• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqiptarët fituan në humbjen e tyre, Maqedonia si “Mini-Jugosllavi” dhe shqiptarët

by Linda Karadaku
16/12/2016 14:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Linda Karadaku

 

Një vit më parë, në dhjetor të vitit të kaluar pata bërë intervistën e parë me Zoran Zaev, shefin e partisë më të madhe opozitare maqedonase. Sot pas një viti, ndërkohë që vazhdon të diskutohet pse një numër shqiptarësh votuan për LSDM-në, partinë e Zaevit, nëse ishin “tradhtarë” apo jo, pse humbën një dhjetëshe mandatesh, si ndryshoi skena politike në Maqedoni, kush fitoi dhe kush humbi, po shihja thjeshtë dhe me kuriozitet një strategji politike që u provua të jetë e suksesshme, pa i hyrë debatit nacional. Duke riparë intervistën me Zaev, të para një viti, pashë se strategjia ka qenë e mirë-përcaktuar, duke e orientuar drejt asaj që I lidh dhe I bashkon qytetarët e Maqedonisë pavarësisht nga përkatësia etnike apo fetare.

“Pas 24 vjetesh kemi nje “pavaresi” te Maqedonise, te gjitha bashkesite etnike jane te bashkuara, te gjithe jane te bashkuar per te kthyer lirine dhe demokracine ne vendin tone. Te gjithe jane te bashkuar sepse kemi perkrahjen e maqedonasve, shqiptareve, turqve, romeve, boshnjakeve, serbeve dhe te gjitha bashkesive etnike ne shoqerine tone multietnike.

Do t’i tregojme vendit tone se pse ka qene nen pushtim per gjithe keto vite nga qeveria e cila duhet t’i sherbeje popullit dhe sesi do ti hapim rruget per ne Europe dhe ne NATO, dhe kjo eshte shume e rendesishme edhe per Shqiperine, edhe per vendin tone, Republiken e Maqedonise,” thoshte Zaev.

Kështu, ai I bënte thirrje të gjithëve të bashkojnë interesat në një pikë të konvergueshme, në stilin dhe mënyrën e një mini-mini-Jugosllavie ku socializmi shampanjë jugosllav është ende një ëndërr e bukur për shumë njerëz që e jetuan atë kohë, por edhe një iluzion I ëmbël për një numër të  madh njerëzish që vuajtën dhimbshëm shpërbërjen e Jugosllavisë dhe luftërat e përgjakshme që e shoqëruan atë.

Maqedonia e vogël nuk mund të mbijetojë pa përkrahjen e komuniteteve që e përbëjnë atë, ashtu si nuk arriti të mbijetonte Jugosllavia e Titos, kur Millosheviçi dhe përkrahësit e tij morën në dorë drejtimin e federatës duke u përpjekur të vendosin sundimin e aparteidit mbi shumicën e kombeve dhe kombësive që e përbënin atë. Zaev e kishte të qartë se nuk mund ta mundte apo ta vinte në pozicion shah-mat Gruevskin e gjithë-fuqishëm pa shqiptarët. Dhe kjo ndodhi!

Shqiptarët fituan në humbjen e tyre, duke u bërë faktori vendimtar për përcaktimin e qeverisë së ardhshme të këtij vendi, I cili kufizohet me shqiptarë me Shqipërinë, Kosovën dhe Luginën e Preshevës.

Zaev ishte po ashtu I kujdesshëm dhe me shumë mençuri përcaktoi disa vija të kuqe që lidhen me stabilitetin e brishtë të vendit të tij. “Te gjitha variantet jane te hapura por ne e dime si opozite se nuk guxojme ti shkaktojme deme te pariparueshme vendit tone,” u përgjigj ai, I pyetur në lidhje me protestat masive që ishin paralajmëruar. Dhuna që mund të vinte si pasojë e protestave massive do të përdorej nga kundërshtari politik si argument kundër, duke akuzuar se opozita po minonte rëndë stabilitetin e vendit, por nuk do tu shërbente as shqiptarëve që do të akuzoheshin si edhe më parë si minues të stabilitetit të vendit. Dhe stabiliteti I Maqedonisë është më shumë se I rëndësishëm.

Shef I opozitës maqedonase kishte gjithashtu një strategji të qartë në lidhje me bllokun shqiptar. Nga njëra anë, duke iu ofruar shqiptarëve një Maqedoni tjetër, “të përbashkët” dhe nga ana tjetër, duke kërkuar aleancë me partitë e vogla shqiptare, duke thënë paraprakisht se dy partitë e mëdha shqiptare, BDI dhe PDSH, ishin në një mënyrë a në një tjetër, pjesë e establishmentit politik në pushtet, në qeveri dhe në presidencë.

