• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Shqipëria po e mbush Kosovën me marihuanë

by Java News
02/11/2016 16:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vetëm muajin e kaluar në Kosovë nga operacionet e policisë janë sekuestruar mbi 200 kg lëndë narkotike e tipit marihuanë.

Operacioni më i fundit është zhvilluar para dy ditësh nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, e cila ka ndërmarrë një operacion kontrolli në fshatin Lluzhan të Podujevës dhe ka sekuestruar dy thasë najloni të zi me marihuanë, me sasi rreth 50 kg, shkruan Gazeta Express.

Në disa raste gjatë operacioneve kanë qenë të përfshirë edhe shtetas nga Shqipëria duke lënë të kuptohet se Kosova po kthehet një vend tranzit i Shqipërisë për të transportuar drogën drejt vendeve perëndimore.

Sipas raporteve zyrtare që posedon edhe Gazeta Express, muajin e kaluar Policia e Kosovës ka zhvilluar operacione antidrogë në disa pjesë të territorit të Kosovës dhe ka sekuestruar në total mbi 200 kg lëndë narkotike të tipit marihuanë, e cila, sipas Policisë së Kosovës, kryesisht vjen nga Shqipëria.

“Mund të themi se mariuhana në shumicën dërrmuese të rasteve vjen nga Shqipëria, ndërsa Kosova është vend tranzit”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës për Gazetën Express.

Policia më tej ka nënvizuar se shtimi i marihuanës vë në rrezik edhe shtetin e Kosovës.

“Shtimi i marihuanës edhe nëse vetëm kalon nëpër Kosovë është rrezik, rreziku rritet nëse shtohet numri i përdoruesve dhe kultivuesve”.

Shqipëria muajt e fundit është kthyer në një pikë kultivuese e lëndëve narkotike. Në dhjetëra operacione policore është sekuestruar tonelata lëndë narkotike, por raportet ende e tregojnë Shqipërinë një kultivuese të drogës.

Vetëm para dy muajsh në zonën e Durrësit u zbulua një pistë e vogël në të cilën uleshin avionë për t’u mbushur me hashash.

Edhe gazeta italiane “Corriere Della Sera” në një shkrim duke iu referuar policisë italiane ka bërë të ditur se përgjatë dy viteve të fundi është dyfishuar prodhimi i lëndëve narkotike në Shqipëri, duke e arritur masën 1000 tonë lëndë narkotike e prodhuar për 1 vit.

Megjithatë, Policia e Kosovës thekson se Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë ka intensifikuar luftën kundër dukurisë së narkotikëve, përgatiti media kosovare. (b.an)

Next Post
Prostituta 12 vjeçe, shihni ç’bëhet brenda bordellove të ligjshme të Bangladeshit

Prostituta 12 vjeçe, shihni ç’bëhet brenda bordellove të ligjshme të Bangladeshit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri i Drejtësisë në Institutin e të Miturve në Ditën e Verës: Drejtësia për të miturit është një mundësi për të ndërtuar një rrugë të re në jetë

Ministri i Drejtësisë në Institutin e të Miturve në Ditën e Verës: Drejtësia për të miturit është një mundësi për të ndërtuar një rrugë të re në jetë

March 14, 2026
Çfarë janë raketat kineze që bleu Serbia?

Çfarë janë raketat kineze që bleu Serbia?

March 14, 2026
Shqipëria prezanton në OKB progresin për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave

Shqipëria prezanton në OKB progresin për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave

March 14, 2026
I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova, vihet në pranga 36 vjeçari në Fushë Krujë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova, vihet në pranga 36 vjeçari në Fushë Krujë

March 14, 2026
Maliq/ Gjendet e vdekur e moshuara në banesë, dyshohet se ka ndërruar jetë dy javë më parë

Maliq/ Gjendet e vdekur e moshuara në banesë, dyshohet se ka ndërruar jetë dy javë më parë

March 14, 2026
Berisha uron Ditën e Verës: Shpresoj që në festën e vitit tjetër t’ia lëmë të keqen dimrit

Berisha uron Ditën e Verës: Shpresoj që në festën e vitit tjetër t’ia lëmë të keqen dimrit

March 14, 2026
Kamzë/ Transportonte mallra të kontrabanduara, 26-vjeçari kapet me 524 gramë flori, në kërkim dy bashkëpunëtorë

Kamzë/ Transportonte mallra të kontrabanduara, 26-vjeçari kapet me 524 gramë flori, në kërkim dy bashkëpunëtorë

March 14, 2026
Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Trump: Irani është plotësisht i mundur, po kërkon me ngulm një marrëveshje

March 14, 2026
Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

March 14, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Presidenti Begaj i uron shqiptarëve Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë e bukur e traditës gëzim dhe begati

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In