• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Shqipëria pranon se ka dërguar armë në Ukrainë: Mohon të kenë përfunduar në tregun e zi

by Java News
14/08/2022 11:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sulmi i paprovokuar rus në Ukrainë i nisur në 24 shkurt të këtij viti risolli edhe njëherë në vëmendje çështjen e armëve në tregun e zi. Kur bota ishte e zënë me sanksionet ndaj Rusisë, në 14 mars Instituti Ndërkombëtar i Paqes (SIPRI) raportoi një rritje të importit të armëve në Evropë krahasuar me vitet 2012- 2016, në masën 13 përqind. Pavarësisht luftës në Ukrainë, SIPRI analizon se importet e armëve të këtij vendi ishin të kufizuara.

“Përkeqësimi i raporteve midis shumicës së shteteve evropiane dhe Rusisë është një shtysë e rëndësishme e rritjes së importeve të armëve në Evropë, veçanërisht për shtetet që nuk mund t’i përmbushin kërkesat e tyre përmes prodhimit të armëve”- tha Pieter D. Wezeman, hulumtues i lartë në SIPRI.

Gjatë më tepër se pesë muajve në Ukrainën e pushtuar pjesërisht, presidenti Volodymir Zelensky përsërit thirrjen drejtuar perëndimit për më tepër armë. Aleatët mes tyre SHBA, Britania e Madhe, Franca e shumë vende të tjera në total 44 të tilla u përgjigjën jo vetëm me mbështetje ushtarake, por edhe financiare.

Në 10 qershor, qeveria shqiptare miratoi vendimin për dhënien e ndihmës humanitare prej 1 milionë eurosh për Ukrainën. Por a ka kontribuar Shqipëria edhe me ndihmë ushtarake? Zyrtarisht për Faktoje, duke u kujdesur të ruajë sekretin ushtarak, Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksportit të Mallrave Ushtarake në Tiranë (në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes) pranon për herë të parë se Shqipëria e ka mbështetur edhe ushtarakisht qeverinë ukrainase. Por nuk u dha asnjë detaj tjetër se çfarë municionesh dhe armësh u dërguan nga Tirana zyrtare.

“Republika e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s, i ka dhënë kontributin e saj shtetit të Ukrainës, nëpërmjet dërgimit të mallrave dhe pajisjeve ushtarake. Këto mallra dhe pajisje janë dhuratë e qeverisë së Republikës së Shqipërisë për qeverinë e Ukrainës.

Transferimi ndërkombëtar (eksporti) i këtyre mallrave ushtarake është kryer nëpërmjet Licensës së Eksportit për Mallra Ushtarake e cila është lëshuar nga Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve në zbatim të Ligjit 46/2018 datë 23.07.2018 “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë” dhe akteve nënligjore në zbatim të tij” – shpjegon AKSHEE për Faktoje.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në 16 qershor përmes mediave hodhi akuza ndaj perëndimit, për armët që dërgon në Ukrainë, duke përfshirë edhe Shqipërinë dhe Kosovën me alibinë se ato po shiten në tregun e zi.

“I kemi parë të qarkullojnë në Shqipëri dhe Kosovë” akuzoi Lavrov.

“Deklarata e Ministrit rus të Punëve të Jashme, Lavrov se “armët që perëndimorët dërgojnë në Ukrainë tashmë kanë filluar të shiten në tregun e zi, i kemi parë të qarkullojnë në Shqipëri dhe Kosovë“, është sajesa e rradhës në vazhdën e propagandës dhe tymnajës së Rusisë – thotë MEPJ shqiptare në reagimin për Faktoje.

Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve hedh poshtë çdo akuzë duke kujtuar ligjin mbi transferimin ndërkombëtar të mallrave.

“Referuar eksportit drejt shtetit të Ukrainës, mallrat ushtarake janë marrë në dorëzim nga autoritetet e qeverisë së Ukrainës, të cilët kanë konfirmuar zyrtarisht nëpërmjet dokumentit zyrtar të marrjes në dorëzim të mallrave, duke përjashtuar çdo mundësi që këto mallra ushtarake të kenë përfunduar në tregun e zi.

Së fundi, Ju bëjmë me dije se Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve (AKSHE) ushtron veprimtarinë në zbatim të legjislacionit në fushën e transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake, duke lëshuar licensën përkatëse të eksportit për mallra ushtarake, dhe në përfundim të transferimit ka verifikuar mbërritjen e tyre në destinacion” – thotë për Faktoje, institucioni që merret me këtë çështje.

