plas debati në studio: Boll me mua!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Luxury cars”/ Trafikonin makina të vjedhura në Itali, procedohen 2 shtetas. Sekuestrohen mjetet me vlerë 280 mijë euro

(EMRI) Pezullohet nga ushtrimi i detyrës efektivi i policisë kundër Trafiqeve në Vlorë/ Ja arsyeja

December 31, 2025
Mesazhi i Vitit të Ri, Xi Jinping-u bën thirrje për ndërtimin e një bote më paqësore dhe me zhvillim të përbashkët

Mesazhi i Vitit të Ri, Xi Jinping-u bën thirrje për ndërtimin e një bote më paqësore dhe me zhvillim të përbashkët

December 31, 2025
“Doktori Shpirtlig”- Ushtarëve ukrainas u fanitet tmerri i një burgu rus! Rrëfimi: Zvarritesha në dyshemenë e qelisë ndërsa më lëshonin qentë sipër!

Flasin familjaritet e 78-vjeçarit të dënuar me burgim të përjetshëm: Po i kalben dhëmbët dhe po i bien thonjtë! Po keqtrajtohet, kemi frikë se…

December 31, 2025
“Shqipëria dëshmoi vullnet për të ecur përpara”/ Begaj uron qytetarët: 2026-ta duhet të jetë viti i përpjekjeve të përbashkëta

“Shqipëria dëshmoi vullnet për të ecur përpara”/ Begaj uron qytetarët: 2026-ta duhet të jetë viti i përpjekjeve të përbashkëta

December 31, 2025
Nuk paguan dot qiranë, aktori i madh rrezikon të mbetet i pastrehë

Nuk paguan dot qiranë, aktori i madh rrezikon të mbetet i pastrehë

December 31, 2025
Roberto Carlos dërgohet me urgjencë në spital, shfaqi probleme me.. Legjenda e Real Madrid i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

Roberto Carlos dërgohet me urgjencë në spital, shfaqi probleme me.. Legjenda e Real Madrid i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

December 31, 2025
FOTOT/ Si festohej Viti i Ri në Shqipërinë e varfër gjatë diktaturës nëpër lokale dhe ish-Bllok!

FOTOT/ Si festohej Viti i Ri në Shqipërinë e varfër gjatë diktaturës nëpër lokale dhe ish-Bllok!

December 31, 2025
Vala nga BA5/ Brataj: Do të prekemi të gjithë, 80% asimptomatikë!

Urgjenca Kombëtare për festa, Brataj: Masa dhe ekipe të shtuara, kujdes me alkoolin dhe fishekzjarrët

December 31, 2025
Kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë në Apel, shtyhet gjyqi për dhjetë të akuzuarit e “Bankers”

GJKKO pranon kërkesën e SPAK, zgjaten hetimet për Bankers Petroleum

December 31, 2025
“Troket” në Zelandën e Re Viti i Ri 2026/ Pritet me spektakël fishekzjarrësh

“Troket” në Zelandën e Re Viti i Ri 2026/ Pritet me spektakël fishekzjarrësh

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com