• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shqipëria po rizbulon vendin e saj”/ Linda Rama në darkën e Forumit për Sigurinë dhe Politikat: Gobalizmi na ka lidhur me botën

by E S
21/10/2025 21:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, mbajti një fjalim gjatë darkës së organizuar për të ftuarit e formimit ndërkombëtarë të Sigurisë dhe Politikave Globale në Londër.

Ajo ndau një reflektim personal mbi përvojën e parë jashtë vendit dhe ndikimin që ka pasur globalizmi në zhvillimin e Shqipërisë.

Teksa u ndal tek ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur ndër vite, Linda Rama theksoi se globalizmi ka afruar njerëzit dhe ka krijuar mundësi të reja për njohje dhe bashkëpunim.

‘Isha 28- vjeç kur kalova kufirin dhe u larova nga vendi im i vogël, ishte hera e parë që mbajta karmonedhën e parë të dollarit amerikan dhe bëra këmbimin e parë me këtë monedhë. Në atë moment bota e lirë po ndiqte ëndrrën e saj të madhe që ishte globalizmi, pa mure ka kufi. Ndërkohë që ne arratiseshim nga komunizmi ju ëndërronit fshatin global. Askush prej nesh nuk e dinte se çfarë e priste.

Për dikë që ka jetuar në një vend që ka prodhuar më shumë histori sa mund të tretë. Sot di më shumë të gjithë ne dimë më shumë edhe pse nuk do të kthehesha kurrë pas. Ne i dimë avantazhet globalizmit i ka lidhur njerëzit në mënyra të paimagjinueshme. Muzika, filmi dhe arti sot udhëtojnë të lirë, ndërsa na kanë bërë që të njohim njëri-tjetrin më mirë’, tha ajo.

Sipas saj, komunikimi online dhe inteligjenca artificiale janë bërë tashmë mjete të rëndësishme për vende si Shqipëria.

‘Komunikimi është më i shpejtë se kurrë më parë dhe inteligjenca artificiale janë avantazhe për vende si yni. 12 milionë vizitorë erdhën vitin e kaluar në një vend me më pak se 3 milionë banorë. Shqipëria po rizbulon vendin e saj në historinë globale. Integrimi ynë europian do të kishte mbetur i kufizuar në një ëndërr që zbehej nëse nuk do të kishim ndarë ecurinë e pareshtuar që solli globalizmi’, tha ajo.

Linda Rama, tha se shoqëritë po përpiqen që të përshtaten me ndryshimet që u ka sjellë globalizimi.

‘Ende nuk kemi mësuar si të jetojmë dhe sillemi globalisht në këto rrethana të reja. Nuk mund të dinim si, dhe ne nuk dimë mjaftueshëm. Por si reflektimi ashtu edhe të nxiturit janë qenë të papërmbajtshëm, matur me shkallën e gjerë të rritjes së globalizimit. Përpiqemi të menaxhojmë një botë tejet komplekse dhe dinamike me praktika, bindje dhe krisma të së shkuarës, në vend që ta kuptojmë e përshtatemi me të. Apo jetojmë ende në botën e globalizimit? Po, po jetojmë, sepse, siç thotë Tony Blair, globalizmi është një realitet.

A ju kujtohet si në brezin tonë, çantat e shkollës i mbanim në dorë?! Sot, asnjë fëmijë nuk e mban në dorë çantën, e mbajnë të gjithë në shpinë, e në fakt për shkak se edhe gjatë viteve çantat u bënë më të mëdha e të rënda, saqë asnjë fëmijë nuk mund t’i mbante. Ata shkojnë çdo ditë në shkollë të përkulur nën këtë peshë, sepse në atë çantë qëndron fletorja, por edhe iPad-i. Kjo është çanta e globalizimit mbi shpinën e Zahos, djalit tim 11 vjeçar, me shumë mundësi për të mësuar, por hera-herës kaotike’, tha ajo.

Next Post
60-vjetori i Institutit të Trashëgimisë Kulturore, ministri Gonxhja: Zgjerojmë zonat e mbrojtura

60-vjetori i Institutit të Trashëgimisë Kulturore, ministri Gonxhja: Zgjerojmë zonat e mbrojtura

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja Partizani, shtyhet për në janar seanca ndaj Sali Berishës

Dosja Partizani, shtyhet për në janar seanca ndaj Sali Berishës

December 22, 2025
Arrestimi i Roven Zekës, emërohet kreu i përkohshëm i Policisë Rrugore në Tiranë

Policia Rrugore Tiranë bën bilancin: Brenda një jave mbi 4700 masa administrative

December 22, 2025
I dënuar për pastrim parash të krimit, Prokuroria e Vlorës i konfiskon 2 mln euro pasuri

I dënuar për pastrim parash të krimit, Prokuroria e Vlorës i konfiskon 2 mln euro pasuri

December 22, 2025
E konfirmon ISHP: 17 fëmijë të infektuar me salmonelë në kopshtin e Gramshit

“Më dhunuan djalin”, 32-vjeçarja akuzon edukatoret e kopshtit, çfarë gjeti policia

December 22, 2025
SHBA-të tërhiqen për programet e ndihmës humanitare! Ambasada amerikane në Tiranë njofton vendimin e Sekretarit Marco Rubio

Protesta e PD, reagon Ambasada e SHBA: Shmangni bulevardin, qëndroni vigjilent!

December 22, 2025
Në vitin e dytë të liberalizimit të vizave, bien kërkesat për azil në BE

Në vitin e dytë të liberalizimit të vizave, bien kërkesat për azil në BE

December 22, 2025
Kosova merr armatim antitank nga Gjermania, çfarë është PANZERFAUST 3

Kosova merr armatim antitank nga Gjermania, çfarë është PANZERFAUST 3

December 22, 2025
Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e Belinda Ballukut

Çështja Balluku, PD kërkesë Kuvendit për mbledhjen e Këshillit të Mandateve më 23 dhjetor

December 22, 2025
Polici bashkiak dhunon punonjësit e IMT në Vlorë, efektivi i “Rrugores” qëllon me armë

Polici bashkiak dhunon punonjësit e IMT në Vlorë, efektivi i “Rrugores” qëllon me armë

December 22, 2025
Trump emëron një të dërguar special për Groenlandën, rriten tensionet me Danimarkën

Trump emëron një të dërguar special për Groenlandën, rriten tensionet me Danimarkën

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In