Edhe Shqipëria ka pezulluar flutiurimet me Britaninë e Madhe pasi nje variant i ri i koronavirusit po qarkullon ne kete shtet, duke vendosur ne alarm Europen.
“Nisur nga rekomandimet e eksperteve, për të kufizuar më tej riskun e përhapjes e riskun e lartë të transmetimit shkaktuar nga varianti ri, kemi vendosur pezullimin e fluturimeve me Britaninë e Madhe nga ora 6 e ditës së martë 22 dhjetor deri në 6 janar.
Po ashtu vendoset masa e karantinës së detyrueshme 14 ditë për qytetaret që vijnë nga Britania e Madhe nga rrugë të tjera, si rrugë tokësore”, tha ministrja e Shendetesise Ogerta Manastirliu.
g.kosovari