• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria, si Franca: Stop celularëve në shkolla! Nxënësit do t’i dorëzojnë para mësimit

by Java News
03/08/2018 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas Parlamentit francez, i cili e ndaloi me ligj përdorimin e celularëve në shkolla, nga cikli fillor tek ai i mesëm, edhe Ministria e Arsimit ka urdhëruar drejtorët e shkollave se, vitin e ri shkollor telefoni celular do të jetë i ndaluar, si për nxënësit edhe për mësuesit.

Në urdhrin e firmosur nga Nikolla, thuhet se “ndalohet përdorimi i telefonit celular gjatë procesit mësimor si nga mësuesit dhe nxënësit në të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar”. “Njësitë arsimore vendore dhe drejtoritë e shkollave janë përgjegjës për zbatimin e këtij urdhri dhe për marrjen e masave sipas akteve normative në fuqi në rast të shkeljes së tij”.

“E dimë tashmë që nxënësit kanë tendencën për të përdorur teknologjinë. Rrjetet sociale janë trend kohët e fundit. Nëse nxënësi shikon që edhe mësuesi nuk e përdor celularin, do t’i bëjë mirë edhe atij, pasi ai ka nevojë për një model të mirë”, tha Oriana Osmani, mësuese e Gjuhë-Letërsisë, në Shkollën e Mesme “Petro Nini Luarasi”, shkruan TCH

Një zgjidhje alternative janë dollapët në klasa për grumbullimin e celularëve përpara mësimit, një tentativë e bërë nga gjimnazi “Petro Nini Luarasi” përpara se t’u mbërrinte urdhri i Lindita Nikollës.

“Rreth muajit prill, të gjithë nxënësit kur shkonin në shkollë në 8 të mëngjesit, me detyrim linin celularët në këto dollapë dhe i merrnin në orën 13:00”, tha Oriana Osmani.

Por, ndërsa në Francë janë marrë të gjitha masat që ndalimi i celularëve të shoqërohet edhe me detektorë në ambientet e shkollave, që do të ndalnin kategorikisht valët e celularëve edhe në rastet kur futen fshehurazi, nuk dihet ende sesi do të veprojë Ministria e Arsimit në shkollat shqiptare.

Ajo që gjithashtu nuk dimë është sesi do të jenë reagimet e gjimnazistëve, që e përdorin celularin edhe në klasa. Ata jane me pushime, por si reaguan për këtë lajm?

“Për moshën tonë është gjithçka, që nuk e shmangim dot. Do ta përballoja dot 6 orë mësim pa celular? Personalisht jo!”, thotë një gjimnazist.

“Nuk e përdor celularin në shkollë, e mbaj në xhep”, tha një tjetër.

“Do të bëjmë si do të bëjmë!”, shtoi një tjetër.

“Nuk besoj që ky ligj do të funksionojë. Shumë herë më përpara kanë thënë se do i heqin celularët, por prap nxënësit do ta gjejnë një zgjidhje, sidomos gjimnazistët e sotëm”, deklaroi një tjetër gjimnazist.

a.ç

Next Post
Kryeministri Haradinaj: Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë s’duhet mbyllur me pazare

Haradinaj mbledh Këshillin e Sigurisë: Nëse prishet rendi në veri, jemi në gatishmëri!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

January 19, 2026
Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

January 19, 2026
Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

January 19, 2026
Mungesa e energjisë elektrike shqetëson pushuesit në Lezhë, deri në 8 orë pa drita

Gjysma e Tiranës në “black out”. OST del me njoftim zyrtar

January 19, 2026
Kodi Zgjedhor/ “Listat e hapura domosdoshmëri”, Elezi: PD-në e drejtojnë hajdutë të certifikuar votash

Ibsen Elezi: Tensionet në Kuvend ndihmojnë Qeverinë, opozita e dështuar

January 19, 2026
Nga argëtimi tek ushqimet, pse u rritën çmimet në dhjetor 2025

Nga argëtimi tek ushqimet, pse u rritën çmimet në dhjetor 2025

January 19, 2026
Vizat, “Shqiptarët abuzojnë me mbrojtjen sociale”/ Bimo: Droga nga Venezuela, problem ishujt që pastrojnë paratë

Vizat, “Shqiptarët abuzojnë me mbrojtjen sociale”/ Bimo: Droga nga Venezuela, problem ishujt që pastrojnë paratë

January 19, 2026
‘Lufta’ për Groenlandën, Kallas: Kërcënimet rrugë jo e duhur, Europa do mbajë qëndrim

‘Lufta’ për Groenlandën, Kallas: Kërcënimet rrugë jo e duhur, Europa do mbajë qëndrim

January 19, 2026
“Merr para me valixhe nga Dako”, Rama fiton gjyqin e katërt për shpifje me Berishën

“Rama merr ftesë nga Trump, Berisha ‘non grata’”/ Analisti: Opozita e kalbur, kapet pas “gjetheve” për të mbijetuar

January 19, 2026
“Mjaft me naftë dhe para nga Venezuela”, Trump i drejtohet Kubës: Bëni marrëveshje me ne “para se të jetë tepër vonë”

Tensione mes Trump dhe BE për Groenlandën, presidenti amerikan: Përqendrohuni te Rusia dhe Ukraina, jo te ishulli arktik

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In