Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot sfidën e fundit të muajt tetor me Bullgarinë në një miqësore në “Air Albania”, në orën 18:00.
Skuadra e Sylvinhos kërkon një tjetër fitore, kësaj radhe për të kënaqur më shumë tifozët dhe për të treguar forcën përpara sfidave që do të kenë në kampionat.
Kuqezinjtë shihen favoritë absolut duke parë sfidat e fundit që ka zhvilluar, ndryshe nga bullgarët të cilët kanë humbur shansin e tyre për të shkuar në EURO 2024.
/a.r