• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shqipëria, parajsa bregdetare e pacenuar e Evropës”

by A R
11/01/2025 13:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa shumë destinacione turistike tradicionale po përballen me turizmin masiv, një numër në rritje vizitorësh po kërkojnë vende që janë më të qeta dhe të pacënuara.

Ekspertët e udhëtimeve, sipas një artikulli të botuar në revistën amerikane “World Footprints” kanë rekomanduar 10 destinacione të reja për t’u vizituar gjatë këtij viti, mes të cilave kryeson Shqipëria.

Nga pikat e nxehta në zhvillim deri te thesaret e fshehura, këto destinacione premtojnë aventura unike, shkruan Tonya Fitzpatrick në këtë artikull.

Sipas kësaj reviste që i dedikohet kryesisht udhëtimeve, Shqipëria po bëhet shpejt destinacioni më i kërkuar i Mesdheut.

E njohur për ujërat e saj të kaltra, qytetet e bukura bregdetare si Saranda dhe rrënojat antike si ato të Butrintit, kjo perlë ballkanike ofron një alternativë të re kundrejt destinacioneve të mbipopulluara më vizitorë si Greqia apo Kroacia.

“Shqipëria mbetet ndër vendet turistike për t’u vizituar edhe në 2025. Ajo ofron histori, peizazhe dhe bukuri mesdhetare me një kosto më të përballushme krahasuar me destinacionet më të njohura evropiane”, tha Tom Hall, zëvendëspresidenti i “Lonely Planet”.

Riviera Shqiptare është shtëpia e plazheve të pacenuara dhe ujërave të pastra kristal – ndërsa pikat kryesore në brendësi të vendit të vogël mesdhetar – përfshijnë Bjeshkët e Nemuna, të preferuara nga alpinistët – dhe Gjirokastrën, një qytet i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s – i famshëm për arkitekturën e tij të epokës osmane.

Ndërsa infrastruktura vazhdon të përmirësohet, Shqipëria ka vendosur të lehtësojë aksesin në atraksionet e saj autentike dhe të pazbuluara, thuhet në revistën amerikane.

Në një epokë kur turizmi masiv po riformulon destinacionet e njohura, eksplorimi i vendeve si Shqipëria ofron jo vetëm një përvojë më intime, por edhe mundësinë për të mbështetur praktikat e qëndrueshme.

Next Post
“Të këndojë këngën e kukuvajkës me pamjen e kanarinës”, Rama ironizon Berishën nga Elbasani

“Të këndojë këngën e kukuvajkës me pamjen e kanarinës”, Rama ironizon Berishën nga Elbasani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkarkohet shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane, vendimi vjen me kërkesë të Pete Hegseth

Shkarkohet shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane, vendimi vjen me kërkesë të Pete Hegseth

April 3, 2026
Influencerët e Maga-s braktisin Trumpin: Ka mbaruar, ka përkeqësim të gjendjes mendore!

Influencerët e Maga-s braktisin Trumpin: Ka mbaruar, ka përkeqësim të gjendjes mendore!

April 3, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Vrasjet e “2 Prillit”, Frrok Çupi: Ngjarje e rëndë që i dha fytyrën e vet PD-së

April 3, 2026
Skandal në qeverinë e Melonit, ministri i Brendshëm lidhje jashtëmartesore me një gazetare

Skandal në qeverinë e Melonit, ministri i Brendshëm lidhje jashtëmartesore me një gazetare

April 3, 2026
E papritur në Ngushticën e Hormuzit! Anijet ndjekin një rrugë të re, jashtë kontrollit iranian

E papritur në Ngushticën e Hormuzit! Anijet ndjekin një rrugë të re, jashtë kontrollit iranian

April 3, 2026
Moti parashikohet me vranësira dhe alternime kthjellimesh

Moti parashikohet me vranësira dhe alternime kthjellimesh

April 3, 2026
Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In