• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Shqipëria vërtetë s’ka impakt në Kosovë, por e ka ndihmuar jo pak

by Ben Andoni
14/09/2018 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Është pak e vështirë ta sqarosh publikun për strukturën dhe historikun e marrëdhënieve Shqipëri-Kosovë. E para, sepse shqiptarët e besojnë realisht se jemi një popull dhe nuk mund të flitet për marrëdhënie por për bashkëjetesë. Një komb, një gjuhë, një zakon. Politikanët e dy vendeve, kameleonë të kujdesshëm, gjithnjë e më shumë po e sjellin në vëmendje këtë lidhje shpesh edhe me dyshime. Nga ana tjetër, artikullshkrues të ndryshëm, që u drejtohen këtyre marrëdhënieve shkruajnë më shumë në bazë të interesave sesa logjikës.

Në vitet e fundit ka realisht dokumente, raporte dhe materiale pafund, që e tregojnë këtë lidhje, por fare pak studime të thelluara të rrafshit historik-politik-filozofik të kësaj marrëdhënie jo pak të çuditshme prekur nga kapriçot e kohëve. Njësoj si në Shqipëri edhe në Kosovë ka një numër gjithnjë e më të madh njerëzish, që Enver Hoxhën e bëjnë fajtor për fatin e Kosovës dhe madje te kjo e fundit nga dashuria pa kufi ndaj tij kanë kaluar në një cinizëm të hapur.

Diçka më shumë ndodhi pas viteve ’90, por këtë herë opinionet sërish ndërthuren sepse përkrahësit e z. Sali Berisha, njeriut më të njohur të historisë tonë Demokraci, këndej dhe andej kufirit tregojnë për bëma, që nuk qëndrojnë, ashtu si ata të të ndjerit z.Rugova bëjnë andej. Në mes së fundi është futur edhe lufta e UÇK-së, roli i vërtetë i saj. Përkrahja e FARK-ut nga autoritetet e Tiranës dhe kontrabanda. Kjo e fundit e ngatërron edhe më keq gjithçka. Po të bësh një matricë të madhe dhe të vendosësh ndryshoret atëherë kalkulimi do të jetë i vështirë në çfarëdolloj niveli.

Kjo sepse Shqipëria, më parë dhe Kosova, më pas, gjatë ekzistencës së tyre si shtete paçka veprimtarisë së lartë patriotike dhe ndihmës së madhe që i kanë dhënë militantët pavarësimit të njëra-tjetrës gjenden në qerthuj problemesh të frikshëm identitarë. Që do të thotë, Shqipëria ka nëpërkëmbur luftërat e saj dhe madje ka arritur deri në përgojimin e antifashizmit të saj, ashtu si Kosova sot, rreket të gjej identitetin e vërtetë të UÇK-së me armatën e madhe fake, që sot kërkon para pensioni dhe dinjitetin që s’i takon.

Në vend, që zyrtarët e Shqipërisë dhe Kosovës, fillimisht të merreshin me problematikat respektive në vendet e tyre, ata në vitet e fundit shpesh e kanë kaluar topin te njëra-tjetra për të shfryrë presione në vendet e tyre por edhe për t’i hedhur hi syve publikut të tyre për atë që po ndodh realisht me Kosovën. E tillë ngjan dhe zbarkimi në Tiranë i zyrtarëve të lartë kosovarë dhe disi “indiferenca” e Tiranës, por edhe mosartikulimi qartë i zyrtarëve të saj për atë që hodhi në treg presidenti kosovar Thaçi sa i përket korrektimit të kufijve.

Në të gjithë këtë hulli, një gjë duhet kuptuar qartë: Për fat të keq, impakti i Tiranës zyrtare në Kosovë është i vogël në të gjithë aspektet edhe pas gjithë atyre mbledhjeve korteziale, që më shumë kanë qenë make-up patriotik sesa veprimtari thelbësore për të integruar të dy vendet në qëllimin e përbashkët për të qenë më afër.

…

Por Shqipëria, megjithë një krahu gjithnjë e më të madh që ia mohojnë ndihmën, e ka pasur gjithnjë Kosovën në ëndrrat dhe aktivitetin e saj. Qoftë para luftës, kur asaj iu bashkua nga fashistët, por edhe pas Luftës së Dytë me komunistët dhe qoftë dhe para dhe pas luftës së fundit, që solli pavarësimin.

Do rrjedhin kohë dhe studiues të ndryshëm, që do t’i shkëputen anësive, do të tregojnë realisht këtë ndihmë të pakursyer, që nuk matet dot me burokracitë e sotme të kancelarive të Tiranës dhe Prishtinës. Tirana eksportoi propagandë para viteve ’90 dhe jo vetëm; Shqipëria ishte shpresa idilike që i mbajti hapur sytë e kosovarëve për liri, për të mos thënë që u investua edhe në veprimtari të tjera në ndihmë të grupeve që kërkonin pavarësimin.

Nuk përmendim pritjen e kosovarëve, sepse ajo ishte detyrë. Kohët kanë ndryshuar dhe liria ka shfrenuar gojën e zyrtarëve sot por sidomos shumë njerëzve që e barazojnë ndihmën e Tiranës me asgjë. Paçka intensitetit, nivelit dhe cilësisë, Shqipëria është investuar me sa ka mundur. Edhe pse, fatkeqësisht, një gjë tjetër mund të konfirmohet mirë,  zyrtarët e të dy vendeve më shumë kanë bërë retorikë pas Luftës së Kosovës sesa realisht kanë shërbyer në integrimin e mirë të dy vendeve tona në një koncept më të gjerë.

Fatkeqësisht, pa ditur burimin, rryma të ndryshme po duan t’i ndajnë tashmë shqiptarët këtej dhe andej kufirit, edhe institucionalisht. Dhe, shqiptarët nuk po arrijnë të kuptojnë thelbin e problemit të sotëm kosovar, që është sot jashtë Prishtinës dhe Beogradit. Ai lidhet me konjukturat ndërkombëtare, para të cilave shqiptarët janë të vegjël dhe bëhen akoma më të vegjël, kur nuk e shikojnë njëra-tjetrën, ashtu si duhet. Thaçi dhe të tjerët janë thjesht mbajtësit e letrave, që sot hedhin interesa më të mëdha. E megjithatë, edhe në këtë gjendje, Shqipëria, megjithë impaktin e vogël, e ka ndihur jo pak… Kosovën. (Javanews)

 

Next Post
VIDEO/ Kujdes ku fut kokën! Burri ngec tek tubi i shkarkimit të motorit

VIDEO/ Kujdes ku fut kokën! Burri ngec tek tubi i shkarkimit të motorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In