Prej ditësh profesori dhe akademiku Artan Fuga shkruan në facebook për gjendjen e qyteteve në Shqipëri.
Pasi e konsideroi Tirann hale dhe u kundërpërgjigj ndaj kritikëve që nuk tërhiqet nga ai emërtim, sot Prof. Fuga shkruan sërisht duke thënë se në fakt Shqipëria është një vend totalisht i shkatërruar.
“Kush më gjen një trotuar të paprishur, të pakafshuar, me standarde kullim uji, etj., qoftë edhe nga ata që janë ribërë a bërë sëfundmi, le të më thotë se unë nuk kam parë mirë kur i kam kontrolluar nga Vermoshi deri në Gramoz!!!”, shkruan Prof. Fuga në facebook.