• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqiptarët e Malit të Zi fajësojnë Kosovën për dështimet e tyre

by Aalison Pearse Stevens
19/10/2016 11:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqiptarët në Mal të Zi kanë arritur ta sigurojnë vetëm një vend në Parlament pas zgjedhjeve të fundit, të mbajtura para pak ditësh. Përfaqësues të subjekteve shqiptare atje kanë thënë se arsyeja kryesore, sa i takon këtij dështimi, ka qenë shpërndarja e listave të subjekteve politike.

Mirëpo, një pjesë të fajit lidhur me këtë çështje, sipas tyre, e bart edhe Kosova pasi që, ashtu si ata janë shprehur, ajo nuk ka kontribuuar asnjëherë në përafrimin e pakicës shqiptare në këtë shtet.

Pavarësisht kësaj, njohësit e rrethanave politike në Kosovë e Shqipëri vlerësojnë se rezultati jo i mirë ka ardhur si pasojë e mosunitetit të palës shqiptare. Andaj, një gjë e tillë, siç pretendojnë ata, do t’u kushtojë mjaft shumë shqiptarëve. Më tutje, analistët politikë e kanë cilësuar si katastrofal rezultatin e zgjedhjeve të fundit, të mbajtura në Mal të Zi.

Rezultati, humbje për të gjithë shqiptarët e Malit të Zi

Kryetari i Komunës së Ulqinit, njëherësh kryetar i Forcës së Re Demokratike, Nazif Cungu, ka vlerësuar për “Zërin” se shpërndarja e shqiptarëve nuk ka qenë aspak veprim i duhur.

“Shpërndarja në tri lista ka qenë gabim. Ka qenë e mjaftueshme të shkojmë me dy lista sidomos sikur të kishim shkuar me një listë, e kemi pasur mundësinë ta marrim mandatin ose tre mandate”, ka deklaruar ai për “Zërin”.

Sipas Cungut, subjektet e tjera nuk kanë dëgjuar dhe nuk kanë dashur të shkojnë me një listë. Andaj, siç thotë ai, ka ardhur deri te një përçarje e cila ka kushtuar.I pari i Ulqinit në vazhdim ka fajësuar institucionet e Kosovës për një gjë të tillë.

“Institucionet e Kosovës nuk kanë reaguar ndoshta me kohë për të na ndihmuar në përafrimin e liderëve tanë shqiptarë në Mal të Zi”, ka shtuar ai. (b.an)

Next Post
(Foto) Pas dasmës mbretërore Elia dhe Princ Leka shijonë muajin e mjaltit

(Foto) Pas dasmës mbretërore Elia dhe Princ Leka shijonë muajin e mjaltit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E kafshoi qeni i fqinjëve, humb jetën gruaja në Belsh

E kafshoi qeni i fqinjëve, humb jetën gruaja në Belsh

February 4, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

February 4, 2026
Problemet në sistemin SelfCare, Tatimet shtyjnë afatin e inventarit të mallrave te bizneset

Problemet në sistemin SelfCare, Tatimet shtyjnë afatin e inventarit të mallrave te bizneset

February 4, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

“Katedralja jonë me kunja dhëmbësh”

February 4, 2026
Akuzat për spiunazh politik, Prokuroria e Stambollit kërkon deri në 20 vjet burg për Imamoglu

Akuzat për spiunazh politik, Prokuroria e Stambollit kërkon deri në 20 vjet burg për Imamoglu

February 4, 2026
Ish-presidenti Alfred Moisiu dërgohet me urgjencë në QSUT me probleme të frymëmarrjes, mjekët japin detaje

Ish-presidenti Alfred Moisiu dërgohet me urgjencë në QSUT me probleme të frymëmarrjes, mjekët japin detaje

February 4, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Kënga e Sprasme e Saljanjit

February 4, 2026
Moti i keq ‘paralizon’ tragetet në Durrës, ja kur do të realizohet nisja nga Durrësi drejt Barit

Moti i keq ‘paralizon’ tragetet në Durrës, ja kur do të realizohet nisja nga Durrësi drejt Barit

February 4, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Lëkundje tërmeti në Korçë, sa ishte magnituda dhe ku ishte epiqendra

February 4, 2026

Beteja e Edi Ramës me drejtësinë nuk ka nevojë për spektakël, por për reforma

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In