• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqiptaret me famë ndërkombëtare, Rita Ora dhe Dua Lipa koncert në Tiranë

by Java News
20/05/2022 20:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku Erion Veliaj tha sot se pas finales së Conference League, kryeqyteti do të fillojë përgatitjet për të pritur dy koncertet e mëdha të Rita Orës dhe Dua Lipës.

Duke folur për Top News, Veliaj u shpreh se të gjithë duhet t’i gëzohen faktit se Tirana është e mbushur me aktivitete të tilla.

“Të gjithë duhet të gëzohemi kur Tiranës i vijnë aktivitete të tilla të mëdha. Me të mbyllur finale e 25 Majit, do të fillojmë pëgatitjet për koncertin e madh të Rita Orës në fund të pushimeve, dhe të Dua Lipës pranë festave të fundvitit.

Duam që Tirana të jetojë çdo ditë dhe fakti se, edhe përpara kësaj ndeshje, shumica e hoteleve kanë qenë të rezervuara, do të thotë që Tiranës i kemi kthyer ditët e lavdishme para pandemisë, madje e kemi tejkaluar. Aeroporti është një bum i vërtetë!

Sot kemi mbi 105 destinacione. Pashë se të njëjtët njerëz që shajnë hotelet e reja në qendër të Tiranës, ishin të njëjtët me ata që shanin edhe për çmimet e larta të hoteleve ekzistuese. Tani këta duhet ta ndajnë mendjen: a duan të jenë gjithmonë kritikë pa logjikë të vendimeve të qeverisë dhe bashkisë?

Qyteti, të paktën në zonën qendrore, duhet të ketë hotele me 5 yje, duhet të ketë kulla të larta, sepse të gjitha këto tifozeri apo aktivitete, si konferenca, seminare, kongrese, që duam t’i organizojmë në Tiranë, duhet t’i akomodojmë diku. Ja ku jemi sot në një situatë ku, jo vetëm në Tiranë, por gjithë hotelet në Vorë janë rezervuar, hotelet në Durrës janë rezervuar, hotelet në Elbasan po ashtu, e madje deri në Shkodër.

Ndaj, them se është shumë e rëndësishme që njëherë në 4 vjet ne bëjmë debate politike, pastaj kur qyteti ecën përpara dhe zhvillohet, duhet ta lëmë qytetin të zhvillohet si çdo qytetet perëndimor që ka hotele të larta, që ka qendra biznesi, që prodhojnë ekonomi, prodhojnë financë”, tha Veliaj./m.j

Next Post
Sa rrezikohet Moldavia nga Rusia? Analisti moldav: Për sa kohë Odesa qëndron, ne jemi të mbrojtur. Ukraina, mburoja jonë

Sa rrezikohet Moldavia nga Rusia? Analisti moldav: Për sa kohë Odesa qëndron, ne jemi të mbrojtur. Ukraina, mburoja jonë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In