Nga Lutfi Dervishi
Fundja, ne në ekonomi tregu jemi. Kur importojmë çdo gjë pse të mos importojmë edhe sportistë?
Olimpiada: Shqipëria do të lerë pas SHBA-në për medalje ari. Shqipëria shumë shpejt do të jetë superfuqia olimpike e botës. Pse të shpenzojmë kohë dhe para për të rritur talentet vendase kur mund të “punësojmë” atletët më të mirë nga e gjithë bota?
Pastaj nuk është se na ka dale aq keq që terrenet sportive i kemi kthyer në kulla.
Fundja, ne në ekonomi tregu jemi. Kur importojmë çdo gjë pse të mos importojmë edhe sportistë?
Përderisa mundësit nga Rusia na zbardhën faqen dhe na bënë krenarë me medaljen e parë olimpike, pse të mos hedhin vështrimin nga vendet aleate të NATO-s dhe fqinjët?
1.Basketbollistët nga Amerika
Pse të mos marrim disa yje të NBA-së? P.sh; Steph Curry nuk luajti keq mbrëmë në finalen me Francën. Me çmimin e duhur ai dhe shokët e tij me siguri do të shkëmbejnë fanellën amerikane me fanellën kuq e zi. Me pagesën e duhur dhe një premtim për një pronë buzë detit në Durrës, Shqipëria do të bëjë një tri pikësh që do të mbahet mend gjatë.
2. Yjet e Ping-Pong-ut nga Kina
Skena e ping-pongut në Shqipëri është po aq aktive sa një stuhi bore këto ditë, por pse të lodhemi pas nje topi ping-pong kur mund të marrim disa lojtarë kinezë të klasit botëror? Me to e kemi pak më të thjeshtë: u ofrojmë shtetësi shqiptare dhe vakte makaraonash falas meqë janë velur nga orizi.
3: Çiklistë nga Holanda
Të gjithë e dinë që holandezët janë makina të çiklizmit. Pse të mos i ftojmë disa prej tyre për një udhëtim me biçikletë… nën flamurin shqiptar? U premtojmë disa shtigje malore dhe një peizazh të instagramueshëm dhe së shpejti do të kemi çiklistë holandezë që shkojnë drejt finishit të garës duke bërë simbolin e shqiponjës me duar nën thirrjen: O sa mirë qenka me qen shqiptar!
4. Atlete nga Xhamajka
Ëndrra e Shqipërisë për pista vrapi i ngjan një filmi të vjetër me xhiro të ngadalta. Tani që Luiza Gega është pranë “pensionimit” të sportit aktiv, nuk ka kuptim të trajnojmë atletë vendas dhe të ndërtojmë pista vrapi kur mund të huazojmë disa xhamajkanë të shpejtë si rrufeja. Besoj s’ka diskutim!
5. Zhytës nga Australia
Plazhet tona mund të jenë mahnitëse, por nuk kanë prodhuar ende zhytës olimpikë. Por Australia ka shumë për të ofruar. Do t’u ofrojmë atyre një qëndrim të përkohshëm në Sarandë, mundësinë për të shmangur krokodilë dhe së shpejti do të kemi një ekip zhytjeje që do të bëjë botën të na marrë seriozisht.
6: Shpatarët nga Franca
Shpatat nuk kanë qenë një arma jonë e preferuar që nga koha e Skënderbeut, por kush thotë që historia nuk mund të përsëritet? Me disa shpatarë francez në radhët tona, Shqipëria mund t’i kthehet së shpejti lavdisë olimpike. Gjithçka që na duhet është një baguette dhe një beretë për çdo rekrut.
7. Waterpolo nga Kroacia
Të mos harrojmë waterpolin. E vërtetë që nuk kemi traditë dhe nuk e lëvrojmë si sport. Por hobi kombëtar i Kroacisë mund të bëhet arma sekrete e Shqipërisë. Thjesht u ofrojmë atyre disa vila të bukura në Rivierën Shqiptare, dhe befas, ekipi ynë i ëaterpol-it do të jetë i paarritshëm.
8. Xhudot nga Kosova.
Xhudistët i marrim me lehtë nga Kosova. Madje nuk kemi nevojë të shpenzojmë asnjë euro. Thjesht i kërcënojmë me rritjen e tarifës se traut në Kalimash. Duke qene patriot, lojtaret dhe trajneri tyre do të vënë interesant e Kosovës para interesave personale dhe do të pranojnë të garojnë për Shqipërinë.
9.Gjithologë nga Shqipëria
Falë një lobimi të fortë që është duke u bërë vitet e fundit, burime të sigurta brenda kupolës së Lojërave Olimpike, njoftojnë se është marrë në konsideratë propozimi për të futur si disiplinë garuese “Gjithologjinë”, një sport i cili ka lulëzuar akoma edhe më shumë në Ballkan. Shqipëria është pretendente kryesore për medalje të artë, por i vetmi problem mbetet niveli i garës së brendshme e cila është mjaft e fortë ku pretendentët mbeten të shumtë. Përmes kësaj disipline, sportistët tanë të gjithologjisë të lindur në Shqipëri kanë shfaqur ambicie jo vetëm për medalje të artë apo të bronztën, por edhe prej diamanti nëse do lipset nevoja.
Me këtë plan strategjik të “rekrutimit”, Shqipëria është në rrugën e duhur për t’u bërë vendi numër një për medalje të arta olimpike.
Sigurisht, atletët fitues nuk do të jenë lindur dhe rritur në Shqipëri, por a ka kjo rëndësi para faktit se do të ngrihet Flamuri shqiptar dhe do të dëgjohet himni kombëtar!
Gazetar qe pa e lexuar ndjen se ai nuk do as veten…
Vec ironi mediokre…ndaj nuk e mbaroi deri ne fund
Tre rreshta e del dervish lutfi I teri I zi
Ha ca kremvice o veremli dhe lere kete palo ironine, se nuk ke surrat e as try ti per te bere ironi.
Bravo Java News – botojani ketij keto shkrime, por vetem portretin shoqerues, mos ia nderroni, portret qe flet me shume se cdo koment!
Idiot e zemerzi, shërbetor i ndyrë i zotërisë maj minares. Mundohesh të bësh dhe “humor” idiotësh.