• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shqipëria provë e gjallë e transformimit”, Rama nga OKB: Digjitalizimi ka tkurur korrupsionin

by A R
28/09/2024 09:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri, Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në sesionin e 79-të të Asamblesë të Përgjithshme të OKB, në New York. Gjatë fjalës së tij, Rama është shprehur se Shqipëria është provë e gjallë e transformimit rrënjësor të praktikave e mendësisë së mirëqeverisjes.

Ndër të tjera Rama thekson se digjitalizimi i aksesit dhe shërbimeve ka tkurur korrupsionin në vend.

Edi Rama: Sundimi i ligjit është në themel të një prej objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm të agjendës 2030, një objektiv që luan rolin e mundësuesit, përshpejtuesit e të gjitha objektivave të tjera të zhvillimit të qëndrueshëm. Rëndësia e tij mbështetet në premtimin e arritjeve të shoqërive më gjithëpërfshirëse, të drejta e të paqta. Pa institucione të forta, qasje në drejtësi dhe respektim të të drejtave të njeriut përparimi në objektivat tjera si dhënia fund e varfërisë, siguria apo garantia e sigurisë ushqimore, promovimi i shëndetit, mirëqenies, përfshirë ndryshimin klimaterik do të ishte e kufizuar.

Shqipëria është provë e gjallë e transformimit rrënjësor të praktikave e mendësisë së mirëqeverisjes. Shërbimet tona janë tashmë 95% pa letër dhe digjitalizimi i aksesit dhe shërbimeve ka tkurur korrupsionin, informalitetin dhe mosbesimin në institucione. Me një reformë të pashembullt në drejtësi Shqipëria ka investuar gjatë viteve të fundit në arritjen e OZHQ-së 16 si instrument kryesor për të përfituar të ardhme të qëndrueshme. Por për një vend në zhvillim që përpiqet për institucionet të drejta e të ndershme e mirëqeverisje kjo është një betejë që nuk mund të fitohet brenda një viti apo një dekade, por është një përpjekje e parreshtur për të transformuar së brendshmi të gjitha praktikat për tu ofruar akses qytetarëve në të gjitha nivelet dhe shkallët e qeverisjes.

Jemi zotuar të luajmë rolin tonë për të siguruar realizimin me sukses të agjendës sonë ‘Shqipëria 2030’. Do të vazhdojmë të punojmë me vende me mendësi të ngjashme me ne për të përmirësuar qeverisjen dhe efikasitetin institucional të OKB-së si dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Si anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut, Shqipëria është zotuar kundrejt parimeve universale të të drejtave të njeriut e dinjitetit njerëzor, ku çdo qenie njerëzore mund të realizojë potencialin e tij të plotë e të jetojë me dinjitet e respekt.

Një bijë e dashur e shqiptarëve Shën Tereza tha ‘e vetme unë nuk mund të ndryshoj botën, por mund të hedh një gur në ujë për të krijuar shumë rrathë’. Nuk ka thënie më të mirë që shëmbëllen nevojën e sotme për të punuar së bashku mbi atë që është thelbi i rendit shumëpalësh.

/a.r

Next Post
Horoskopi 30 maj- 5 qershor 2022: Ju pret një javë shumë e vështirë

Parashikimi për datat 30 Shtator - 6 Tetor 2024: Puna, dashuria dhe financat për secilën shenjë të Horoskopit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qëndroi rreth 3 orë në qytetin bregdetar, kryeministri Rama largohet nga Vlora me helikopter

Qëndroi rreth 3 orë në qytetin bregdetar, kryeministri Rama largohet nga Vlora me helikopter

February 23, 2026
Vendimi i GJK për komisionet e Kuvendit, Balla: Do të rimiratohen

Vendimi i GJK për komisionet e Kuvendit, Balla: Do të rimiratohen

February 23, 2026
Shembja e aksit Librazhd-Pogradec/ Banorët e Dragostunjës kërkojnë të kalojnë, policia i kthen mbrapsht

Shembja e aksit Librazhd-Pogradec/ Banorët e Dragostunjës kërkojnë të kalojnë, policia i kthen mbrapsht

February 23, 2026
Fundjava nis me mot të paqëndrueshëm, alternime kthjellimesh dhe reshje shiu

Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë ndodh me temperaturat

February 23, 2026
Tensionet me Iranin po rriten, dhjetëra diplomatë amerikanë largohen nga Libani për arsye sigurie

Tensionet me Iranin po rriten, dhjetëra diplomatë amerikanë largohen nga Libani për arsye sigurie

February 23, 2026
SPAK mbyll hetimet për një fraksion të dosjes “Toyota Yaris”

SPAK mbyll hetimet për një fraksion të dosjes “Toyota Yaris”

February 23, 2026
Kievi: Raundi i ardhshëm i bisedimeve për paqe në Ukrainë mund të mbahet këtë javë

Kievi: Raundi i ardhshëm i bisedimeve për paqe në Ukrainë mund të mbahet këtë javë

February 23, 2026
Belind Këlliçi paralajmëron ndryshime në qeveri

Belind Këlliçi paralajmëron ndryshime në qeveri

February 23, 2026
Ankimi i PD, Kushtetuesja rrëzon ndryshimet në rregulloren e Kuvendit: Procedura e ndjekur, antikushtetuese

Ankimi i PD, Kushtetuesja rrëzon ndryshimet në rregulloren e Kuvendit: Procedura e ndjekur, antikushtetuese

February 23, 2026
Horoskopi mujor korrik 2023: Ja shenjat më me fat

Fundi i shkurtit me turbulenca në marrëdhënie, financa dhe rikthim i së kaluarës! Parashikimi i horoskopit javor nga Chrysanthi Kalogeri

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In