• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria synon anëtarësimin, Kroacia e pakënaqur me BE-në

by Java News
30/05/2018 09:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Kroaci vetëm pesë vite pas futjes në BE është shtuar dukshëm qëndrimi negativ ndaj tij. Ekspertët thonë se kroatët kanë shumë shkaqe pse kanë qëndrime negative ndaj BE-së.

Studimet më të reja për disponimin e banorëve të vendeve të Bashkimit Evropian (Eurobarometri) tregojnë se në shumë vende të cilat janë anëtarësuar së fundi po rriten simpatitë ndaj BE, por jo edhe në Kroaci. Gati 60% e të anketuarve e mbështet anëtarësimin në BE, ndërsa në Kroaci ka rënë kjo përqindje në vetëm 36 %. Kjo do të thotë se numri i mbështetësve është zvogëluar me 7% brenda vetëm një viti.

Ndërsa 49 % e kroatëve kanë një qëndrim neutral ndaj BE. Ndërkohë që 46 % e shtetasve të Kroacisë mendojnë se gjërat në BE po shkojnë në drejtim të gabuar. Po pse kroatët kanë qëndrime kaq negative ndaj BE?

Dëshpërimi dhe mosbesimi

“Rënia e besimit nuk e befason askend”, thotë Berto Shalaj nga Fakulteti i shkencave politike në Zagreb. Sipas tij, BE nuk është duke funksionuar si duhet në aspektin ekonomik dhe social, nuk është mundësuar një sistem më i mirë shëndetësor dhe një shkollim më i mirë. Ndërkohë që standardi i pensionistëve po bie gjithnjë e më shumë. Një aspekt tjetër problematik është edhe sistemi i marrjes së vendimeve të rëndësishme në BE. Kroatët nuk janë mësuar me një nivel të lartë të demokracisë, ndërsa BE e ka rrënur këtë sistem edhe më shumë. “Brukseli e ka larguar mekanizmin e marrjes së vendimeve nga populli”, thotë Shalaj. Parlamenti Evropian nuk pyetet për asgjë të rëndësishme, ndaj dëshpërimi është pasojë logjike. E gjitha kjo ka shkaktuar ngritjen e skepticizmit kroat ndaj BE.

Migrimet

“Kroacia dhe një pjesë e madhe e BE-së gjendet aktualisht mes teknokratizmit dhe populizmit. Mes distancimit dhe ekspertizës së Macronit dhe djathtistëve që kanë fituar pushtetin në Itali”, thotë Shalaj për DW. Sa i përket nivelit të shkencës në vend, Shalaj thotë se “Kroacia nuk duhet të ikë nga përgjegjësia e vet”. Por fakt është që në këtë vend ka më pak mjete financiare për projekte serioze nga fondet evropiane. Nga këto fonde financohen vetëm projektet e vogla dhe jo ato të mëdha dhe komplekse.”

Ndërsa sociologu Toni Prug mendon se shkaku i mungesës së mjeteve financiare ka të bëjë edhe me mungesën e interesit të shkencëtarëve kroatë për këto tema. Në BE ekziston frika nga rritja e influencës së nacionalizmit, por ende i besohet sistemit të tregut të hapur. Por problemet po shtohen. Nga Kroacia është larguar një numër i madh i njerëzve e dihet që njerëzit ikin vetëm në kohërat e krizave, thotë Prug. Këtë gjendje e dëshmon edhe fakti që 29% e të ardhurave përdoren për ushqime.

Modeli i keq i integrimit

“Mesatarisht në BE shpenzohen vetëm 12 % e të ardhurave për ushqime. Të ardhurat në Kroaci janë më të ulëta se në vendet e tjera, ndaj është e qartë që gati një e treta e rrogave shpenzohet për ushqime. Banka e Zagrebit aktualisht jep kredi me interes prej 3,72 %. Ndërsa UniCredit ofron në Itali kredi me interes prej 1-2%.

Toni Prug thotë se në Kroaci kemi edhe një model të keq integrimi dhe lëshime të tjera. Ndaj nuk të befason fakti që në Kroaci po bie interesimi i njerëzve për BE.

DW

a.ç

Next Post
Kryebashkiaku i Tepelenës, Peçi: Tritan, je një injorant shembullor!

Kryebashkiaku i Tepelenës, Peçi: Tritan, je një injorant shembullor!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritja e çmimit të naftës, ministrja Ibrahimaj: Reflektim i tregut ndërkombëtar, ja kur rikthehet bordi i transparencës

Rritja e çmimit të naftës, ministrja Ibrahimaj: Reflektim i tregut ndërkombëtar, ja kur rikthehet bordi i transparencës

March 16, 2026
Ekzekutoi Klevis Lleshin për 50 mijë euro, ja kush është Sabah Nuzi! Porositi tritolin për 36-vjeçarin nga burgu i Fushë-Krujës

Ekzekutoi Klevis Lleshin për 50 mijë euro, ja kush është Sabah Nuzi! Porositi tritolin për 36-vjeçarin nga burgu i Fushë-Krujës

March 16, 2026
Terrorizoi banorët me kallash, arrestohet 40-vjeçari. Pranga edhe grekut që kërkonte florinj

Terrorizoi banorët me kallash, arrestohet 40-vjeçari. Pranga edhe grekut që kërkonte florinj

March 16, 2026
Lufta në Iran trondit garën mes JD Vance dhe Marco Rubios për vitin 2028

Lufta në Iran trondit garën mes JD Vance dhe Marco Rubios për vitin 2028

March 16, 2026
Artisti i epikës

Artisti i epikës

March 16, 2026
E rëndë në Tiranë: Arrestohet 48-vjeçari i huaj, punësoi të renë dhe e përdhunoi në shtëpi

E rëndë në Tiranë: Arrestohet 48-vjeçari i huaj, punësoi të renë dhe e përdhunoi në shtëpi

March 16, 2026
Rugova për nga karakteri ishte Bogdanian

Ballkani Perëndimor në kryqëzim

March 16, 2026
Deklaratat e Ramës, Berisha: Institucionet e drejtësisë nuk reaguan, por u vetëposhtëruan

Deklaratat e Ramës, Berisha: Institucionet e drejtësisë nuk reaguan, por u vetëposhtëruan

March 16, 2026
Dyshime për tritol në kamionin e një firme, forcat xheniere në Spaç të Mirditës

Dyshime për tritol në kamionin e një firme, forcat xheniere në Spaç të Mirditës

March 16, 2026
Berisha nga SPAK: Prokurori i Përgjithshëm i lëpiu çizmet Irena Gjokës

Berisha nga SPAK: Prokurori i Përgjithshëm i lëpiu çizmet Irena Gjokës

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In