Policia kufitare e Kakavijës ka ndaluar sot plot 12 klandestinë në territorin shqiptar.
Bëhet fjalë për 12 persona të cilët kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri. Burime nga policia bëjnë të ditur se 12 shtetasit e huaj u kapën pranë fshatit Vrisera, Gjirokastër.
Kombësia e tyre mësohet të jetë marokene dhe dyshohet se Shqipëria do të përdorej si urë kalimi drejt Malit të Zi.