Shqiptarët janë në kohën më të favorshme për të bërë hapin vendimtar të progresit të tyre real, pas 500 vjetësh mbijetesë; kurse këtë nuk po e lejojnë ata që i drejtojnë padrejtësisht.
l.
Kjo është gjendja e sotme e Shqipërisë.
Por cilat janë favoret e shqiptarëve në këtë kohë: janë historike apo janë ekonomike?
Nuk do të ishte shumë e saktë ndarja e asaj që duhet të përfitonin shqiptarët në këtë kohë, sepse ajo historikja, në këtë rast, e mban brenda vetës edhe çështjen e ekonomisë shqiptare.
Megjithatë, ajo që na takon për të thënë qartë në këto çaste të historisë së Shqipërisë, është arsyeja e madhe politike se, në këtë luftë të ftohtë që po zhvillohet në Ballkanin Perëndimor midis Rusisë dhe Perëndimit, bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor, e gjitha bashkë, është shumë e rëndësishme për Perëndimin e sidomos për Shtetet e Bashkuara, në fillim, e për Gjermaninë më pas.
Po ta shohësh me vëmendje, janë pikërisht politikat ë këtyre dy vendeve që spikasin të angazhuara në ecurinë e politikës shqiptare. Por, cili është pozicioni që duhet të ketë Shqipëria në këtë përplasje interesash në Ballkanin Perëndimor. Është e qartë se interesi shqiptar është i bashkuar, pa asnjë dyshim, me interesin perëndimor, dhe sidomos me interesin amerikan, dhe ky duhet të jetë pozicioni i Shqipërisë në historinë e saj aktuale.
Por a jemi ne në gjendje që ta analizojmë se cili realisht është ky interes perëndimor për Shqipërinë në këtë Luftë të Ftohtë ballkanine? Sigurisht që e dimë: kryesorja është proamerikanizmi i thellë i shqiptarëve në Shqipëri dhe në Kosovë. Kjo është një arsye historike. Një arsye tjetër është fakti se shqiptarët nuk janë sllavë, dhe qëndresa e tyre shekullore antisllave, i jep përparasësi shqiptarëve përkundrejt popujve të tjerë sllavë në Ballkanin Perëndimor, në lidhje me konfliktin ruso-perëndimor në këtë zonë. Arsye po kaq e rëndësishmë është gjithashtu edhe pozicioni gjeografik i Shqipërisë si forcë adriatike, dhe, njëherësh edhe studimi i nëntokës së saj, e cila premton për lëndë të para të vlefshme e sidomos naftë, e cila aktualisht është zbuluar, por nuk ka filluar shfrytëzimi i saj për paqartësinë politike që paraqet politika e lartë shqiptare.
Te kjo politikë e lartë shqiptarë, fillon realisht konflikti aktual që ka politika amerikane dhe politika gjermane, kundrejt lidershipit të korruptuar shqiptar. Ky konflikt, brenda Shqipërisë, sigurisht që është subjektiv sepse ka të bëjë drejtpërsëdrejti me likuidimin e klasës së korruptuar politike. Pikërisht ky moment subjektiv është lufta për ekzistencë e liderëve të korruptuar shqiptarë, por që i ra si e papritur vetë klasës politike shqiptare. Klasa aktuale politike në Shqipëri, e cila në pjesën dërmuese të saj është e korruptuar, u gjend e befasuar nga ngulmimi perëndimor për ta likuiduar këtë klasë bashkë me korrupsionin shqiptar.
Historia perëndimore e Shqipërisë e ka të pamundur që të vijojë rrugën e saj me korrupsionin masiv politik që spikat rëndom sot në Shqipëri, sepse është e qartë që mbijetesa e saj korruptive në vazhdim të lidershipit shqiptar, ka prirje drejt Lindjes. Në fakt ky ka qenë në këta njëqind vjet histori, karakteri tipik i korrupsionit shqiptar: pasurimi individual nëpërmjet përkrahjes së shovinizmit të shteteve fqinje sllave dhe Lindjes, gjithmonë kundër interesit shqiptar.
ll.
Për të gjithë atë interes që përshkruam më lart, korrupsioni shqiptar nuk mund të ishte i tolerueshëm për politikën amerikane dhe atë perëndimore në përgjithësi, prandaj klasa politike e korruptuar shqiptare sigurisht që nuk është e pranueshme për të vijuar politikën e re në Ballkanin Perëndimor.
