Kombëtarja shqiptare e futbollit mposhti me rezultatin e pastër 3-0 Çekinë në “Air Albania” në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset “EURO 2024”.
Rezultati, loja dhe paraqitja e Jaroslav Silhavit bënë që drejtuesit e Federatës së Futbollit të Çekisë të marrin masa. Komiteti Ekzekutiv do të mblidhet javën e ardhshme dhe do të diskutojë pozicionin e trajnerit.
“Komiteti Ekzekutiv do të mblidhet javën e ardhshme. Tani është absolutisht e nevojshme të mposhtim Ishujt Faroe të dielën, me të cilët do të luajnë pasnesër”.
Kryetari i Federatës së Futbollit, Petr Fousek
Mesa duket Shqipëria është kthyer në makthin e trajnerëve të huaj. Njësoj ndodhi edhe me trajnerin Fernando Santos, i cili u shkarkua nga Polonia pas humbjes në “Air Albania”.
/a.r