Në Zyrih është mbajtur konferenca e parë e diasporës Shqiptare të Zvicrës që për synim ka organizimin e një platforme të përbashkët e të gjitha shoqatave shqiptare. Në këtë takim u kërkua nga përfaqësuesit e shoqatave më tepër angazhim rreth shkollimit të fëmijëve shqiptarë. Kësaj iniciative i janë përgjigjur një numër i konsiderueshëm i shoqatave, instituteve dhe forumeve Shqiptare, të cilat janë aktive në Shtetin helvetik.
Konferencën e hapi nënkryetari i Kuvendit, Avni Binaku duke njoftuar të pranishmit rreth rëndësisë së kësaj konference. Kjo konferencë, sipas tij, ka marrë mbështetjen e mbi 30 shoqatave të ndryshme që veprojnë në Zvicër. Ndërsa, përmbajtën e konferencës e elaboroi nënkryetarja e Kuvendit, Lurata Reçi.
Kryetari i Kuvendit, Jeton Kryeziu duke bërë një përmbledhje të aktiviteteve të Kuvendit, theksoi ndër të tjera se objektivat e subjektit që ai udhëheq, janë për të mbrojtur interesin e shqiptarëve që jetojnë në Zvicër. (javanews.al / a.n)