Po cila është në fakt politika e re e Perëndimit në Ballkanin Perëndimor? Kjo është politika e ngritjes dhe bashkimit të shqiptarëve që jetojnë sot në gjashtë shtete në Ballkanin Perëndimor. Ribashkimi i shqiptarëve si forcë politike, është frenim për politikën rusë, sepse të gjithë këta shtete të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Greqia, që të gjashtë, banohen nga shqiptarë. Janë dy shtete: Shqipëria dhe Kosova, që të dy shtete krejtësisht shqiptarë dhe me prirje të theksuara proamerikane e properëndimore, si dhe shqiptarët që jetojnë në përqindje shumë të madhe në Mal Të zi, dhe në Maqedoni; dhe pastaj, edhe shqiptarët e Serbisë e të Greqisë.
Aktualisht, e gjithë bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor është në fermentim patriotik, dhe e gjitha e mbështetur të çështja e identitetit kombëtar dhe ajo e gjuhës shqipe. Kjo sigurisht që është një luftë shumë e vjetër tani, sepse të gjithë fqinjët e Shqipërisë janë zgjeruar nëpër territore të banuar nga shqiptarë, por që nuk kanë dashur të bashkëjetojnë me shqiptarët. Ky është fakti historik edhe i genocidit serb anti-shqiptar, edhe i genocidit grek anti-shqiptar. Por as në Maqedoni e në Mal të Zi, shqiptarët nuk kanë qenë të lejuar që të jetojnë paqësisht e me gjuhën e tyre. Kjo ka qenë historia.
Sot, gjithçka ka ndryshuar: vetë Perëndimi, ashtu si Ausrro- Hungaria e fillimit të Shekullit te XX-të, e ka kuptuar se, e vetmja mbështetje e tyre në Ballkanin Perëndimor janë Shqiptarët. Dhe, pa shqiptarët, Perëndimi e ka të humbur luftën me Rusinë në këtë zonë.
Por pikërisht në këtë zonë, janë të pleksura të gjitha kontradiktat e kohës: në këtë zonë vjen dhe spikat fakti që, e gjithë lufta amerikane kundër Lidjes terroriste, nuk mund të fitohet nëse kjo pjesë e Ballkanit nuk është e rreshtuar në Perëndim.
lll.
Ja, kjo është shkurtimisht gjendja aktuale e historisë sonë, dhe pikërisht këtë histori kërkon që ta prishë korrupsioni shqiptar. Interesi vetjak i liderëve të korruptuar u kap në befasinë e kohës, dhe, pikërisht për këtë, kërkon të zhbëjë kohën historikë në Shqipëri, edhe pse kjo është në favor të shqiptarëve. Por nuk ka asnjë mundësi që këta liderë të korruptuar ta fitojnë luftën kundër Amerikës dhe Perëndimit në përgjithësi, në këtë kohë kur vetShqiptarët janë në kohën më të favorshme për të bërë hapin vendimtar të progresit të tyrë real, pas 500 vjetësh mbijetesë; kurse këtë nuk po e lejojnë ata që i drejtojnë padrejtësisht.
l.
Kjo është gjendja e sotme e Shqipërisë.
Por cilat janë favoret e shqiptarëve në këtë kohë: janë historike apo janë ekonomike?
Nuk do të ishte shumë e saktë ndarja e asaj që duhet të përfitonin shqiptarët në këtë kohë, sepse ajo historikja, në këtë rast, e mban brenda vetës edhe çështjen e ekonomisë shqiptare.
Megjithatë, ajo që na takon për të thënë qartë në këto çaste të historisë së Shqipërisë, është arsyeja e madhe politike se, në këtë luftë të ftohtë që po zhvillohet në Ballkanin Perëndimor midis Rusisë dhe Perëndimit, bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor, e gjitha bashkë, është shumë e rëndësishme për Perëndimin e sidomos për Shtetet e Bashkuara, në fillim, e për Gjermaninë më pas.
