• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shqiptarët e Zvicrës nuk mund të luanin për Kosovën” ja çfarë i pengon sipas FIFA-s

by A R
07/09/2016 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Organi më i lartë qeverisës i futbollit në botë, FIFA, ka publikuar në faqen e saj të internetit një lajm sqarues për situatën e futbollistëve me origjinë kosovare që kanë përfaqësuar më parë skuadra të tjera kombëtare dhe tani duan të zgjedhin atë të Kosovës.

kosova fifa

FIFA e fillon sqarimin e saj duke bërë të ditur se Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë kërkesë për lejimin e ndryshimit të ekipit kombëtar të futbollistëve që përfshihen në dy kategori: ata që nuk kanë luajtur asnjë ndeshje zyrtare me përfaqësueset e mëparshme dhe ata që kanë luajtur në ndeshje zyrtare me përfaqësueset e mëparshme.

Sipas FIFA-s, pasi u shqyrtuan situatat e çdo futbollisti, u arrit në përfundimin që Rregullorja për Aplikimin e Statuteve të FIFA-s nuk e parashikon qartë se si duhet vepruar në raste të tilla. Për këtë shkak u vendos që vendimet për ndryshimin e përfaqësueseve të merreshin nga Komiteti i FIFA-s për Statusin e Lojtarëve në mënyrë individuale për secilin prej tyre.

Pas shqyrtimit të çdo kërkese në veçanti, Zyra e Komitetit për Statusin e Lojtarëve vendosi t’u japë leje disa futbollistëve që kishin bërë kërkesë për të ndryshuar ekipin përfaqësues raporton Panorama.

goli kosova berisha

Gjithashtu, Zyra e Komitetit për Statusin e Lojtarëve ka sqaruar që lejet janë dhënë për çdo futbollist që nuk ka luajtur një ndeshje zyrtare me përfaqësuesen e mëparshme pas datës 13 Maj 2016, datë në të cilën Kosova u bë anëtare me të drejta të plota në FIFA.

Sipas këtij sqarimi, automatikisht çdo futbollist që mori pjesë në EURO 2016 dhe u aktivizua qoftë edhe një minutë, nuk mund të zgjedhë të përfaqësojë Kosovën.

xhaka-shaqiri-behrami

Në këtë mënyrë, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Valon Behrami dhe Shani Tarashaj, të cilët u aktivizuan në të paktën një ndeshje me Zvicrën në EURO 2016 nuk mund të ndryshojnë ekipin kombëtar. Gjithashtu edhe të gjithë futbollistët nga Kosova që luajtën të paktën një minutë për Shqipërinë në EURO 2016 nuk mund të largohen drejt Kosovës.

Ky sqarim lë gjithashtu të kuptohet se nëqoftëse kanë dëshirë, Adnan Januzaj, Besart Berisha, Valdet Rama, Loret Sadiku, apo edhe ndonjë futbollist tjetër që ka luajtur më parë për ekip tjetër kombëtar, kanë të drejtë të kërkojë kalimin te Kosova./a.m.

Next Post
Pastrimi i parave/ Shqipëria ndër 10 vendet që kanë shënuar përmirësimin më të madh në rang botëror

Pastrimi i parave/ Shqipëria ndër 10 vendet që kanë shënuar përmirësimin më të madh në rang botëror

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

February 19, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Gjykatë e dështuar”/ Sejamini: Deklarata e Ramës, e nevojshme. Bordi i Paqes, zhgënjim

February 19, 2026
“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

February 19, 2026
“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

February 19, 2026
Kronikë për dy të tretat!

Agron Gjekmarkaj: Rama ishte larg Donald Trumpit, se pashë dhe aq afër

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Fjalimi i Edi Ramës, një kërcim i guximshëm në errësirë

February 19, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Deklarata e fortë e Vengut: Rama e përdori Bordin e Paqes si platformë për interesat e shqiptarëve në rajon

February 19, 2026
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

February 19, 2026
I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

February 19, 2026
Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In