 

“Gjithsesi ekzistojne parti te rendesishme te vogla politike shqiptare dhe ato jane partnere te mireseardhur politik per bashkepunim me LSDM-ne dhe une u bej thirrje atyre qe te vendosim komunikim, te ndihmojme se bashku, te shkembejme informacione dhe te tjera,” tha Zaev.

Strategjia funksionoi, jemi në një situatë kur Ali Ahmeti dhe Zijadin Sela së bashku me përfaqësuesit e tjerë shqiptarë kanë shumë në dorë, duke e lidhur fatin e qeverisë së ardhshme të Maqedonisë me fatin e të drejtave të shqiptarëve në këtë vend, zbatimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit, përdorimin e plotë zyrtar të gjuhës shqipe në të gjitha nivelet e qeverisjes, në fund të fundit, arritjen e të drejtave dhe detyrimeve të barabarta për funksionimin dhe stabilitetin e shtetit të Maqedonisë. Zaev e bëri të vetën, ndërtoi dhe zbatoi një strategji largpamëse politike, Gruevski e bëri të vetën, ndërtoi dhe zbatoi një strategji që u kushtoi shumë shqiptarëve dhe jo vetëm shqiptarëve.

Tani, sa janë ende në kohë, shqiptarët dhe përfaqësuesit e tyre politikë mund të bëjnë të njëjtën gjë, të ndërtojnë dhe të zbatojnë një strategji të tyren politike, të përbashkët, ku interesat e tyre nacionale, pavarësisht nga Zaev apo Gruevski, shkojnë absolutisht në përputhje me interesat e Maqedonisë evropiane të lirisë, drejtësisë dhe barazisë. Ndoshta “mini-Jugosllavia” do të kthehet në një shembull për mirë në Ballkanin e trazuar ku paqja dhe zgjidhja e krizave, kanë qenë në kufijtë e të pamundurës për tu arritur përmes procesesh demokratike, zgjedhjesh dhe marrëveshjesh, për të mënjanuar gjakderdhjen, shkatërrimin e vendit dhe humbjen e jetëve të njerëzve. (Javanews)

Next Post
Itali, gjendet skeleti i ortakut të trafikantit vlonjat në një fuçi vaji pas 15 vitesh

Itali, gjendet skeleti i ortakut të trafikantit vlonjat në një fuçi vaji pas 15 vitesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasen dy makina në Milot, katër të plagosur dërgohen në spitalin e Lezhës

Përplasen dy makina në Milot, katër të plagosur dërgohen në spitalin e Lezhës

January 18, 2026
Fundjavë e zezë në Alpet Austriake, tetë skiatorë humbin jetën nga ortekët brenda një dite

Fundjavë e zezë në Alpet Austriake, tetë skiatorë humbin jetën nga ortekët brenda një dite

January 18, 2026
ANALIZA E REL/ “Duan apo s’duan”, Albin Kurti është fitues në Kosovë dhe partner i vështirë jashtë saj

ANALIZA E REL/ “Duan apo s’duan”, Albin Kurti është fitues në Kosovë dhe partner i vështirë jashtë saj

January 18, 2026
Zhbllokohen mbi 90 mijë leje qëndrimi të pezulluara/ Greqia propozon rregulla të reja për emigracionin

Zhbllokohen mbi 90 mijë leje qëndrimi të pezulluara/ Greqia propozon rregulla të reja për emigracionin

January 18, 2026
“Modeli që po fiton betejën e qëndrueshmërisë”, rritja e agroturizmit pritet të vazhdojë edhe këtë vit

“Modeli që po fiton betejën e qëndrueshmërisë”, rritja e agroturizmit pritet të vazhdojë edhe këtë vit

January 18, 2026
“Fola me Trump dhe ia thashë hapur”, Meloni: Tarifat tregtare për trupat evropiane në Groenlandë janë të gabuara

“Fola me Trump dhe ia thashë hapur”, Meloni: Tarifat tregtare për trupat evropiane në Groenlandë janë të gabuara

January 18, 2026
Petro Koçi: Balli Kombëtar të kërkoj falje për deklaratat kundër LANÇ

Nëse Shqipëria do konsiderohej narkoshtet, Trump nuk do ftonte Ramën në Bordin e Paqes për Gazën

January 18, 2026
“Erdha tek Reali për të luajtur me …”, Kilian Mbape shuan zërat përsa i përket marrëdhënies me Vinicius Jr.

“Erdha tek Reali për të luajtur me …”, Kilian Mbape shuan zërat përsa i përket marrëdhënies me Vinicius Jr.

January 18, 2026
BILD zbardh prapaskenat/ Trump kërcënoi me tarifa, Gjermania tërheq ushtrinë nga Groenlanda

BILD zbardh prapaskenat/ Trump kërcënoi me tarifa, Gjermania tërheq ushtrinë nga Groenlanda

January 18, 2026
Një plagë që ende kullon gjak

7 shpjegime mbi trendet e politikës globale (dhe efektet lokale)

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In