• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shqipëria vendi me infrastrukturën më të dobët në rajon sipas FMN

by A R
09/02/2018 16:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendet e Ballkanit Perëndimor mbeten dukshëm larg standardeve që ofron Bashkimi Europian lidhur me infrastrukturën. Nuk bëhet fjalë për një autostradë apo një aeroport më tepër, por është një kombinim i disa aspekteve që e reflekton këtë pikë të dobët të rajonit ku listën e mbyll Shqipëria.

Fondi Monetar Ndërkombëtar në një raport të titulluar “Infrastruktura Publike në Ballkanin Perëndimor, mundësitë dhe sfidat” ka nënvizuar se indeksi agregat i komponentëve individuale të infrastrukturës publike rezulton 50 për qind më i ulët se mesatarja e Bashkimit Europian dhe ndikon direkt tek investimet e huaja direkte. Në bazë të vlerësimit të indeksit është kombinimi për autostradat, hekurudhat, aeroportet, energjinë, internetin me bazë të gjerë dhe telefoninë.

“Pa shumë surprizë, indeksi agregat konfirmon hendeqet e mëdha të rajonit. Indeksi agregat i komponentëve individualë të infrastrukturës publike sugjeron se zhvillimi mesatar i infrastrukturës në Ballkanin Perëndimor është rreth 50 për qind më i ulët se mesatarja e BE-së duke nisur nga 30 për qind më i ulët në Serbi në gati 70 për qind më i ulët në Shqipëri. Kjo me shumë gjasa limiton integrimin e thelluar rajonal, pengon vendet e Ballkanit Perëndimor nga përfitimi më i madh i ekonomisë së shkallës dhe zbeh atraksionin ndaj tyre si destinacione për Investimet e Huaja Direkte”, thuhet në raport.

Në anën tjetër edhe kur krahasimin e bën me vende më të ngjashme në historik me Shqipërinë apo vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, FMN vëren se hendeku është sërish i madh.

“Vendet e Ballkanit perëndimor janë larg edhe me zhvillimet dinamike rajonale të vendeve të ngjashme që ja kanë dalë të shfrytëzojnë integrimin në zinxhirët evropian të furnizimit. Padyshim disa vende të Europës Qendrore dhe Lindore kanë infrastrukturë të paktën bazuar në treguesit sasiorë dhe janë të krahasueshme me ato në ekonomi të avancuara si Gjermania, Franca dhe Spanja. Por në vendet e Europës Juglindore pjesë e BE dhe vendet Balltike shfaqen gjithashtu me një infrastrukturë më të zgjeruar sesa Ballkani Perëndimor që kanë një hendek të njëjtë me ato të Komunitetit të Shteteve të Pavarura(konfederatë me 9 shtete, ish-Bashkimi Sovjetik)”, vlerëson raporti.

Rekomandimet e FMN-së, larg PPP-ve
Mbyllja e hendekut të infrastrukturës publike do të ndihmojë rajonin të arrijë standardet e jetesës në Evropën Perëndimore. Por nga do të vijnë paratë? Rritja e financimit do të jetë e nevojshme si nga burimet vendore dhe ato të huaja. Një plan i mirë për planifikimin dhe zbatimin e projekteve të investimeve publike është gjithashtu një domosdoshmëri,. Konvergjenca e të ardhurave drejt niveleve të BE-së është ngadalësuar ndjeshëm në Ballkanin Perëndimor që nga kriza globale financiare. Zhvillimi ekonomik i rajonit po ecën ngadalë. Nëse vendet do të mbyllin hendekun në standardet e jetesës me BE-në, ata do të duhet të gjejnë një mënyrë për të ri-aktivizuar rritjen ekonomike.

Kur qeveria ka në plan që të ndërtojë disa akse rrugore në formën e partneritetit publik privat, në kuadër të projektit One Billion, Fondi Monetar Ndërkombëtar u rekomandon vendeve të Ballkanit Perëndimor një rrugë komplet tjetër për sigurimin e financimit për ndërtimin e infrastrukturës rrugore.

Forcimi i kapaciteteve planifikuese, mospolitizimi i projekteve, bashkëpunimi rajonal dhe tërheqja e donacioneve, sigurimi i financimeve të jashtme, zgjerimi i bazës së taksapaguesve, dhe mosrrezikimi i stabilitetit makroekonomik janë disa prej tyre. Përdorimi i projekteve të partneritetit publik privat nuk rekomandohet fare nga FMN. Veçanërisht në vendet me borxh të lartë publik (ku bën pjesë dhe Shqipëria), FMN rekomandon që të sigurohet financim i jashtëm dhe të punohet me donatorët, ndërsa financimi i brendshëm duhet të përdoret për të nxitur sektorin privat. Vendet nuk duhet të rrezikojnë stabilitetin e tyre të përgjithshëm makroekonomik nga projektet infrastrukturore publike të ekzagjeruara ose të dobëta, rekomandon FMN./monitor/

Next Post
Motori përplaset me biçikletën, tre të plagosur në Shkodër

FOTOT/ Korçë– Pogradec, aksident i rëndë, plagoset një grua

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In