Këtë konfirmim bën edhe ish shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë Maksim Malaj i cili gjatë një prononcimi për Faktoje, kujton edhe mbështetje të tjera ushtarake të dhëna prej vendit tonë sikurse gjatë kohës kur ai drejtonte ushtrinë, ishte ndihma për Afganistanin .

“Shqipëria si çdo vend tjetër aleat i NATOS, garanton si të tjerët jo vetëm ndihmë financiare, por edhe ushtarake karshi vendeve që u rrezikohet sovraniteti. Është një veprim i drejtë dhe ka protokoll të rreptë sa i takon furnizimit me municion dhe armatim. Njësoj u veprua gjatë kohës kur isha Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura edhe me Afganistanin, ku ne dërguam edhe trupa, edhe municione, madje edhe për të trajnuar forcat afgane, atashuam një grup që quhej ekipi i OMLT”- shpjegon z. Malaj.

Megjithatë në websitin e Interpol, apeli i parë mbi grupet që do të shfrytëzojnë luftën në Ukrainë u dha gjatë një takimi të mbajtur në 22 mars. Kreu i Interpol Jurgen Stock tha:

“Kriminelët përdorin çdo mundësi për të rritur fitimet e tyre të paligjshme dhe jo të gjithë ata që janë dyndur në kufirin ukrainas muajin e kaluar, po e bëjnë këtë me qëllime të mira”.

I cituar nga mediat, Jürgen Stock, parashikoi se sapo konflikti të përfundojë në tregun e zi, grupet kriminale do të qarkullojnë armët e luftës.

“Kur të heshtin armët në Ukrainë, do të nisin të dëgjohen armët ilegale. Ne e dimë këtë nga shumë teatro të tjera konfliktesh. Kriminelët edhe tani kanë nisur të flasin për to, si një objekt i mundshëm përfitimesh”- thotë Stock.

Më herët gjatë muajit shkurt, ministri i jashtëm rus Lavrov deklaroi se Ukraina ka rekrutuar mercenarë nga Kosova, Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovinë për t’u dërguar në Donbas:

“Ka informacione se mercenarë janë duke u rekrutuar në Kosovë, Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë për të rrëzuar Rusinë jashtë ekuilibrit dhe për t’i dërguar ata, ndër të tjera, në Donbass. Ne po e kontrollojmë këtë tani”.

Për këtë akuzë pati një reagim të menjëhershëm në twitter nga Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka e cila sqaroi se nuk ka mercenarë shqiptarë në Ukrainë:

“Kjo është një gënjeshtër që Moska vazhdon ta përsërisë pa turp! Thënë kështu, Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe do të vazhdojë të punojë me të gjithë aleatët dhe partnerët për të ndihmuar në përfundimin e agresionit të paprovokuar të Rusisë ndaj popullit të Ukrainës. Zoti i bekoftë!”

Burime pranë Ministrisë së Jashtme i thanë Faktoje, se ky institucion thirri ambasadorin rus në Tiranë për të kërkuar shpjegime për deklaratën e Lavrov. “Kjo gjë nuk është bërë publike”, sqaroi një nga pjesëtarët në këtë takim që nuk dha shpjegime mbi çfarë është diskutuar./ Faktoje.al

Next Post
Të shpallur në kërkim për trafikim qeniesh njerëzore dhe vjedhje/ Pranga në Kakavijë gruas shqiptare dhe një 34-vjeçari

Iu hap dera e makinës në ecje/ Policia heton shoferin, u plagos gruaja dhe vajza e mitur në Fier

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

January 10, 2026
Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër. Policia: Kujdes me parakalimet

Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër. Policia: Kujdes me parakalimet

January 10, 2026
Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç/ Kontabilistët: Ja si mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin e tyre

Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç/ Kontabilistët: Ja si mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin e tyre

January 10, 2026
Lokali shkrumbohet nga flakët në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Çfarë u pa në kamerat e sigurisë

Lokali shkrumbohet nga flakët në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Çfarë u pa në kamerat e sigurisë

January 10, 2026
Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

January 10, 2026
“Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të  Berishës

“Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të Berishës

January 10, 2026
U vu në pranga pasi u kap duke konsumuar drogë në një klub nate, lirohet pas pak orësh aktori i njohur turk

U vu në pranga pasi u kap duke konsumuar drogë në një klub nate, lirohet pas pak orësh aktori i njohur turk

January 10, 2026
Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot për shortin

Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot për shortin

January 10, 2026
Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

January 10, 2026
Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

January 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In