• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria zgjidhet për herë të parë në krye të Bordit të Qendrës Ndërkombëtare për Studime të Avancuara Agronomike Mesdhetare

by
19/11/2022 13:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hera e parë që Shqipëria zgjidhet në krye të Bordit Drejtues të Qendrës Ndërkombëtare për Studime të Avancuara Agronomike Mesdhetare

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca është zgjedhur Presidente e Bordit Drejtues të Qendrës Ndërkombëtare për Studime të Avancuara Agronomike Mesdhetare (CIHEAM) organizatë që për 60 vjet kontribuon për të promovuar kooperimin multilateral mesdhetar në fushat e bujqësisë, të ushqimit, peshkimit dhe menaxhimit të territoreve rurale, duke patur si qëllim t’i përgjigjet nevojave të shteteve dhe aktorëve të agro-ushqimit.

Delegacionet e 13 shteteve anëtare të organizatës, në mbledhjen e 151-të që u mbajt në Institutin Oqeanografik të Parisit (Francë) nominuan kandidaten nga Shqipëria, Frida Krifca e cila do te jëtë gruaja e parë në krye të Bordit Drejtues të CIHEAM. Shqipëria është anëtare prej 30 vjetësh e kësaj organizate europiane por asnjëherë më parë nuk ka mbajtur pozicione drejtuese.
Lajmin e bëri të ditur CIHEAM, në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare, teksa informoi se në të njëjtën mbledhje u zgjodh dhe Sekretari i i Përgjithshëm i Organizatës Ndërqeveritare, Teodoro Miano.

Krifca do të marrë detyrën në prill 2023 dhe Sekretari i ri i Përgjithshëm më 1 Mars 2023.
Ministrja Krifca me eksperiencën e saj në fushën e bujqësië ka marrë besimin për të vazhduar edhe më tej përpjekjet e organizatës në zhvillimin e sistemeve të qëndrueshme agroushqimore, të qëndrueshme ndaj ndryshimeve klimatike dhe të aftë për të ushqyer një popullsi në rritje të vazhdueshme.
Gjatë takimit, Këshilli bëri thirrje për më shumë solidaritet midis vendeve të rajonit dhe mbështetje politike për CIHEAM, i cili, për 60 vitet e fundit, ka trajnuar të rinjtë mesdhetarë, duke mbështetur kërkimin në fusha thelbësore si menaxhimi i qëndrueshëm dhe inteligjent i ujit, siguria ushqimore , agroekologji, modernizim bujqësor dhe që kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm të territoreve rurale dhe përmirësimin e kushteve të jetesës së popullatave më të brishta.

CIHEAM është një organizatë ndërqeveritare e përbërë nga 13 shtete anëtare ( Shqipëria, Algjeria, Egjypti, Franca, Greqia, Italia, Libani, Malta, Maroku, Portugalia, Spanja, Tunizia dhe Turqia) e krijuar në vitin 1962. Shqipëria është anëtare që prej vitit 1992, ku krahas projekteve mbështetëse shërben dhe si institut edukimi shkencor për të rinjtë shqiptarë ku vetëm në 15 vitet e fundit janë dhjetëra student të diplomuar dhe qindra të trajnuar në fushat e agronomisë, ekonomisë agrare, sigurisë ushqimore, analizave laboratorike, certifikimit organik dhe ekonomisë blu.
Falë aktiviteteve të tij CIHEAM kontribuon në ndërtimin e një vizioni global struktural dhe angazhues për zhvillimin e Mesdheut. Dhënia e zgjidhjeve konkrete, shkëmbimi i experiencës dhe promovimi i dijeve të vlefshme janë objektivat kryesore të secilit nga aktivitetet e tij. CIHEAM ka rreth 170 specialistë të përhershëm dhe qindra konsulente qe punojnë në 5 qendra të kësaj organizate: 4 Instituti Mesdhetare Agronomike bazuar ne Bari ( Itali), Chania (Greqi), Montpellier (France) dhe Zaragoza (Spanje) dhe Sekretariati i Përgjithshem i bazuar ne Itali të cilët janë njëkohësisht aktive në vendet mesdhetare për të zhvilluar aktivitete dhe projekte.

/e.d

Next Post
Raporti me Greta Koçin/ Rrëfehet Flamur Noka: Po më ftoi, do i shkoj dhe në dasëm

Raporti me Greta Koçin/ Rrëfehet Flamur Noka: Po më ftoi, do i shkoj dhe në dasëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

February 14, 2026
Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

February 14, 2026
Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

February 14, 2026
“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

February 14, 2026
“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

February 14, 2026
Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

February 14, 2026
Lista Basha, një ëndërr e keqe pranvere

Bojkot lara-lara, të ftojnë në Uashington, të lenë pas dere në Mynih!

February 14, 2026
Gripi arrin pikun në Shqipëri, rreth 16 mijë raste vetëm gjatë javës së fundit

“Mund të zgjasë deri në mars”/ Gripi nuk tërhiqet, mjekët apel për kujdes: Këtë javë u raportuan mbi 15 mijë raste

February 14, 2026
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

February 14, 2026
Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In