• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shqipëria, rol strategjik”, zyrtari i NATO-s: Vendet e Ballkanit sa më shpejt në BE

by A R
21/04/2024 14:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enkelejda Mema

Në vitin e 15-të në aleancën më të madhe ushtarake dhe kur 2024-a parashikohet të jetë një vit i trazuar, për NATO-n vendi ynë përbën një ndalesë strategjike që ofron mbrotje për Ballkanin Perëndimor dhe përtej tij.

“Shqipëria ka një rol të rëndësishëm dhe strategjik për NATO-n. Është një shtyllë për sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe është e përgatitur për këtë. Roli i saj nuk është i rëndësishmë vetëm në rajon por edhe në Evropë e veçanërisht në këtë moment, për të kuptuar më mirë se cilat janë kërcënimet me të cilat përballet Shqipëria por edhe i gjithë rajoni i Ballkanit”, tha kryetar i delegacionit në asamblenë parlamentare NATO, Vasile Dincu.

Anëtarë të komisionit për demokraci dhe siguri të asamblesë parlamentare të NATO-s, përveç Tiranës një ndalesë e patën në bazën ajore të Kuçovës të cilën Aleanca e Atlantikut të Veriut do ta shfrytëzojë sa herë t’i lipset nevoja kur siguria e rajonit dhe Evropës kërcënohet, në rastin konkret nga Rusia.

“NATO ka përfaqësi të saj në disa vende të Evropës Lindore dhe baza ajrore e Kuçovës përbën një përfaqësi të rëndësishme në Ballkanin Perëndimor. Është e rëndësishmë për mbrojtjen. Nuk është vetëm për Ballkanin Perëndimor por edhe për Evropën. Është një shtyllë e rëndësishme e mbrojtjes dhe për NATO-n.Në këtë moment Serbia është shumë afër Rusisë në veprime dhe në të gjithë mënyrat sesi ajo ushtron influencën e saj në këtë rajon. Qëndrimi i saj ndaj Evropës është i keq. Serbia përbën një kërcënim në këtë kohë. Serbia është një vend i rëndësishëm për Evropën, por në këtë moment politikanët, qeveria nuk është në të njëjtën linjë me pjesën tjetër të Evropës. Ne shpresojmë që ta ri-integrojmë Serbinë në Evropë, por në këtë moment është e vështirë”, u shpreh Vasile Dincu.

Për të gjitha arsyet që këcënojnë sigurinë dhe paqen në Ballkanin Perëndimor, Vasile Dincu, që përfaqëson edhe kryetarin e komitetit për çështjet evropiane në parlamentin e Rumanisë është i idesë se duhet të ecet më shpejt me anëtarësimin e Shqipërisë dhe rajonit në Bashkimin Evropian.

“Programi që ndjek Shqipëria është i bashkërenduar dhe sipas udhëzimeve të NATO-s. Ajo është duke e modernizuar ushtrinë e saj, si për shembull me bazën ajore të Kuçovës. Une kame pare dronët Bajraktar apo helikopterët Black Haëk. Është shumë e rëndësishmë të diskutosh mbi kushtet dhe përgatitjet që kërkon NATO paralelisht me ato të integrimit në Bashkimin Evropian. Në këndvështrimin tim, Evropa nuk është e plotësuar pa Ballkanin Perëndimor, pa Shqipërinë. Duhet qe procesi i anëtarësimit të eci më një shpejtësi më të madhe, duhet të jemi më të fortë si Evropë por dhe për vetë NATO-n. Ky është një moment i mirë për vendin tuaj”, tha Dincu.

/a.r

Next Post
Një fëmijë me Ilnisa Agollin pas daljes nga “BBV”? Meritoni zbulon planet me të dashurën

Një fëmijë me Ilnisa Agollin pas daljes nga “BBV”? Meritoni zbulon planet me të dashurën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

February 7, 2026
“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

February 7, 2026
Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

February 7, 2026
Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

February 7, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

February 7, 2026
Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In