Shqipëria U19 e ka mbyllur me fitore grupin parakualifikues të kampionati europian të kësaj moshe, duke u renditur në vendin e tretë. Kuqezinjtë fituan 3-2 kundër Uellsit, me dy gola të shënuar nga Zenuni e një nga Krasniqi, të gjithë në pjesën e parë, e cila u mbyll 3-1. Uellsi shkurtoi diferencën në të dytën, pa bërë më tepër.
Me fitoren, skuadra e Arian Bellait renditet e treta në grup, me tri pikë, dhe është në pritje të përfundimit të grupeve të tjera, për të parë nëse mund të kalojë më tej. Dy vendet e para u zunë nga Austria dhe Gjeorgjia, me të cilat Shqipëria humbi.









