Shërbimi sekret i Maqedonisë perceptohet nga shqiptarët e këtij vendi si institucioni, prej nga e kanë burimin të këqijat më të mëdha ndaj tyre. Kështu është shprehur deputeti i PDSH-së, Ernad Fejzullahu, në Komisionin parlamentar për Mbikëqyrjen e punës së Shërbimeve Inteligjente dhe Policisë. Siç u shpreh udhëheqësi i PDSH-së, Menduh Thaçi, ai është ndjekur ndër vite nga shërbimet sekrete maqedonase, vetëm pse është angazhuar për avancimin e të drejtave të shqiptarëve.
“Shërbimi sekret maqedonas është i brumosur nga brenda me antishqiptarizëm. Në mendjen kolektive të shqiptarëve, ashtu si edhe MPB-ja, këto dy institucione perceptohen si burimi i së keqes dhe raprezaljeve që përjetojnë shqiptarët”, tha Ernad Fejzullahu, deputet i PDSH-së, raporton Tch.









