• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Shqipërisë nuk i duhen ministrat e Batonit dhe Thaçit”

by A R
10/01/2019 18:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë ka reaguar pas vendimit të Ilir Metës për të mos dekretuar si ministër të Jashtëm, Gent Cakajn.

Sipas “Vetëvendosjes”, edhe pse Cakaj ka qenë pjesë e kësaj partie, ai është rekrutuar nga “spiuni” Baton Haxhiu.

“Republikës së Shqipërisë nuk i duhen ministra të Baton Haxhiut dhe Hashim Thaçit

Është për t’u mbështetur vendimi i drejtë i marrë sot nga Presidenti Ilir Meta, për refuzimin e dekretimit të z. Gent Cakajt si Ministër për Evropën dhe Punë të Jashtme i Republikës së Shqipërisë.

Dëshirojmë ta sqarojmë opinionin e gjerë publik se Cakaj ka qenë i anëtarësuar formalisht në Lëvizjen VETËVENDOSJE! para vitit 2011. Ne nuk e dimë datën e saktë të largimit të tij nga Lëvizja sepse ai nuk i ka dhënë asnjë shpjegim organizatës.

Në emisionin e datës 3 janar 2018, në Klan Kosova, drejtori Baton Haxhiu tregon se si e ka njohur Gent Cakajn që prej moshës 15 vjeçare, dhe se si e ka ndjekur më tej zhvillimin e tij. Kujtojmë se Haxhiu ka qenë bashkëpunëtor i UDB-së para dhe gjatë lufte, vartës i krerëve të saj, Jovica Stanishiq dhe Zoran Stijoviq, dhe i përfshirë direkt në planin për largimin e disa deputetetëve që u shkëputën nga Lëvizja VETËVENDOSJE! vitin e kaluar, pasi morën padrejtësisht mandatet e fituara në emër të Lëvizjes. Në planet e Baton Haxhiut, duket se Gent Cakaj ka shërbyer si pararojë e të ikurve. Në Prishtinë dihet ajo që thotë Baton Haxhiu se e ka angazhuar për vite të tëra Cakajn me pagë shumë të lartë që të bëjë analizën e sondazheve të cilat i porosit Haxhiu. Prandaj, Baton Haxhiu sot e kërcënoi Presidentin Meta me një reagim, sepse është i shqetësuar për fatin e investimit të tij shumëvjeçar.

Në të njëjtin emision televiziv, Gent Cakaj shfaq mbështetjen e tij për humbjen e 8.200 hektarëve që i ka ndodhur Kosovës përmes Marrëveshjes së padrejtë për “Demarkacionin” me Malin e Zi. Ai godet Komisionin e ri dhe profesional që u themelua pas kritikave të forta që mori marrëveshja. Cakaj deklaron: “Personalisht, nuk kam qenë askpak i bindur me punën e komisionit të ri, por unë nuk du tash të dal në rol të gjeografit brenda natës dhe të konstatoj ku është kufiri. Me aq sa kam kuptu logjikën e komisionit paraprak, gjithçka ka qenë konsistente me formulën dhe obligimet ndërkombetare.” Ai nuk del në rolin e gjeografit, por del në rolin e përmbaruesit që nuk merr parasysh asnjë prej argumenteve ligjore, diplomatike, shkencore, historike dhe aktuale që paraqiti Komisioni i ri, pas shkarkimit të Komisionit të z. Murat Mehës.

Më tej Cakaj deklaron: “Çeshtja është që normalizimi duhet të zgjidh dy çështje – rregullimin praktik të raporteve Kosovë-Serbi. Edhe nëse nuk presupozohet njohja, mosnjohja e Serbisë mos të manifestohet drejtperdrejt në terren”. Me këtë pozicionim, Cakaj del kundër qëndrimit zyrtar të Republikës së Shqipërisë edhe të Republikës së Kosovës, të cilat kërkojnë një marrëveshje që përfundon me njohje reciproke. Cakaj ka mbajtur një linjë në dëm të interesave kombëtare, dhe nuk nguron në intervistë as të shtyjë për idenë e zbatimit të një forme të “Zajednicës” në Kosovë.

Në datën 11 janar 2018, në intervistën e dytë të Cakajt në Klan Kosova me Baton Haxhiun, sqarohen disa qëndrime edhe më të rrezikshme. Aty ai mbron me të gjitha kapacitetet që ka idenë e Thaçit për copëtimin e Kosovës. Ai shkon aq larg sa merret edhe me ndarjen e aseteve të Trepçës, por përdor edhe shprehje si “Veriu i Mitrovicës, nëse mbet në Kosovë …”. Ai lë të nënkuptohet se nuk është kundër copëtimit të veriut dhe instalimit të një forme të “Zajednicës” në pjesët e tjerat të vendit.

Ne i vlerësojmë disa ide dhe politika progresive të Qeverisë Rama, si kalimi nga taksa e sheshtë te ajo progresive, vendosjen e shpërblimit për fëmijët e sapolindur, etj. Gjithashtu, e vlerësojmë edhe deklaratën e tij për pavarësinë e Kosovës në takimin e parë në Beograd me Vuçiqin në datën 10 nëntor 2014, por emërimi i Gent Cakajt ka qenë krejt i pavend”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

Ndërsa deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, thotë se Ilir Meta nuk duhej të dekretonte as ministren e Kulturës, Besa Shahini, pasi është mbesa e një spiuni.

“E pergezoj Presidentin shqiptar Ilir Meta per mos dekretimin e kandidatit per Minister te Puneve te Jashtme te Republikes se Shqiperise. Presidenti do te duhej ta refuzonte edhe te emeruaren per Ministre te Arsimit. Jo sepse ata jane nga Kosova, perkundrazi, por per arsyen se Kosova ka figura te shquara me dinjitet qe do ta vazhdonin traditen e ministrave nga Kosova ne Qeverine shqiptare qe nga Hasan Prishtina e ketej.

Sikur nuk shkon; dikur Hasan Prishtina nga Kosova ne Qeverine e Shqiperise e tash i derguari i Batonit, apo edhe me keq!

A nuk gjeti Rama person me te mire se sa mbesen e spiunit te UDB-se Ibush Kllokoqit per Ministre te Arsimit?

Sa mire qe nuk eshte me Rrahman Morina, se ku i dihet, ndoshta do t’iu kishte rekomanduar Rames nga e njejta dore.

Po t’i duheshin ministra nga Kosova, Kryeministri ka pasur ku te kerkoje. Ka Kosova patriote e intelektuale te shquar e te respektuar; Murat Jashari, per shembull”, shprehet ai.

/a.rada

Next Post
Dorëzohen stemat e FIFA-s për arbitrimin shqiptar

Dorëzohen stemat e FIFA-s për arbitrimin shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In