• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria përfshihet në betejën e Britanisë për BE-në

by Aalison Pearse Stevens
21/04/2016 18:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Thirrja e liderit të fushatës për të dalë nga BE-ja ka shkaktuar tallje te publiku.
Shqipëria u përfshi në referendumin për të qëndruar apo për të dalë nga BE-ja të Mbretërisë së Bashkuar pasi një lider i fushatës “Të dalim” tha se Britania mund të bëhej një skuadër me Serbinë, Bosnjen dhe Shqipërinë në një zonë të tregtisë së lirë me të dalë nga BE-ja. Ideologu kryesor i Konservatorëve dhe ministri britanik i drejtësisë, Micahel Gove ka tërhequr përçmim për deklaratën e bërë dy ditë më parë, ku ekspertët dhe kundërshtarët e tij, pro-Europë nxituan ta quanin referencën e Shqipërisë së varfër një gabim taktik.

Duke shkruar për Financial Times, Gideon Rachman tha se sugjerimet se Shqipëria mund të jetë një model i përshtatshëm biznesi për një Britani pas-daljes ishin “një gafë e rrezikshme”. “Opsioni shqiptar është marrë me shaka nga fushata “Të Qëndrojmë” dhe për arsye të kuptueshme,” shkroi ai. “Së pari, tingëllon shumë jotërheqëse – nuk ka shumë njerëz që do të ndryshonin një pasaportë britanike për një dokument shqiptar. Së dyti, është qesharake”, tha ai.

“Gabimi i Gove ishte të jepte emrat e vendeve me të cilat Britania mund të bashkëpunonte. Përveç Shqipërisë, ai përmendi gjithashtu Serbinë, Bosnjen dhe Ukrainën – asnjë nga këto vende nuk është shembulli ideal për paqen dhe begatinë,” shtoi ai.

“Nga ana politike, sugjerimi për të dalë nga BE-ja dhe bashkimi me Ballkanin është qartazi një propozim absurd. Mund të presësh të dëgjosh më shumë rreth Shqipërisë gjatë pjesës tjetër të fushatës së referendumit”, përfundoi ai.

Ndërsa “gafa shqiptare” e Gove ka tërhequr tallje, askush nuk dyshon se ministri i drejtësisë – me sensin e tij të historisë – është një aktivist perfekt i largimit të Britanisë nga BE-ja, që ai e quan një perandori jo-demokratike.

Në fjalimin e tij të hënën, ai e krahasoi bllokun me 27-anëtarë me “Austro-Hungarinë nën sundimin e habsburgëve, perandorinë ruse nën Nikolasin e Dytë, Romën nën perandorët e fundit apo Perandorinë Osmane në vitet e fundit”.

“Është një zonë e lirë tregtare që shtrihet nga Islanda në Turqi ku të gjithë shtetet europiane kanë akses, pavarësisht nëse janë apo jo në euro apo BE. Pasi të votojmë për t’u larguar ne do të mbetemi në këtë zonë… Rënia dakord për të ruajtur këtë zonë të tregtisë së lirë është një kurs i thjeshtë dhe qartazi në interes të të gjithëve,” shtoi ai.

Zyrtarët e qeverisë britanike, megjithatë, theksuan se Shqipëria dhe Serbia, janë në fakt të dëshpëruara për t’iu bashkuar BE-së dhe për t’i lënë marrëveshjet e tyre ekzistuese të tregtisë. Ata gjithashtu nuk ranë dakord me idenë se liderët Europianë do t’u ofronin Mbretërisë së Bashkuar një marrëveshje tregtare sipas dëshirës në rast të një vote “për t’u larguar”.

Sondazhet më të fundit thonë kampi “të qëndrojmë” kryeson me 52 për qind të votuesve, ndërsa skuadra kundër mbështetet nga 43 për qind.

/Autor: Marcus Tanner | BIRN | Londër

Next Post

Berisha: Rama nuk donte Malajn në krye të RTSH, pasi nuk i “ngrohu” xhepin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si prokurori Lita sabotoi hetimin e Gjokës për pronën në Velipojë. Fyerja për kolegun: Të hajë një m**t ai!

“Metamorfoza”, SPAK kërkon 40 dëshmitarë për vrasjen e Gjin Ndojit. Përplasja me avokatët e Gjokës

February 16, 2026
RCC në Mynih: Kapetanoviç kërkon përgjigje të përbashkët kundër krimit

RCC në Mynih: Kapetanoviç kërkon përgjigje të përbashkët kundër krimit

February 16, 2026
Avokati i Jakup Krasniqit: Asnjë provë për keqtrajtime. Prokuroria nuk mund të shtrembërojë situatën!

Avokati i Jakup Krasniqit: Asnjë provë për keqtrajtime. Prokuroria nuk mund të shtrembërojë situatën!

February 16, 2026
LIVE / Rama merr pjesë në promovimin e librit për ish-krerët e UÇK, shoqërohet nga Osmani e Ali Ahmeti

LIVE / Rama merr pjesë në promovimin e librit për ish-krerët e UÇK, shoqërohet nga Osmani e Ali Ahmeti

February 16, 2026
Tentoi të largohej nga Ukraina, arrestohet ish-ministri i dyshuar për korrupsion

Tentoi të largohej nga Ukraina, arrestohet ish-ministri i dyshuar për korrupsion

February 16, 2026
VIDEO / Rama mbërrin në Prishtinë, pritet nga presidentja Osmani. Në axhendë edhe takim me Kurtin

VIDEO / Rama mbërrin në Prishtinë, pritet nga presidentja Osmani. Në axhendë edhe takim me Kurtin

February 16, 2026
Ekzekutimi i Gilmando Danit, FNSH kontrolle në Fushë-Krujë deri në 3 të mëngjesit

Atentati në Rinas, Prokuroria kërkon pezullimin e drejtorit në AMP për punësimin e Muçi Shaljanit

February 16, 2026
Lesi flet për ‘surpriza’ nga SPAK: Brenda vitit merr brenda një tjetër të rëndësishëm nga…

Edi Rama, Belinda Balluku dhe SPAK

February 16, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Rruga e mundimshme nga aktakuza te çekiçi i fundmë në gjykatë

February 16, 2026
Vlora pa terminal, shoferët e linjave interurbane në protestë: Këtu rrezikohemi!

Vlora pa terminal, shoferët e linjave interurbane në protestë: Këtu rrezikohemi!

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In