• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shqipëria si Zvicra, vendi do të ndihmohet për të pasur një model të ri ekonomik

by S T
19/11/2024 20:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria po kërkon një model të ri ekonomik. Së paku në tre dekadat e fundit ekonomia ka ecur në të njëjtat shina, duke kopjuar veten ndërsa politikat e ndërmarra kanë tentuar kryesisht përfitime afatshkurtra. Por sot vendi ka nevojë për hapa konkretë drejt modelimit të ekonomisë që ndërton bazën e duhur për brezat e ardhshëm.

“Aktualisht, po bashkëpunojmë për krijimin e një infrastrukture të fortë dhe të dobishme për modelimin ekonomik për të mbështetur vendimmarrjen e Bankës së Shqipërisë në lidhje me ndryshimet klimatike, si dhe ndikimin e tyre në stabilitetin financiar”, tha Gent Sejko, guvernatori i Bankës së Shqipërisë.

Në dekadën e katërt të tranzicionit, vendi po rezulton i paaftë për të përmirësuar e aq më pak për të ndryshuar veten, ndaj në ndihmë do të vijë Zvicra përmes kërkimeve ekonomike.

“Kërkimi është thelbësor për të përmirësuar efektivitetin e Bankave Qendrore. Ai mundëson një kuadër të ri për të vendosur normat e duhura bazë të interesit dhe për të menaxhuar krizat. Gjithashtu ofron evidencat e duhura për të vlerësuar zhvillimet”, u shpreh Ruth Huber Ambasadore e Zvicrës, Shqipëri.

Nga tryeza e 18-të Kërkimeve Ekonomike për Evropën Juglindore, guvernatori Gent Sejko nxori në pah gjithë zhvillimet që cenojnë stabilitetin ekonomik të vendit.

“Më duhet të nënvizoj që ekonomia shqiptare ka pësuar ndryshime të rëndësishme strukturore, që lidhen me rritjen e shpejtë të turizmit dhe ndërtimit; ndryshime demografike të lidhura me plakjen e popullsisë, migrimin e saj, si dhe procesin e integrimit në BE. Ekonomia e Shqipërisë është përballur me luhatje të konsiderueshme të çmimeve për shkak të fenomeneve natyrore, goditjeve ekonomike dhe zhvillimeve gjeopolitike”, tha Sejko.

Zvicra vlerëson se Shqipëria duhet të zhvillojë një ekonomi që prodhon pasuri dhe mirëqenie për të gjithë, lehtëson pabarazinë, promovon konkurrencën dhe punon në një mjedis të shëndetshëm biznesi. Po që kjo të arrihet, politikat qeveritare dhe biznesi duhet ta vlerësojnë edhe më shumë individin, si kapitalin më të çmuar në një shoqëri. (

Next Post
Përkeqësimi i kushteve atmosferike, ndalohet lundrimi në Vlorë/ Ja kur pritet të përmirësohet situata

Përkeqësimi i kushteve atmosferike, ndalohet lundrimi në Vlorë/ Ja kur pritet të përmirësohet situata

TË FUNDIT

“Lëre gangsterin jashtë, me mua mos u merr”/ Rogerti ‘përplaset’ me Luizin: Po ja nxin fytyrën babait tënd

“Lëre gangsterin jashtë, me mua mos u merr”/ Rogerti ‘përplaset’ me Luizin: Po ja nxin fytyrën babait tënd

February 8, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 9 Shkurt 2026

February 8, 2026
Të dehur në timon dhe tentativa korrupsioni, 6 të arrestuar në Durrës

Të dehur në timon dhe tentativa korrupsioni, 6 të arrestuar në Durrës

February 8, 2026
Problematika në bashkinë Tepelenë, rrezikohen disa banesa nga shkarja e dherave në fshatin Nivicë

Sërish rrëshqitje dherash në Currila të Durrësit, bllokohet aksi që të çon drejt Kallmit

February 8, 2026
Rama: Me këtë brutalitet vetë Presidenti mund të pezullohet nga një prokuror!

Rama: Me këtë brutalitet vetë Presidenti mund të pezullohet nga një prokuror!

February 8, 2026
Në Shqipëri rihapet sot zyrtarisht TikTok, vendimi merret në Këshillin e Ministrave

Rama: Rihapja e TikTok-ut jo dorëzim e mbyllje sysh, vendosen filtra për mbrojtjen e fëmijëve

February 8, 2026
Ushtria ruse ngadalëson në Ukrainë, shkak i ftohti dhe mungesa e Starlink

Ushtria ruse ngadalëson në Ukrainë, shkak i ftohti dhe mungesa e Starlink

February 8, 2026
Meloni pas samitit Trump–Putin: Pozitive që po krijohen hapësira për paqe në Ukrainë, por marrëveshja mbetet e ndërlikuar

Demonstratat kundër Lojërave Olimpike, reagon ashpër Meloni: Janë armiq të Italisë!

February 8, 2026
Panairi në Madrid, Rama: Shqipëria në fokusin e tregjeve ndërkombëtare të turizmit

“Amnistia Penale, lirim i menjëhershëm për 447 të burgosur”/ Rama: Zgjidhje e qartë politike

February 8, 2026
Nis gjykimi i ish-udhëheqësve të UÇK, 312 dëshmitarë dhe 56 mijë faqe me akuza

Momenti vendimtar në Hagë po afrohet, a do të shpallen të pafajshëm ish-krerët e UÇK-së?

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In