• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria ‘parajsa’ e turistëve, ndër destinacionet me çmimet më të lira (Tabela)

by Java News
10/07/2017 09:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vouchercloud, aplikacioni europian më popullor i blerjeve online, ka listuar vendet më të shtrenjta dhe më të lira të Europës për sa i përket çmimit për natë qëndrimi (çift apo në grup) bazuar mbi të dhënat e AIRBNB.

Vendet e Ballkanit janë ndër alternativat më të lira të pushimit në Europë. Sipas renditjes së Vouchercloud, më e lira në Europë është Maqedonia, ku çmimet mesatere për një natë qëndrimi për dy persona përllogaritet rreth 25 paund, ndërsa për grupet deri në gjashtë persona çmimi mesatar është 50 paund.

E dyta renditet Shqipëria, ku një natë qëndrimi sipas Airbnb për dy persona kushton mesatarisht 26 paund, ndërsa çmimi për grupe deri në gjashtë persona është më i ulët se 50 paund, duke u rendtitur kështu ndër vendet më të lira në Europë, raporton Monitor. Si vende miqësore me buxhetin listohen gjithashtu Kosova dhe Serbia me çmime mesatare përkatësisht 28 dhe 30 paund për dy persona.

Vendet më të shtrenjta

Vendet nordike janë vendet më të shtrenjta të Europës. Islanda qëndron në krye të klasifikimit ku një natë qëndrimi për dy persona kushton mesatarisht 112 paund. Islanda ndiqet nga Suedia (82 paund), Norvegjia (77 paund) dhe Danimarka (73 paund). Finlanda bën pjesë te vendet nrodike më miqësore ndaj buxhetit ku nata e qëndrimit për dy persona kushton mesatarisht 71 paund.

Nga ana tjetër vendet si Polonia (31 paund), Kroacia (43 paund) dhe Portugalia (45 paund) janë alternative të mira që nuk rëndojnë buxhetin. Madje dhe Gjermania (45 paund), Spanja (53 paund) dhe Italia (53 paund) ofrojnë mundësi joshës në disa nga destinaconet më të frekuentuara të Europës. Çmime të mira ka edhe Franca (63 paund) dhe Mbretëria e Bashkuar (75 paund).

Çmimet e kryeqyteteve sipas AIRBNB

Lisbona, Amsterdami, Roma dhe Londra janë disa nga kryeqytetet më të shtrenja, ku çmimet janë shumë më të larta se pjesa tjetër e vendit, që do të thotë se do të ishte më e leverdisshme nëse qëndroni pak më larg këtyre qendrave dhe të kurseni para.

Viena, Brukseli dhe Athina janë kryeqytete më çmime mesatare, së bashku me Bukureshtin dhe Helsinkin.

Çift apo në grup?

Qipro, Suedia, Danimarka, Gjeorgjia dhe Bullgaria janë disa nga vendet ku të udhëtuarit në grup kushton shumë më lirë se sa në çift, me çmimet për person thuajse sa gjysma në rast se do të ishit çift.

Nga ana tjetër, në Greqi kushton më lirë një natë qëndrimi në çift se sa në grup. Zvicra, Polonia, Mbretëria e Bashkuar, ngjashëm si në Greqi, kushton më lirë për çiftet se sa për grupet./a.ç

Next Post
Dyshime për trukime, 7 lojtarë të Kukësit dhe trajneri ndalohen nga policia në Austri

Dyshime për trukime, 7 lojtarë të Kukësit dhe trajneri ndalohen nga policia në Austri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjendet i pajetë në një stan 56-vjeçari në Dhëmblan të Tepelenës

Gjendet i pajetë në një stan 56-vjeçari në Dhëmblan të Tepelenës

January 14, 2026
“Pse u përdor njësia speciale për arrestimin?” Cakrani: Kam bindjen se shkuan me qëllim për eliminimin fizik të Ilir Metës! Është në..

“Pse u përdor njësia speciale për arrestimin?” Cakrani: Kam bindjen se shkuan me qëllim për eliminimin fizik të Ilir Metës! Është në..

January 14, 2026
Parandalohet ngjarja kriminale në Velipojë/ Plas sherri mes dy personave, njëri prej tyre me pistoletë

Parandalohet ngjarja kriminale në Velipojë/ Plas sherri mes dy personave, njëri prej tyre me pistoletë

January 14, 2026
Irena Gjoka lë në burg Ilir Metën

“Ju pres te 313-a për sqarime”/ Ilir Meta zbulon pasurinë e tij nga qelia: Të ardhurat e mia nga 1995 deri në 2023 janë…

January 14, 2026
Ndoci ende në arrati! Prangosen 8 persona, mes tyre zyrtari i lartë i Policisë dhe Kryeinfermieri

Dyshime se Altin Ndoci ndodhet në Tiranë/ Policia “mësyn” në banesën e tij në Yzberisht

January 14, 2026
Mori me forcë në makinë 48-vjeçarin dhe e dhunoi, arrestohet në Rinas 36-vjeçari, tentoi të largohej nga vendi

Ngjarje e rëndë në Këlcyrë/ Sherr në familje, 30-vjeçarja dhunohet nga vëllai dhe xhaxhai i saj, merret me forcë në makinë

January 14, 2026
Rama ngre në piedestal “Diellën” dhe kujton nga u frymëzua për ministren e IA: Kemi një doktor Sulltan, por që është grua…

Rama ngre në piedestal “Diellën” dhe kujton nga u frymëzua për ministren e IA: Kemi një doktor Sulltan, por që është grua…

January 14, 2026
“Në 2028 do jemi sovranë, nuk do blejmë më energji!”/ Rama në Abu Dhabi: Varemi nga humori Allahut..

“Në 2028 do jemi sovranë, nuk do blejmë më energji!”/ Rama në Abu Dhabi: Varemi nga humori Allahut..

January 14, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Pothuaj përgjysmim i votuesve të PD-ASHM brenda vendit nga viti 2021 deri sot

January 14, 2026
Akuza për inceneratorin, Rama replikon me gazetaren: Shpifje dhe injorancë! Jeni shtuar si prurjet e plastikës

Akuza për inceneratorin, Rama replikon me gazetaren: Shpifje dhe injorancë! Jeni shtuar si prurjet e plastikës

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In