• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shqipëria, potencial për turizmin mjekësor”, Manastirliu i bashkohet nismës 17+1

by Java News
06/11/2019 12:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Forumi i katërt i ministrave të shëndetësisë të Evropës Qendrore e Lindore dhe Kinës ka zhvilluar punimet sot në Sofie të Bullgarisë, në kuadër të nismës 17+1, me pjesëmarrjen e ministrave të Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Bullgarisë, Kroacisë, Serbisë, Polonisë, Mali të Zi, Hungarisë, Çekisë dhe Kinës, për forcimin e bashkëpunimit mes vendeve, për të krijuar një platformë të përbashkët të shëndetësisë ndërmjet vendeve, për rritjen e sigurisë shëndetësore.

Gjatë fjalës së saj ministrja Manastirliu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes vendeve pjesëmarrëse në Forum, si një mënyrë për krijimin e platformave të komunikimit mes ekspertëve, për zhvillimin e qëndrueshëm në fushën e Shëndetësisë.

“E çmoj të rëndësishëm këtë Forum për shkënbimin mes vendeve tona për çështje të një rëndësie parësore, siç janë parandalimi i sëmundjeve infektive, masat për antibiotiko-rezistencën. Mund të mësojmë nga njëri-tjetri më shumë përmes shkëmbimit të eksperiencave mes profesionistëve të shëndetit, forcimit të ndërveprimit për emergjencat shëndetësore dhe masat konkrete për t’i bërë ballë një kërcënimi serioz për shëndetin publik, siç është rezistenca ndaj vaksinimit”, tha Manastirliu.

Duke theksuar përmirësimet e bëra në pesë vitet e fundit në shërbimet e kujdesit bazë, Manastirliu tha se Shqiperia ka potencial zhvillimi të lartë për turizmin mjekësor.

“Shqipëria gëzon sot potencial zhvillimi të lartë për turizmin mjekësor, si një ndër vendet që zotëron profesionistë të kualifikuar dhe shërbime të teknologjisë së përparuar, duke siguruar një mjedis të mirë për vendet e Evropës Juglindore e më gjerë”, tha Manastirliu.

Ministrat e Shëndetësisë të vendeve pjesëmarrësë në Forumin e organizuar në Sofie të Bullgarisë firmosën një deklaratë të përbashkët, me të cilën angazhohen për ndërmarrjen e masave konkrete për forcimin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë, duke marrë në konsideratë politikat shëndetësore, sigurinë e shëndetit publik, menaxhimin spitalor apo inovacionin e digjitalizimin mjekësor.

Deklarata e nënshkruar nga ministrat e shëndetësisë shpreh vullnetin e vendeve për shkëmbimin e informacioneve për politikat dhe strategjitë shëndetësore. Një tjetër pikë e deklaratës thekson rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit për parandalimin e sëmundjeve dhe kontrollin e sëmundshmërisë. Promovimi i zhillimit të qëndrueshëm të rrjetit aktual të ngritur përfshirë ato në mjekësinë tradicionale por duke inkurajuar dhe aleanca të reja është një tjetër pikë e deklaratës së përbashkët. Ndër pikat më të rëndësishme të deklaratës së firmosur mes Ministrave të vendeve të 17+1 është mbështetja për inovacionin teknologjik dhe kërkimin shkencor në fushën e shëndetësisë.

Nisma për bashkëpunim 17 + 1 ose Bashkëpunimi Kinë-Evropë Qendrore dhe Lindore është iniciativë e Qeverisë së Kinës që synon intensifikimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit me 17 vende të Evropës Qendrore dhe Lindore prej të cilave 12 janë shtete anëtare të BE-së dhe 5 vende të Ballkanit. Nisma mori jetë në forumin e Varshavës 2012 dhe synon forcimin e bashkëpunimit në fushat e shëndetësisë, ekonomisë, bujqësisë, arsimit, etj mes vendeve të Evropës Qendrore e Lindore dhe Kinës.

Next Post
“Po kthehemi në shtëpitë tona, thuaja edhe babait tënd…”/ Kaos tek Napoli, refuzohet urdhri i presidentit De Laurentiis

"Po kthehemi në shtëpitë tona, thuaja edhe babait tënd…"/ Kaos tek Napoli, refuzohet urdhri i presidentit De Laurentiis

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kërkohet tërheqja e agjentëve federalë nga Minesota, mijëra qytetarë kundër Trump për emigracionin

Kërkohet tërheqja e agjentëve federalë nga Minesota, mijëra qytetarë kundër Trump për emigracionin

February 1, 2026
Sherr mes punonjësve të një lokali në Tiranë, plagoset me thikë një prej tyre

Tiranë, 62-vjeçari humb jetën teksa ndodhej në një lokal. Dyshimet e para të policisë

February 1, 2026
Edon Zhegrova gati të largohet nga Juventus, sulmuesi shqiptar mund të shkëmbehet me Beton e Everton

Edon Zhegrova gati të largohet nga Juventus, sulmuesi shqiptar mund të shkëmbehet me Beton e Everton

February 1, 2026
Masivi i gurëve bllokoi aksin Librazhd-Qafë Thanë, të sëmurët transportohen nga mali me barelë

Masivi i gurëve bllokoi aksin Librazhd-Qafë Thanë, të sëmurët transportohen nga mali me barelë

February 1, 2026
Humbi kontrollin e mjetit dhe ra në përrua në aksin Mat-Shkopet, shpëton mrekullisht drejtuesi

Humbi kontrollin e mjetit dhe ra në përrua në aksin Mat-Shkopet, shpëton mrekullisht drejtuesi

February 1, 2026
Dyshohet të ketë braktisur dy fëmijët e mitur, nis hetimi për 26-vjeçaren

Iu gjetën në kamion 360 shishe verë dhe pjesë këmbimi për makina, arrestohet shoferi 37-vjeçar në Durrës

February 1, 2026
Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Opozita nuk është e shtypur, por e konsumuar!

February 1, 2026
Vendimi i KLGJ për ndihmësit ligjorë, Lamallari: Hap pozitiv për uljen e stokut të dosjeve

Vendimi i KLGJ për ndihmësit ligjorë, Lamallari: Hap pozitiv për uljen e stokut të dosjeve

February 1, 2026
Engjëll apo kryeministre? Afresku me fytyrën e Giorgia Melonit në Romë ndez debate dhe polemika

Engjëll apo kryeministre? Afresku me fytyrën e Giorgia Melonit në Romë ndez debate dhe polemika

February 1, 2026
Protesta e kamionistëve bllokon eksportet nga Divjaka, fermerët: Të paktën të nxjerrim shpenzimet

Protesta e kamionistëve bllokon eksportet nga Divjaka, fermerët: Të paktën të nxjerrim shpenzimet

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In