• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shqipëria po synon një agjenci kundër-korrupsion në gjyqësor, njësoj si Kroacia dhe Rumania

by
17/08/2015 12:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria po synon një agjenci kundër-korrupsion në gjyqësor, njësoj si Kroacia dhe Rumania

Propozimi për një agjenci për të luftuar korrupsionin brenda radhëve të gjyqësorit vjen nga ekspertët e komisionit të posaçëm për hartimin e reformës në drejtësi dhe synon t’i heqë këtij sistemit damkën e te korruptuarit.

Strategjia e hartuar nga ekspertë vendas e të huaj, parashikon krijimin e strukturës së specializuar antikorrupsion në nivel kombëtar, në përbërje të së cilës është policia, prokuroria dhe gjykata, si një domosdoshmëri për zbulimin, hetimin dhe gjykimin e aktorëve të korruptuar të sistemit të drejtësisë. Dokumenti propozon që struktura të jetë e qëndrueshme, në mënyrë që gjyqtarët dhe prokurorët të mos lëvizen, penalizohen apo të ndihen në rrezik për shkak të hetimeve apo çështjeve.

Këta funksionarë do t’i nënshtrohen kontrollit të së shkuarës së tyre dhe do gëzojnë trajtimin dhe përfitimet e duhura financiare si dhe do te kenë akses të gjerë në bazat e të dhënave të ekzekutivit.

Në mbështetje të kësaj strukture, ekspertët duket se do të bëjnë të mundur edhe përfshijnë e byrosë së hetimit si pjesë e reformës në drejtësi.

Ata propozojnë që ” Kushtetuta të parashikojë edhe krijimin e një policie të specializuar, përgjegjëse për rastet e rënda të korrupsionit, sikurse mund të jetë Byroja Kombëtare e Hetimit apo një formë tjetër e përshtatshme. Ngritja e një agjencia të posaçme kundër korrupsionit, është një model që gjendet edhe në vende të tjera të Ballkanit.

Në Kroaci Zyra për Ndalimin e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (USKOK) është një departament i specializuar i Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm dhe ka mandatin për të drejtuar hetimet policore dhe ndjekjet penale të kryera për korrupsionin dhe rastet e krimit të organizuar brenda juridiksionit të saj.

Edhe në Rumani, funksionon Drejtoria Kombëtare Kundër Korrupsionit, e ngarkuar me parandalimin, hetimin dhe ndjekjen e veprave që lidhen me korrupsionin.

Next Post

Ahtifetja “sfidon” me paedukatën, Shkon vonë në përkujtimoren e akademikut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

March 18, 2026
Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

March 18, 2026
“Dëme të mëdha materiale”, përfshihet nga flakët impianti më i madh i gazit në Katar pas sulmeve nga Irani

“Dëme të mëdha materiale”, përfshihet nga flakët impianti më i madh i gazit në Katar pas sulmeve nga Irani

March 18, 2026
Forbes: Shqipëria, një nga 5 vendet e vogla anëtare të NATO-s që mbështesin sulmet e SHBA-së dhe Izraelit në Iran

Forbes: Shqipëria, një nga 5 vendet e vogla anëtare të NATO-s që mbështesin sulmet e SHBA-së dhe Izraelit në Iran

March 18, 2026
“Ambicie e tepruar e 10 personave për t’u bërë kryetar”, ish-ministri Demiraj: Nëse ikën Berisha, shpërbëhet PD

“Ambicie e tepruar e 10 personave për t’u bërë kryetar”, ish-ministri Demiraj: Nëse ikën Berisha, shpërbëhet PD

March 18, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, ish-ministri Malaj: Do rriten të gjitha çmimet! Qeveria të ndërhyjë për naftën

Tensionet në Lindjen e Mesme, ish-ministri Malaj: Do rriten të gjitha çmimet! Qeveria të ndërhyjë për naftën

March 18, 2026
“Shqipëria nuk ka varësi nga importet që kalojnë nga Hormuzi”, ministrja Ibrahimaj: Furnizimi me karburante, i sigurt

“Shqipëria nuk ka varësi nga importet që kalojnë nga Hormuzi”, ministrja Ibrahimaj: Furnizimi me karburante, i sigurt

March 18, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Problemi në PD nuk janë ata që janë me Berishën, por ata që janë dorëzuar tek Berisha

March 18, 2026
DASH raport për transparencën fiskale, Shqipëria mes 71 vendeve që përmbushin standardet!

DASH, kabllogram Ambasadave amerikane në botë: Përgatituni për situata emergjente

March 18, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë do të thotë drita jeshile e Brukselit për raportin e ndërmjetëm mbi Shqipërinë?

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In