Po ta shohësh me vëmendje, janë pikërisht politikat ë këtyre dy vendeve që spikasin të angazhuara në ecurinë e politikës shqiptare. Por, cili është pozicioni që duhet të ketë Shqipëria në këtë përplasje interesash në Ballkanin Perëndimor. Është e qartë se interesi shqiptar është i bashkuar, pa asnjë dyshim, me interesin perëndimor, dhe sidomos me interesin amerikan, dhe ky duhet të jetë pozicioni i Shqipërisë në historinë e saj aktuale.
Por a jemi ne në gjendje që ta analizojmë se cili realisht është ky interes perëndimor për Shqipërinë në këtë Luftë të Ftohtë ballkanine? Sigurisht që e dimë: kryesoria është proamerikanizmi i thellë i shqiptarëve në Shqipëri dhe në Kosovë. Kjo është një arsye historike. Një arsye tjetër është fakti se shqiptarët nuk janë sllavë, dhe qëndresa e tyre shekullore antisllave, i jep përparasësi shqiptarëve përkundrejt popujve të tjerë sllavë në Ballkanin Perëndimor, në lidhje me konfliktin ruso-perëndimor në këtë zonë. Arsye po kaq e rëndësishmë është gjithashtu edhe pozicioni gjeografik i Shqipërisë si forcë adriatike, dhe, njëherësh edhe studimi i nëntokës së saj, e cila premton për lëndë të para të vlefshme e sidomos naftë, e cila aktualisht është zbuluar, por nuk ka filluar shfrytëzimi i saj për paqartësinë politike që paraqet politika e lartë shqiptare.
Te kjo politikë e lartë shqiptarë, fillon realisht konflikti aktual që ka politika amerikane dhe politika gjermane, kundrejt lidërshipit të korruptuar shqiptar. Ky konflikt, brenda Shqipërisë, sigurisht që është subjektiv sepse ka të bëjë drejtpërsëdrejti me likuidimin e klasës së korruptuar politike. Pikërisht ky moment subjektiv është lufta për ekzistencë e liderëve të korruptuar shqiptarë, por që i ra si e papritur vetë klasës politike shqiptare. Klasa aktuale politike në Shqipëri, e cila në pjësën dërmuese të saj është e korruptuar, u gjend e befasuar nga ngulmimi perëndimor për ta likuiduar këtë klasë bashkë me korrupsinin shqiptar.
Historia perëndimore e Shqipërisë e ka të pamundur që të vijojë rrugën e saj me korrupsionin masiv politik që spikat rëndom sot në Shqipëri, sepse është e qartë që mbijetesa e saj korruptive në vazhdim të lidërshipit shqiptar, ka prirje drejt Lindjes. Në fakt ky ka qënë në këta njëqind vjet histori, karakteri tipik i korrupsionit shqiptar: pasurimi individual nëpërmjet përkrahjes së shovinizmit të shteteve fqinje sllave dhe Lindjes, gjithmonë kundër interesit shqiptar.
ll.
Për të gjithë atë interes që përshkruam më lart, korrupsioni shqiptar nuk mund të ishte i tolerueshëm për politikën amerikane dhe atë perëndimore në përgjithësi, prandaj klasa politike e korruptuar shqiptare sigurisht që nuk është e pranueshme për të vijuar politikën e re në Ballkanin Perëndimor.
Po cila është në fakt politika e re e Perëndimit në Ballkanin Perëndimor? Kjo është politika e ngritjes dhe bashkimit të shqiptarëve që jetojnë sot në gjashtë shtete në Ballkanin Perëndimor. Ribashkimi i shqiptarëve si forcë politike, është frenim për politikën rusë, sepse të gjithë këta shtete të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Greqia, që të gjashtë, banohen nga shqiptarë. Janë dy shtete: Shqipëria dhe Kosova, që të dy shtete krejtësisht shqiptarë dhe me prirje të theksuara proamerikane e properëndimore, si dhe shqiptarët që jetojnë në përqindje shumë të madhe në Mal Të zi, dhe në Maqedoni; dhe pastaj, edhe shqiptarët e Serbisë e të Greqisë.
