Shqiptarët e dënuar në Angli, do ta shlyejnë dënimin e tyre në atdhe. Kjo është marrëveshja e nënshkruar nga ministri i drejtësisë, Ulsi Manja dhe Lordi Kancelar njëherazi dhe Sekretar i Shtetit për Drejtësinë, Alex Chalk, në Britaninën e Madhe.
Marrëveshja do të jetë me 0 kosto financiare për shtetin shqiptar, pasi pala britanike mbulon shpenzimet për çdo ditë që të dënuarit do të vuajnë në burgjet tona.
/a.d