• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shqiptarët janë ngopur me tiganin e zjarrtë të Lulit dhe ulërimat e Ilirit”/ Hajdari: Jeni në fund të karrierës politike

by Java News
15/02/2021 11:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kjo e hënë nis me një seancë plenare. Deputetja Rudina Hajdari gjatë fjalës së saj jashtë Kuvendit ka folur me tone të ashpra e me akuza të forta ndaj maxhorancës.

Deputetja Hajdari renditi problemet e ditëve të fundit, teksa tha se shqiptarët janë ngopur me gënjeshtrat dhe se ka 30 vite përmbytje ndërsa premtimet ikin kur bie shiu i parë.

Hajdari ka deklaruar se në 30 vite politika jonë bën gosti me taksat e shqiptarëve. Ajo ka folur dhe për situatën e tërmetit duke thënë se ende shumë qytetarë janë në çadra në këtë të ftohtë të acartë.

Rudina Hajdari: Ka një problem shumë të madh, sa herë flasim për ndryshimet klimatike apo ndonjë fenomen natyror sytë e shqiptarëve shkojnë o nga zoti o nga FA sepse shteti ka kohë që nuk funksionon. Kur ra tërmeti shteti nuk kishte as qenë për të ndjerë se cilët ishin nën rrënoja.

Është ky shtet që paguan miliona lekë për të ushqyer këta qenë. Edhe sot që flasim ka me qindra banorë që jetojnë në mes të ftohtit dhe acarit. Sa herë bie shi sytë janë nga zoti sepse shteti nuk funksionon. Nga vjeshta e deri në fund të dimrit uji është aty dhe tërhiqet vetëm në pranverë.

Rama thoshte dikur se kur ishte Berisha në qeveri, nuk ishte faji i zotit por i robit, ndërkohë që Berisha ka vite që ka ikur dhe Rama është në qeveri dhe uji mbetet aty. 30 vite përmbytje. Pardje patëm ilustrimin e mungesës absolutet të shtetit.

Kur do ngopeni? Keni 30 vite që ju bëni gosti me taksat e shqiptarëve. Sa taksa janë paguar nga shqiptarët për infrastrukturën do mjaftonin të ndërtonim një autostradë nga poli i veriut në polin e jugut. Sa taksa kanë paguar shqiptarët në 30 vite do mjaftonin të kishin një flotë me borëpastruese, që do e kishin zili i gjithë rajoni.

E ne mezi kemi disa që i marrim borxh nga kompani private. Sa taksa kanë paguar shqiptarët në 30 vite do ndihmonin që të kishim energji elektrike pa ndërprerje. Shqiptarët paguajnë taksa e nuk marrin shpërblime.

E kam një përgjigje. Mendoj se nuk do ngopeni ndonjëherë, po kam shumë besim te shqiptarët që janë ngopur me gënjeshtrat. Me tiganin e zjarrtë të Lulit dhe me ulërimat e Ilirit. Jeni në fund të karrierës politike. Ajo që po ndodh në Kosovë do ndodhë dhe në Shqipëri. Ne nuk do lodhemi!

g.kosovari

Next Post
“BKH do sjellë reprezalje”/ Ngjela: Rruga që do të ndiqet për të rihapur dosjet e bujshme

Rasti i Krujës dhe ujqërit e korrupsionit shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

March 11, 2026
Pas përplasjes me Trump, Spanja merr vendimin drastik, tërheq ambasadorin në Izrael

Pas përplasjes me Trump, Spanja merr vendimin drastik, tërheq ambasadorin në Izrael

March 11, 2026
Incidenti Berisha-Alibeaj, Rama: Fragment xhudist që erdhi në Kuvend nga selia e PD

PD kërkon seancë dëgjimore me Ramën për editorialin me Vuçiç mbi integrimin e Ballkanit në BE

March 11, 2026
Analizë: Nisma e GJL për standardin e paraburgimit dhe paradoksi i PD në sjelljen ndaj ligjeve

Analizë: Nisma e GJL për standardin e paraburgimit dhe paradoksi i PD në sjelljen ndaj ligjeve

March 11, 2026
GJK kthen për rishqyrtim çështjen ndaj Gentjan Manajt

‘Kushtetuesja’ shqyrton më 20 maj kërkesën e Veliajt për rrëzimin e vendimeve të GJKKO

March 11, 2026
Nga lufta e Kosovës në Serinë A, Ylber Ramadani rrëfen rrugëtimin e vështirë

Nga lufta e Kosovës në Serinë A, Ylber Ramadani rrëfen rrugëtimin e vështirë

March 11, 2026

Zbatohet vendimi i GJKKO-së, Veliajt i dërgohet në burg dosja me 28 mijë faqe

March 11, 2026
Ndërhynë amerikanët? Anulohet tenderi për Portin e ri në Porto Romano

Ndërhynë amerikanët? Anulohet tenderi për Portin e ri në Porto Romano

March 11, 2026
Moska, gatshme për një qeverisje në Ukrainë nën mbikëqyrjen e OKB-së

Tensionet në Lindjen e Mesme, Putin përfiton për rritjen e ekonomisë së Rusisë

March 11, 2026
Volkswagen përjeton rënie të madhe të fitimeve, paralajmëron 50 mijë shkarkime

Volkswagen përjeton rënie të madhe të fitimeve, paralajmëron 50 mijë shkarkime

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In