• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Shqiptarët i marrin me BMW luksoze sa dalin nga kampi’, mediat britanike: Qeveria shpenzon 3.7 mln paund për transportin e emigrantëve

by Java News
08/11/2022 09:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Franca dhe Britania e Madhe janë në kufijtë e arritjes së një marrëveshje për bllokimin që në nisje të gomoneve me emigrantë të paligjshëm, por mediat në ishull vijojnë të bëjnë bilancin e kostove që rëndojnë mbi buxhetin e Home Office, si pasojë e trajtimit të mbi 40 mijë azilkërkuesve që kanë mbërritur nga Kanali.
Sipas DailyMail, Home Office po shpenzon miliona paund vetëm për taksi që transportojnë emigrantët në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, me disa prej shoferëve që pretendojnë se u është thënë t’i lëshojnë pasagjerët në stacione hekurudhore pa asnjë protokoll ruajtje apo sigurie.

Sipas një analize të kontratave publike janë paguar më shumë se 3.7 milionë paund vetëm vitin e kaluar për taksi, furgona dhe autobusë për të lëvizur azilkërkuesit, emigrantët e paligjshëm dhe të miturit e pashoqëruar.

Një marrëveshje me një ofrues transporti raportohet të jetë me vlerë 3.3 milion paund dhe mbulon transportin urgjent për ‘hyrësit klandestinë’ kur numri i njerëzve që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar pasi kalojnë Kanalin është më shumë se sa mund të përballojnë objektet lokale. Kontrata e parë thotë ekzaktësisht kështu: “Ka një interes publik sepse emigrantët janë të ekspozuar për t’u parë në Dover Tughaven dhe grupet e protestës mblidhen atje rregullisht. Shërbimi i transportit emergjent do të sigurojë një shpërndarje të shpejtë të numrit të emigrantëve… duke reduktuar rrezikun e mbipopullimit dhe incidenteve të mundshme”.

Kontrata mbulon gjithashtu lëvizjen e azilkërkuesve nga qendrat e përpunimit si Manston në hotele, transferimin e njerëzve midis qendrave të karantinës dhe marrjen e të miturve të pashoqëruar në strehimore. Disa shoferë thanë se u ishte kërkuar që t’i linin emigrantët jashtë stacioneve hekurudhore në Londrën qendrore për t’i lejuar ata të shkonin në destinacione të ndryshme. Një punonjës i taksive tha për The Times se ai u pagua rreth 150 paund për të çuar tre të rinj nga Manston në stacionin Kings Cross në Londër muajin e kaluar.

Një shofer tjetër, i quajtur Rizëan, pretendoi se ishte udhëzuar të linte emigrantët e paligjshëm në stacionet e
Londrës.

“Më kanë thënë njerëz me shenjë identifikimi të Home Office…‘Thjesht hidhini ata në Londër, askush nuk kujdeset, është mirë, stacioni King’s Cross është OK, ose stacioni Victoria“, tha ai për radio LBC.
“Në disa raste ka pasur afganë në pjesën e pasme të makinës sime dhe ne kemi një gjuhë të përbashkët. . . ata më treguan dokumentet, thuhej se më kanë refuzuar, nuk kam asnjë bazë të jem në këtë vend ose çfarëdo tjetër, por ata lihen të lirë”, ka zbuluar ai. Taksisti Rizwan i ka thënë medias britanike se përveç afganëve kishte nxjerrë shumë shqiptarë nga kampi i Manston.

“Nëse duan të shkojnë në hotel ose duan të zhduken, kjo u takon atyre. Ajo që ka ndodhur është se unë i kam zbritur dhe menjëherë i ka marrë nga dikush me një BMW luksoze dhe ata janë larguar”, tha ai.

Lajmi vjen pas raportimeve se azilkërkuesit po braktiseshin në stacionin qendror të Londrës, “Victoria Station” të martën mbrëma. Njëmbëdhjetë burra u dërguan me autobus në kryeqytet si pjesë e një grupi më të madh dhe u lanë të hutuar në rrugët e qytetit.

Një zëdhënës i Policisë Britanike të Transportit tha se oficerët iu përgjigjën raporteve të një grupi azilkërkuesish që ‘kërkonin ndihmë’ në stacionin “Victoria” në orën 22:33. “Mirëqenia e atyre që janë në kujdesin tonë është e një rëndësie të madhe dhe njerëzit lirohen nga Manston vetëm kur ne kemi garanci se ata kanë strehim për të shkuar. Ne mund t’i dorëzojmë individët ku mund të strehohen nga miqtë dhe familja, dhe për këtë arsye dhe transporti u sigurohet njerëzve që largohen nga Manston”, tha një zëdhënës i Home Office.

/s.f

Next Post
Shqiptarët e Londrës kriminelë? Eksperti: 87% e të burgosurve janë britanikë, shqiptarët në pakicë

Shqiptarët e Londrës kriminelë? Eksperti: 87% e të burgosurve janë britanikë, shqiptarët në pakicë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani dhe SHBA bien dakord për bisedime të reja, Kushner dhe Witkoff vizitojnë aeroplanmbajtësen Lincoln

Irani dhe SHBA bien dakord për bisedime të reja, Kushner dhe Witkoff vizitojnë aeroplanmbajtësen Lincoln

February 7, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 8 shkurt 2026

February 7, 2026
Nga fotot me AI, te hetimet për vizitën në qeli/ Valë teorish konspirative për vdekjen e Jeffrey Epstein

Nga fotot me AI, te hetimet për vizitën në qeli/ Valë teorish konspirative për vdekjen e Jeffrey Epstein

February 7, 2026
Luan Rama i “shkel syrin” mazhorancës?/ Ish-nënkryetari i LSI: PS është shtëpia ime dhe nuk i marr leje askujt se çfarë do bëj

Integriteti dhe autoriteti i Gjykatës Kushtetuese

February 7, 2026
“Fonde të hedhura dëm, nuk po sjell përfitime ekonomike”, Milano proteston kundër Lojërave Olimpike Dimërore 2026

“Fonde të hedhura dëm, nuk po sjell përfitime ekonomike”, Milano proteston kundër Lojërave Olimpike Dimërore 2026

February 7, 2026
“Vota juaj u shndërrua në treg të zi, procesi zgjedhor është farsë!”, akuzat e Berishës nga foltorja në Kamzë

“Vota juaj u shndërrua në treg të zi, procesi zgjedhor është farsë!”, akuzat e Berishës nga foltorja në Kamzë

February 7, 2026
Shpalosur Flamuri kombëtar 800 metra katrorë në Myzeqe

Flamuri jetim…

February 7, 2026
Bisedimet për paqe Ukrainë-Rusi, Zelensky: Macron kërkon dialog alternativ me Rusinë për t’i dhënë fund luftës

Bisedimet për paqe Ukrainë-Rusi, Zelensky: Macron kërkon dialog alternativ me Rusinë për t’i dhënë fund luftës

February 7, 2026
“Më jep 6.600 € ose do të merzis jetën”/ Kërcënoi e shantazhoi futbollisti, procedohet trajneri nga Kosova

“Më jep 6.600 € ose do të merzis jetën”/ Kërcënoi e shantazhoi futbollisti, procedohet trajneri nga Kosova

February 7, 2026
Pse fjalët e Ulsi Manjës prodhojnë përherë debat publik?

Pse fjalët e Ulsi Manjës prodhojnë përherë debat publik?

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In