Rrjeti gjigand britanik, BBC, publikoi një foto prekëse të një personi të shpëtuar nga rrënojat në Thumanë të Shqipërisë.
BBC shkruan se vazhdojnë përpjekjet për të gjetur të mbijetuar në rrënoja, teksa numri i viktimave ka shkuar në 29.
Rrjeti britanik thekson se mijëra njerëz kanë fjetur nëpër çadra apo makina. Vazhdojnë dridhjet,” shkruan BBC. Në raportim theksohet se ky është tërmeti më i fortë për dekada.
Sot është një ditë zie për të gjithë shqiptarët jo vetëm brenda Shqipërisë por kudo që ndodhen.
Ndonëse prisnin ditë festash, shqiptarët u përballën me një tragjedi për shkak të tërmeteve që sollën dhjetëra viktima e qindra të plagosur.
Shqipëria u trondit mëngjesin e së martës nga një tërmet i shkallës 6.3 të shkallës Rihter që ra në orën 3:54 të mëngjesit dhe u pasua me disa lëkundje të tjera.
g.kosovari











