• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqiptarët injorojnë rrezikun, nuk anulohet asnjë prenotim pushimesh në Turqi

by Aalison Pearse Stevens
17/07/2016 09:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trazirat e Turqisë nuk kanë ndikuar në prenotimet e pushimeve. Agjencitë shqiptare turistike shprehen se nuk ka pasur ndërprerje të udhëtimeve me avionët “charter”. Sipas tyre, situata u paraqit e qetë për fluturimet nga Tirana drejt Antalias dhe anasjelltas, ndërsa asnjë turist nga Shqipëria nuk ka bërë kërkesë për rikthim.

Nga aeroporti i Rinasit kompania “Turkish Airlines” ka anuluar vetëm dy fluturime drejt Stambollit, atë të orës 08:25 të mëngjesit dhe të orës 20:00, ndërsa udhëtimet drejt Antalias kanë vijuar normalisht.

AGJENCITË

Gjatë ditës të djeshme 500 qytetarë janë nisur drejt Antalias, duke mos anuluar prenotimet për të pushuar në rivierën turke. Të dhënat jepen nga agjencitë turistike të udhëtimeve, ku, sipas tyre, asnjë shqiptar që ndodhet në Turqi nuk ka bërë kërkesë për rikthim.

I kontaktuar nga gazeta, administratori i “Albanian Travel and Hospitality Service”, Besnik Vathi, tha se nga Rinasi janë nisur 320 qytetarë me dy avionë “charter”.

“Situata në Turqi nuk ka dhënë asnjë efekt në rezervimet e pushuesve. Ngjarja filloi dhe përfundoi shumë shpejt.

Deri tani, asnjë qytetar nuk ka anuluar rezervimet drejt plazheve të Antalias. Dje u nisën dy avionë ‘charter’, një rreth orës 09:30 të mëngjesit dhe tjetri rreth orës 16:30, me 320 persona për në Antalia. Nuk kemi pasur asnjë kërkesë për anulim apo spostim të rezervimeve. Ndërprerje të fluturimeve nuk ka pasur edhe nga asnjë tur operator i huaj”, tha Vathi.

Administrator i ATHS-së tha se edhe nga pushuesit që ndodhen në Antalia, nuk ka asnjë kërkesë për rikthim. “Ne kemi kontaktuar me klientët tanë në Antalia dhe asnjë prej tyre nuk ka shfaqur shqetësim apo kërkesë për t’u rikthyer. Më shumë të shqetësuar kanë qenë familjarët e tyre në Shqipëri”, tha Vathi.

E njëjta situatë pohohet edhe nga presidentja e “Sava tours”, Sava Bardhi. E kontaktuar nga gazeta, Bardhi tha se nuk ka pasur asnjë anulim të rezervimeve, por vetëm shtyrje të datave të nisjes.

“Nuk kemi pasur asnjë kërkesë për të anuluar rezervimet, por vetëm kërkesa për spostim të nisjes. Në Antalia situata paraqitet e qetë dhe sot nga Tirana është nisur një avion charter me 190 persona. Familjarët kanë pasur të njëjtat pyetje si në rastin e shpërthimeve në aeroportin e Stambollit disa javë më parë, por ata janë qetësuar pasi kanë mësuar se në Antalia situata paraqitet shumë normale”, tha Bardhi.

E njëjta situatë paraqitet edhe nga një tjetër agjenci turistike, “Vas tour Albania”. Sektori i rezervimeve tha për gazetën se nuk ka asnjë kërkesë për anulim të prenotimeve.

Panorama/d.i.

 

Next Post

Aksident në Durrës, vdes një grua, plagoset rëndë një burrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reagon Teherani zyrtar: Bisedimet u zhvilluan në një atmosferë mosbesimi dhe dyshimi

Reagon Teherani zyrtar: Bisedimet u zhvilluan në një atmosferë mosbesimi dhe dyshimi

April 12, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Vdekja e demokracisë së brendshme te partitë politike

April 12, 2026
Niset nga Barcelona për në Gaza flotilja e re me një mijë aktivistë në bord

Niset nga Barcelona për në Gaza flotilja e re me një mijë aktivistë në bord

April 12, 2026
Trump kërcënon NATO-n dhe Europën: Nëse nuk na ndihmoni për Hormuzin, do të marr Groenlandën

A mund të dalin SHBA-të nga NATO?

April 12, 2026
Vrau Artur Çangun, autori tregon dinamikën: Më qëlloi me kosë në krah, pastaj mora çiften…

Vrau Artur Çangun, autori tregon dinamikën: Më qëlloi me kosë në krah, pastaj mora çiften…

April 12, 2026
Fajde me burime kriminale në “Exchange”, në pranga 3 anëtarët e një fisi nga Lazarati, në kërkim një i katërt! Sekuestrohen..  

Kapet në Tiranë i kërkuari ndërkombëtar, i dënuar në Itali për trafik droge dhe vjedhje

April 12, 2026
Dështimi i negociatave SHBA-Iran pasohet nga sulmet vdekjeprurëse të Izraelit mbi Liban

Dështimi i negociatave SHBA-Iran pasohet nga sulmet vdekjeprurëse të Izraelit mbi Liban

April 12, 2026
Zbulohet baza e prodhimit të drogës sintetike në Durrës, në pranga dy vëllezër

Zbulohet baza e prodhimit të drogës sintetike në Durrës, në pranga dy vëllezër

April 12, 2026
Vitet e punës dhe mosha/ Si ndryshojnë kushtet për pension,dy muaj të tjerë rritje për gratë

Rama prezanton skemën e re për rritjen e pensioneve: Fond individual për qytetarët

April 12, 2026
Nga integrimi te strehimi, kryeministri Rama prezanton “formulën” që do ndihmojë qytetarët

Prokurimet publike, Rama: Në raportin e BE, Shqipëria renditet e para në rajon për përmirësimet e bëra

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In