• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Shqiptarët kanë raport keqbesimi me shtetin e tyre…”

by Java News
22/12/2015 20:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Institutit të Integrimit të të Përndjekurve Politikë është optimist por edhe shumë i kujdesshëm sa i përket kërkimit së të zhdukurve të kohës së komunizmit. Shikon vullnet nga shteti shqiptar, por që duhet të vihet në jetë dhe mbi të gjitha, Kola artikulon qartë se autoritetet duhet të jenë më kërkuese…që edhe donatorët të ndihmojnë në procesin gjetjes së viktimave të komunizmit

Nga Ben Andoni

Pak ditë më parë në mjediset e Kryeministrisë, Ministria e Çështjeve Sociale parashtroi projektin e saj për kërkimin e të zhdukurve gjatë kohës së komunizmit para donatorëve. Bilal Kola, që është në krye të Institutit të Integrimit të ish-të Përndjekurve Politikë, ka paraqitur në këtë konferencë situacionin dhe të gjithë problematikën e kësaj ndërmarrje, duke kërkuar seriozitet dhe një detyrim ndaj qindra-mijëra viktimave të komunizmit që janë ende pa varr. Juristi, që u lind vetë në internim, ka përfunduar studimet e larta për Drejtësi në Universitetin South Bank, në Londër, dhe në vitin 2011 ka marrë titullin Doktor Shkencash nga Universiteti Ndërkombëtar Montgomery, SHBA.

Kjo eksperiencë e ka bërë që të afrohet pa asnjë mëdyshje në kohën e ish-ministrit të Çështjeve Sociale Veliaj si kreu i këtij institucioni.

I pyetur nga Java për një sens apatie të përgjithshme sa i përket kërkimit të të zhdukurve?-që lidhet dhe me mosbesimin e njerëzve apo faktit se ne si komb në momentet e caktuara jemi konfuzë, ai e ka vënë theksin vetëm te trashëgimia komuniste.

“Kjo, si shumë çështje të tjera nga trashëgimia komuniste, duket se është lënë në harresë me “idenë ose shpresën” se harresa do ta “varrosë” si çështje! Në radhë të parë çështja e gjetjes së personave të zhdukur gjatë regjimit komunist (ose së paku përpjekjes së koordinuar shtetërore) ka të bëjë me detyrimin ligjor që një shtet normal i së drejtës ka ndaj shtetasve të tij. Është fakt botërisht i ditur se çdo shtet normal i së drejtës e ka për detyrë të kërkojë të gjejë një të zhdukur që rezulton i tillë si pasojë e 1 aksidenti ose incidenti thellësisht privat. Ky detyrim është akoma më i theksuar kur vetë shteti ka kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në zhdukjen e personit (për këtë ekziston 1 detyrim ndërkombëtar bazuar në Konventën e Gjenevës 1949). Për mendimin tim, apatia për këtë çështje është e lidhur me apatinë për shumëçka tjetër. Kjo pasi shqiptarët ndër vite e dekada e kanë parë raportin e tyre me shtetin mbi bazën e keqbesimit dhe jo mirëbesimit (e kjo me të drejtë pasi shteti u ka shkaktuar më shumë dëm se u ka bërë të mira)”.

Në fakt, ky sens mosbesimi rrjedh dhe sot e kësaj dite dhe shteti shqiptar ka dhënë prova se është i aftë t’ua bëjë të vështirë jetën qytetarëve të vet. Jo thjesht, sepse dosjet e bashkëpunëtorëve ende nuk janë hapur, porse ndërsa politikanët zihen dhe përfitojnë benefice, 6000 të zhdukur nga komunizmi janë ende pa varr. Kjo e bën dhe më të vështirë kur dëgjon aktivitete dhe retorikën që nuk mungon nga aktorë të ndryshëm të përfshirë në këtë proces. Dhe, nëse shteti shqiptar merr nismën për gjetjen e tyre, e kemi pyetur z.Kola  atëherë-pse i mëshohet kaq shumë bashkëpunimit institucional, kur vetë institucionet thjesht duhet t’i binden autoritetit të qeverisë dhe juve (Institutit të Integrimit së të Përndjekurve), si mekanizmat kryesore të kësaj pune titanike? Përgjigja e Kolës është diplomatike: Bashkëpunimi institucional është i nevojshëm pasi në këtë bashkëpunim do përfshihen edhe institucione të cilat janë jashtë sferës së influencës së qeverisë, si psh prokuroria!!!.

Në fakt, takimi i fundit ka qenë për donatorët, por duket se impenjimi i tyre në mbledhjen e bërë në kryeministri ka qenë shumë i mugullt. Ndaj, na ka lindur e drejta të pyesim direkt: A ka shenja se donatoret po lëvizin? “Donatoret do fillojnë të lëvizin nëse qeveria bëhet kërkuese dhe i siguron se ka të gjithë angazhimin institucional për ta kryer këtë proces”, ka thënë ai, duke përfunduar.

Next Post

Videolajm/ Lëshohet me sukses Raketa SpaceX në hapësirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Europa godet, Irani kërcënon: A është një mundësi e humbur për Teheranin?

ZYRTARE / Irani konfirmon vrasjen e Ajatollahut Ali Khamenei, shpall 40 ditë zie

March 1, 2026
Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In