• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Shqiptaret dhunojnë zvicerianen: “E droguar, nuk kujdeset dot për të birin”

by Java News
26/05/2020 23:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Katër shqiptare nga Kosova janë përfshirë në një skandal në Zvicër duke rrëmbyer, dhunuar dhe abuzuar një kolegen e tyre zvicerane.

Gjithçka ka ndodhur pasi viktima e sulmit, 23-vjeçarja Mira A. Kishte bërë një ankesë për shoqen e saj kosovare në Agjencinë për Mbrojtjen e Fëmijëve.

Pasi u vu në dijeni të këtij fakti, Lara O, nënë e një djali 2 vjeçar vendosi të hakmerret dhe thirri në ndihmë dhe tre shoqet e saj Alba Z. 23-vjeçare dhe dy motrat Svea, 25-vjeçare dhe Dinora K.  29-vjeçare.

Çfarë ndodhi?

Gruaja zviceriane u rrah dhe u poshtërua me mënyra nga më të ndryshmet. Kurthi u ngrit nga Alba Z, e cila i caktoi një takim tek parkingu i një restoranti. Pjesa tjetër e vajzave po i priste atje, dhe e morën viktimën e futën në makinë dhe e çuan në pyll.

Më pas ato e çuan gruan në banesën e Lara O. dhe Svea K., dhe e torturuan në forma nga më të ndryshme që nga goditjet në fytyrë dhe deri te poshtërimi me një penis artificial.

Gruaja nga Zvicra thuhet të jetë përgjëruar për falje ndërsa kosovaret e filmonin ndërsa e keqtrajtonin.

Ato e detyruan të rrinte nudo para një kamere dhe të fliste për preferencat e saj seksuale si dhe kërkesa të tjera që kishin “torturueset” e saj.

Pasi u dhunua, zvicerania u la më pas e lirë ndërsa njoftoi dhe policinë.Disa ditë më vonë, tri kosovaret u dërguan në paraburgim.

Gjyqi  pritet të zhvillohet në mes të qershorit në gjykatën e rrethit të Bülach ZH. Tashmë ato akuzohen për për rrëmbim, privim të lirisë dhe detyrim seksual dhe pritet që të dënohen me disa vite pas hekurave.

Mund të kishte shkuar dhe më keq

Në një intervistë në zyrën e avokatit të saj të Cyrihut, Hugo Werren, i njohur si “Doctor Hugo”, ajo rrëfeu: “Gjithçka më doli nga duart. Më vjen shumë keq”.

Avokati i saj i mbrojtjes thotë se klientja është e vetëdijshme që duhet ta kishte parandaluar këtë gjë por fakti që kjo ndodhi ka ardhur edhe për shkak të një presioni nga grupi i vajzave.

Por pse ndodhi?

Lara O sqaron: Shoqja ime Mira njoftoi Kesb-in se unë nuk kujdesesha dot për djalin tim dy-vjeçar. Sipas saj unë merrja drogë dhe dhunoja fëmijën.  Kjo është e gjitha një gënjeshtër. Unë madje bëra një test vullnetar të drogës dhe doli negativ.

Pse e bëri Mira këtë?

Lara O:  Mendoj se ish-i dashuri im, i cili dëshiron kujdestarinë e djalit, ka ndikuar në këtë drejtim. U bëra keq kur e mora vesh.Doja të flisja së pari me të, por ajo mohoi gjithçka. Si rezultat, gjithçka u përshkallëzua.Kolegia ime Svea K. e goditi në fytyrë dhe donte ta digjte me cigare në dorë, por e ndalova.

E pyetur se pse lejoi që ajo nuk parandaloi aktivitetin seksual, jep këtë përgjigje:

Lara O: Ky ishte sigurisht një gabim, por Mira e bëri atë vullnetarisht. Kishte  bërë gjëra të ngjashme me lodra të tjera seksuale në mbrëmjet e grave. Unë pothuajse nuk mund ta shikoja dhe u turpërova nga vetja. Më dalin edhe në ëndërr.

Çfarë do të bënte ndryshe nëse do të kishte një mundësi të dytë?

Lara O:  Duhet të kisha provuar të flisja përsëri vetëm me të. Nëse nuk do të kishte funksionuar, unë duhet ta kisha paditur kisha për shpifje. Në fakt unë e godita vetëm në fytyrë por duhet të kisha parandaluar edhe shoqet.

Cili është dënimi që meriton?

Lara O: Në fakt, nuk bëra asgjë të keqe përveç shuplakës në fytyrë. Shpresoj që gjyqtarët ta marrin parasysh këtë. Unë gjithashtu kam qenë në paraburgim mbi dy muaj.

Next Post
Duka kundër Bashës: S’jemi në një linjë me të, po i shkel syrin Ramës

Duka kundër Bashës: S’jemi në një linjë me të, po i shkel syrin Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

January 17, 2026
Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

January 17, 2026
Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

January 17, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Trump fton Ramën në ‘kabinetin’ e tij për Gazën, tronditet Berisha

January 17, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

January 17, 2026
“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

January 17, 2026
“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

January 17, 2026
Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

January 17, 2026
Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

January 17, 2026
“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In