Deputeti Dashamir Shehi, tha se shqiptarët nuk kanë ditur të ndërtojnë shtetin dhe Europa do të na ndihmojë në këtë drejtim. Shteti i shqiptarëve sipas tij ka qenë ‘shteti i kushërinjve’.
“Unë them që Europa do të na shërbejë jo për të përmirësuar ekonominë. Do të na ndihmojë për të ngritur në këmbë shtetin shqiptar. E kemi treguar me vite se paskemi një dobësi të madhe në këtë fushë.
Kush merr pushtetin e bën sipas qejfit të vet, shpesh herë mendja më e mirë shqiptare ka përfunduar tek mendja e kushërinjve dhe asnjëherë nuk ka qenë një mendje institucionale për të ndërtuar një shtet me baza dhe afatgjatë. Europa na duhet për të na detyruar me kushtet që vë.
E treta pastaj, do të na ndihmojë edhe për ekonominë. Ne do të dorëzojmë sovranitetin në shkëmbim të një hapësire. Duke qenë Europa këtu prezent unë do të ndihem më i sigurt me Europën se sa sot me qeverinë. Ne shqiptarët e varfër të Ballkanit dhe injorantë të kemi frikë gardianët”./OraNews