• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipja në rrezik? UGSH ngre alarmin për shkeljet në RMV, mbështet protestën e studentëve

by E S
05/04/2026 13:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) ka reaguar me shqetësim ndaj mosrespektimit të ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut. Reagimi vjen pas një sërë denoncimesh publike dhe mediash, si dhe thirrjeve nga organizata dhe personalitete të shoqërisë civile multietnike të vendit fqinj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, UGSH e konsideron këtë praktikë si një akt goditës ndaj të drejtave themelore dhe parimeve të shtetit të së drejtës.

“Si vend kandidat për anëtarësim në BE, Maqedonia e Veriut duhet të respektojë të drejtën për përdorimin e gjuhës shqipe, e cila është e garantuar nga Kushtetuta dhe thelbësore për bashkëjetesën dhe stabilitetin e vendit”, theksohet në reagim.

Union i Gazetarëve Shqiptarë u bën thirrje mediave dhe kolegëve maqedonas të jenë solidarë dhe të raportojnë me objektivitet çdo rast të shkeljes së këtij ligji, duke përfshirë edhe veprimet e përfaqësuesve të lartë institucionalë.

UGSH mbështet gjithashtu apelin dhe thirrjet për reagime publike nga qytetarët shqiptarë dhe maqedonas dhe i bën thirrje anëtarëve të tij të jenë pjesë e protestës së paralajmëruar të studentëve, duke e pasqyruar atë në mediat kombëtare dhe ndërkombëtare.

Për më tepër, UGSH kërkon nga institucionet e Shqipërisë dhe përfaqësuesit në organizmat ndërkombëtarë që të ngrenë zërin dhe të kërkojnë hetime për garantimin dhe zbatimin e të drejtës themelore për gjuhën amtare të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Çfarë ka ndodhur?

Ligji në Maqedoninë e Veriut e garanton përdorimin e gjuhës shqipe për shqiptarët që jetojnë atje. Sipas UGSH-së dhe denoncimeve të ndryshme, ky ligj nuk po respektohet nga disa autoritete, institucione dhe politikanë. Për shembull, gjuhës shqipe mund t’i mohohet përdorimi në dokumente, shërbime publike ose në komunikim zyrtar.

Maqedonia e Veriut ka rreth 2 milionë banorë, ku 54% janë maqedonas, 29% shqiptarë dhe pjesa tjetër i përkasin komuniteteve më të vogla. Përdorimi i gjuhës shqipe është rregulluar më parë edhe me ligje të tjera, përfshirë një të vitit 2008, i cili, sipas ekspertëve të drejtësisë, kishte një interpretim të kufizuar të përdorimit të saj.

Studentët shqiptarë kanë paralajmëruar protestë më 6 prill në Shkup, duke shprehur pakënaqësinë ndaj mosofrimit të provimit të Jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe krahas asaj maqedonase. Ata kërkojnë barazi dhe zbatim të Ligjit të Gjuhëve, kërkesë të cilën Ministria e Drejtësisë e ka refuzuar.

Protesta do të mbahet të hënën (6 prill) në ora 12:30 para Urës së Gurit në Shkup dhe do të vazhdojë deri te Ministria e Drejtësisë.

Next Post
Begaj uron Pashkët nga Shëngjini: Harmonia fetare në Shqipëri është gurthemeli i shoqërisë tonë

Begaj uron Pashkët nga Shëngjini: Harmonia fetare në Shqipëri është gurthemeli i shoqërisë tonë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In