Nënkryetari i Komunës së Preshevës, Xhelal Mehmeti, duke përshkruar gjendjen e sigurisë në Luginë, e veçanërisht në Komunën e Preshevës, thotë se është e qetë.
Ai ka akuzuar forcat serbe të sigurisë për krijimin e situatave të pasigurta për qytetarët e atjeshëm.Mehmeti ka kërkuar luftimin e forcave të tepërta dhe kufizimin e lëvizjeve të tyre, në mënyrë që mos të krijohet panik tek qytetarët.
“Shtimi i forcave ushtarake dhe xhandarmërisë, duhet të pakësohet, nuk po them të largohen tërësisht, por nuk është e nevojshme të jetë një numër kaq i madh dhe kjo duhet të reduktohet në aq sa ka nevojë e jo të ketë prezencë aq të madhe”, ka thënë Mehmeti për televizionin publik.
Që nga përfundimi i luftës së armatosur në Luginën e Preshevës në vitin 2001, ky rajon është mbingarkuar me prezencë të policisë, ushtrisë, dhe xhandarmërisë serbe, citohet Express. (b.an)