Alktualisht, e gjithë bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor është në fermentim patriotik, dhe e gjitha e mbështetur të çështja e identitetit kombëtar dhe ajo e gjuhës shqipe. Kjo sigurisht që është një luftë shumë e vjetër tani, sepse të gjithë fqinjët e shqipërisë janë zgjeruar nëpër territore të banuar nga shqiptarë, por që nuk kanë dashur të bashkëjetojnë me shqiptarët. Ky është fakti historik edhe i genocidit serb anti-shqiptar, edhe i genocidit grek anti-shqiptar. Por as në Maqedoni e në Mal tëZi, shqiptarët nuk kanë qenë të lejuar që të jetojnë paqësisht e me gjuhën e tyre. Kjo ka qenë historia.
Sot, gjithçka ka ndryshuar: vetë Perëndimi, ashtu si Ausrro- Hungaria e fillimit të Shekullit te XX-të, e ka kuptuar se, e vetmja mbështetje e tyre në Ballkanin Perëndimor janë Shqiptarët. Dhe, pa shqiptarët, Perëndimi e ka të humbur luftën me Rusinë në këtë zonë.
Por pikërisht në këtë zonë, janë të pleksura të gjitha kontradiktat e kohës: në këtë zonë vjen dhe spikat fakti që, e gjithë lufta amerikane kundër Lidjes terroriste, nuk mund të fitohet nëse kjo pjesë e Ballkanit nuk është e rreshtuar në Perëndim.
lll.
Ja, kjo është shkurtimisht gjendja aktuale e historisë sonë, dhe pikërisht këtë histori kërkon që ta prishë korrupsioni shqiptar. Interësi vetiak i liderëve të korruptuar u kap në befasinë e kohës, dhe, pikërisht për këtë, kërkon të zhbëjë kohën historikë në Shqipëri, edhe pse kjo është në favor të shqiptarëve. Por nuk ka asnjë mundësi që këta lidërë të korruptuar ta fitojnë luftën kundër Amrerikës dhe Perëndimit në përgjithësi, në këtë kohë kur vetë Ballkani Perëndimor gjendet në një luftë të ftohte.
Amerikanët dhe përëndimorët janë prezent sot në Shqipëri dhe të gjithë shqiptarët i kanë me vete. Në funksion të kësaj, Reforama e drejtuar prej tyre në Shqipëri, sigurisht që e likuidon të gjithë atë pjesë të korruptuar të lidërshipit politik dhe pushtetit gjyqësor shqiptar.
Ky lidërship i korruptuar, ka qenë deri tani pengesa kryesore e avancimit të shpejtë të Reformës në Drejtësi. Por kjo pengesë zvarritëse tani është drejt fundit. Blloku antiperëndimor dhe antireformë i të korruptuarëve shqiptarë, është fare pa forcë, dhe, aktualisht, nëse Kryeministri aktual shqiptar do t’i qëndrojë fort aleancës që ka me amerikanët dhe më gjermanët për reformën shqiptare, gjithçka do të zgjidhet që në këto zgjedhje të këtij viti.
Por a ka mundësi që korrupsioni i lartë i lidërshipit shqiptar ta bllokojë procesin zgjedhor në Shqipëri? Kjo është pamundësi absolute. Shqipëria është anëtare e Këshillit të Europës, dhe e NATO-s; është e inkuadruar në OSBE; dhe zgjedhjet politike në Shqipëri, sigurisht që kontrollohen deri në imtësi, dhe certifikohën nga kjo frymë ndërkombëtare ku vetë Shqipëria bën pjesë. Nëse korrupsioni shqiptar do ta ndërmerrte këtë aventurë, do të përfundonte burgjeve që në qershorin e këtij viti. Prandaj e ka vetëm lojë, ose naivitet se mund të “trembë” politikën amerikane dhe atë gjemane me “destabilitetin e Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor”. Por, tani e dinë edhe fëmijët se këta mjeranë nuk kanë forcë as të bërtasin, e jo më të bëjnë luftë.
Korrupsioni i dëshpëruar shqiptar, është në grahmat e fundit, dhe shumë mirë bën që nuk dëshiron të marrë pjesë në zgjedhjet politike të qershorit të këtij viti. Kjo në fakt ka qenë rruga më e lehtë e likuidimit të pjesës më të madhe të korrupsionit shqiptar. Për këtë arsye, këta muaj që do vinë, do të jenë të një rëndësie të veçantë për historinë europiane të Shqipërisë dhe për aleancën shqiptaro-amerikane, që aktualisht është eventi me i rëndësishëm historik i Shqipërisë në këta njëqind vjetët e fundit.