• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Shqipëria trafikoi armë në Kongo që nga 2008”, zbulimi i bujshëm i medias franceze

by Ardit Rada
19/06/2020 19:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas medias franceze AFP, Shqipëria ka dërguar armë në Kongo që nga viti 2008. AFP citon një raport konfidencial të ekspertëve të Kombeve të Bashkuara, ku thotë se disa vende, mes tyre dhe Shqipëria, “dërguan sasi të konsiderueshme armësh, municionesh, pajisjesh dhe automjete ushtarake” për ushtrinë në Kongo.

Sipas raportit që citon AFP, shkruhet se ‘pajisje ushtarake janë dërguar në Kongo nga Shqipëria, Rumania, Turqia, Afrika e Jugut, Izraeli, Kina, Irani, Mbretëria e Bashkuar, Koreja e Veriut, Sudani dhe Shtetet e Bashkuara, pa njoftuar Kombet e Bashkuara siç kërkohet nga rezoluta e vitit 2004. Pjesë e dërgesës kanë qenë edhe helikopterët civilë, por që janë përdorur për qëllime ushtarake”

Disa nga armët kanë rënë në duart e grupeve të armatosura që veprojnë në lindje të vendit. Pjesa lindore e Kongos është një nga “pikat e nxehta” të Afrikës, në të cilën brenda disa muajve më shumë se 1 mijë persona kanë humbur jetën, ndërsa mbi gjysmë milioni janë larguar nga shtëpitë për shkak të trazirave.

Në atë zonë veprojnë grupe rebele të armatosura kundër qeverisë, ndërsa autoritetet e vendit kanë akuzuar në të kaluarën vendet fqinje se po kërkojnë t’i destabilizojnë vendin.

“Gjatë dekadës së fundit, një pjesë e madhe e logjistikës ajrore të Ushtrisë së Kongos (FARDC) mbështetej në një flotë të transportit të veçantë për civilë dhe vepronin në kundërshtim me normat dhe rregullat e aviacionit civil ndërkombëtar dhe kombëtar. Disa nga materialet e dorëzuara në FARDC u transferuan më vonë te grupet e armatosura në lindje” shkruan AFP sipas raportit që citon.

Edhe pse Kongo nuk ka nënshkruar asnjë embargo armësh, trajnimi i ushtrisë dhe dërgimi i armëve ndë drejtim të tyre duhet bërë në dijeni të OKB-së. Në rast se pretendimet qëndrojnë dhe raporti është i vërtetë, OKB mund të vendos sanksione që përfshijnë ndalimin e udhëtimeve dhe ngrirjen e pasurive të vendit.

Në lidhje me këtë raport të publikuar nga AFP kanë reaguar edhe autoritetet kineze duke thënë se po hetojnë në lidhje me këto pretendime, ndërsa Irani mohoi të kishte transferuar ndonjëherë ndonjë material në Kongo, duke ngritur frikën se pajisjet mund të jenë dërguar nga një ‘palë e tretë’. /shqiptarja.com

/e.rr

Next Post
Protestat “lëkundin” administratën e Trump, dorëhiqet zyrtarja e lartë afro-amerikane

Protestat "lëkundin" administratën e Trump, dorëhiqet zyrtarja e lartë afro-amerikane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

January 18, 2026
Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

January 18, 2026
“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

January 18, 2026
Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

January 18, 2026
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

January 18, 2026
“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

January 18, 2026
Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

January 18, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

January 18, 2026

E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

January 18, 2026
“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In