• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Italianët: Shqiptarët dominojnë tregun e pilulave narkotike

by
13/08/2015 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqiptarët dominojnë tregun e pilulave narkotike “ekstazi”

Shqiptarët janë pikë referimi për grupet kamorriste napoletane në tregtinë më fitim prurëse të momentit; pilulat narkotike “ekstazi”. Tre adoleshentë italianë kanë humbur jetën gjatë ditëve të fundit pas një nate të kaluar në diskotekë nën përdorimin e pilulave ekstazi.

Këto pilula janë nga format më të përhapura të drogës nga të rinjtë në kërkim të emocioneve të forta sidomos në ambiente festash e diskotekash. Sipas hetimeve të Policisë italiane tregu ndërkombëtar i pilulave ekstazi të shitura në Itali ka dy nyje qëndrore veprimi; Hollandën e Napolin.

Mes tyre një rol të rëndësishëm kanë shqiptarët si ndërmjetësuesit kryesor të këtij biznesi me fitime marramendase. Në Hollandë pilulat ekstazi rafinohen e magazinohen, ndërsa në rajonin e Kampanjës me qëndër në Napoli shpërndahen e tregtohen nga grupet kamorriste të këtij territori.

Hetimet e Policisë italiane kanë verifikuar se trafikimi i ekstazi ndryshe nga lëndët narkotike klasike është një sistem i vecantë, një biznes ku marrin pjesë pak organizata, vetëm 5/6 grupime kamorriste.

Arsyeja është sepse për të funksionuar sic duhet kanë nevojë për një rrjet të shtrirë mirë ndërmjetësuesish e shitësish ambulantë që njohin mirë kodet e dinamikat e popullit të natës, që kalon orët e vona në kërkim të së panjohurës e të emocioneve të forta.

Blerja e pilulave narkotike ekstazi zakonisht kryhet brenda një dite në hotele periferike të Amsterdamit. Kamorristët napolitanë përdorin udhëtime low cost nga Italia drejt Hollandës, zgjedhin mallin që duan ta tregtojnë më pas në vendin e tyre e brenda pak orësh kanë përfundiar biznesin e tyre. Janë grupet e shqiptarëve në Hollandë ata që merren me administrimin e marrëveshjeve të shitblerjes.

Shqiptarët janë rafineria e kontaktit me Europën Lindore nga ku importohen substancat bazë për prodhimin e pilulave ekstazi. Me 2000 euro mund të blihen me shumicë 5 mijë pilula narkotike ekstazi e që shitem me pakicë me cmime që variojnë nga 5 deri në 15 euro.

Fitimi është i garantuar deri më 4 mijë përqind. Kamorra napoletane furnizon me pilulat narkotike ekstazi rajonin e Lacios, Abruzzon e Revierën Romanjole. Rastet e shtuara të viktimave nga ekstazi kanë sjellë në vëmëndjen e politikës italiane e të kreut të Selisë së Shenjtë Papa Francesko fenomenin e përhapjes e përdorimit të drogës tek të rinjtë me një përqindje preokupuese rritjeje tek moshat adoleshente.

“Ritmet e shfrenuara të festave shkaktojnë shpesh viktima e sidomos në grupmoshat e reja. Duhet të kujdesemi më shumë për fëmijët tanë, për nipërit tanë”, ka deklaruar në udiencën e fundit të mbetur në Vatikan Papa Francesko.

Next Post

Gjërat e çmendura që nuk dini për femrat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendet e G7 nuk lirojnë rezervat strategjike të naftës, Putin: Jam gati të furnizoj me gaz Evropën

Vendet e G7 nuk lirojnë rezervat strategjike të naftës, Putin: Jam gati të furnizoj me gaz Evropën

March 9, 2026
Plagoset me armë një shtetas turk në Tiranë, dërgohet menjëherë në spital

Plagoset me armë një shtetas turk në Tiranë, dërgohet menjëherë në spital

March 9, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Leja për arrest, një akt penal apo politik?

March 9, 2026
Zbatimi i programit IPARD III/ Salla në Bruksel: Progres në përthithjen e fondeve të BE-së për bujqësinë dhe zhvillimin rural

Zbatimi i programit IPARD III/ Salla në Bruksel: Progres në përthithjen e fondeve të BE-së për bujqësinë dhe zhvillimin rural

March 9, 2026
Faturat e papaguara të energjisë, FSHU miraton skemat e reja për shlyerjen e debisë me këste! Ja kategoritë që përfitojnë

Faturat e papaguara të energjisë, FSHU miraton skemat e reja për shlyerjen e debisë me këste! Ja kategoritë që përfitojnë

March 9, 2026
Analiza e REL/ Kosova në dilemë institucionale: Kuvendi i shpërndarë, Qeveria në detyrë?

Analiza e REL/ Kosova në dilemë institucionale: Kuvendi i shpërndarë, Qeveria në detyrë?

March 9, 2026
Karburantet/ Vendimi i ri i Bordit: Ulet çmimi i naftës, ja me sa do të shitet benzina e gazi

Nafta arrin çmime rekord nga përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, por G7 nuk liron rezervat strategjike

March 9, 2026
Skema e prostitucionit me vajza të huaja në Shqipëri, AFP: U premtohet punë, por përfundojnë në burg

Skema e prostitucionit me vajza të huaja në Shqipëri, AFP: U premtohet punë, por përfundojnë në burg

March 9, 2026
Anëtarësimet e reja në BE, Von der Leyen: Ballkani Perëndimor duhet të bëhet pjesë e jona

Anëtarësimet e reja në BE, Von der Leyen: Ballkani Perëndimor duhet të bëhet pjesë e jona

March 9, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

“Në 10:00 të gjithë shqiptarët para Parlamentit”, Berisha zbulon orën e protestës: Dita e përmbysjes së narkoregjimit

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In