• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Shqipëria pa kanabis”, Çako: Jemi pranë objektivit, misioni i radhës…

by A R
22/08/2017 13:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako ka mbledhur drejtuesit e policisë në qarqe. Në këtë takim janë prezantuar objektivat e ardhshëm të uniformave blu që lidhen kryesisht me kontrolli ne rreptë të territorit për të goditur paligjshmëritë e ndryshme dhe dnërtiome pa leje. Ai tha se do të hartohet një plan i posaçëm masash. Po ashtu, Çako paralajmëroi edhe ndëshkime në radhët e punonjësve të policisë që abuzojnë me detyrën.

Çako ka shprehur vlerësim për të gjithë strukturat e Policisë së Shtetit për realizimin e detyrave të planit në kuadër të ruajtjes së rendit dhe qetësisë gjatë sezonit turistik dhe rezultateve të arritura në drejtim të parandalimit dhe goditjes së veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike dhe trafikimit të saj.

Drejtori Çako theksoi se krahas punës së bërë për goditjen e paligjshmërisë në të gjithë territorin e vendit ende ka disa mangësi, shqetësime nëpërmjet përcjelljes së mesazheve dhe ankesave të qytetarëve në të gjithë vendin. Shqetësime dhe porosi të cilat vijnë direkt nga kryeministri nëpërmjet përcjelljes së mesazheve dhe ankesave të qytetarëve në të gjithë vendin.

“Krahas punës së mirë që është bërë, përsëri vihet re se në drejtim të goditjes së fenomeneve të paligjshmërisë në të gjithë territorin e vendit ka mangësi dhe për këtë qëllim jemi mbledhur sot për të përcjellë disa mesazhe, porosi dhe shqetësime të cilat kanë të bëjnë me këtë fenomen.

Vihet re një neglizhencë në evidentimin, hetimin dhe goditjen e fenomenit të veprave penale që cenojnë regjimin juridik të tokës të tilla si ndërtimet e paligjshme, pushtimet e tokës, pronës si publike dhe private, ambienteve publike etj. Rasti i fundit i ditës së djeshme në Tirane tek Parku i Liqenit”. tha Drejtori.

Ai shtoi se për disa vepra penale kundër mjedisit si: prerja e paligjshme e pyjeve, drurëve frutore, peshkimi i ndaluar, shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe mjedisit, ndotja e ujërave etj.,  apo vjedhja e energjisë elektrike ka një neglizhencë në evidentimin, hetimin dhe goditjen e tyre.

“Duke filluar që sot për të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit lufta kundër paligjshmërisë në territor, për veprat penale të mësipërme do trajtohen nga Policia e Shtetit njësoj si po parandalohet dhe goditet fenomeni i kultivimit të lëndëve narkotike.

Për këtë qëllim do të  hartohet një plan masash i ngjashëm me atë të kultivimit të bimëve narkotike ku do të parashikohen një sërë detyrash si kontrolli me përgjegjësi i  gjithë territorit. Për këtë kontroll përgjegjësit kryesore do të jenë punonjësit e policisë, patrulla e përgjithshme, ndihmës specialisti i  policimit në komunitet, specialisti për hetimin e krimeve. Edhe në këtë rast qëndrimi në punë do të vlerësohet nga kontrolli mbi këtë territor dhe në rastin më të keq edhe marrja në përgjegjësi penale. Kjo përgjegjësi do të jetë edhe për zinxhirin komandues.

Detyrë tjetër e rëndësishme është kryerja e hetimeve dhe vënia përpara përgjegjësisë e nëpunësve të agjencive të ndryshme shtetërore, të cilat kanë për detyrë të mbikëqyrin territorin dhe parandalojnë veprat penale të mësipërme”, deklaroi Çako.

Drejtori vlerësoi rezultatet e deritanishme kundër kultivimit si shumë të mira.

“Jemi në prag të përmbushjes së objektivit, por jemi në një periudhë që duhet shtuar shumë vëmendja. Duhet të vazhdojnë kontrollet e  të gjithë territorit sidomos kontrollet e vendeve dhe ambienteve të mbyllura”, u shpreh ai.

“Kërkohet një intensifikim i masave për marrjen dhe analizimin e  informacioneve si dhe fillimin e hetimeve proaktive për grupet kriminale dhe individët e përfshirë në këtë veprimtari.

Të gjitha grupet kriminale, të cilat janë evidentuar nga vetë Drejtoritë Vendore të Policisë, duhet të bëhen objekt i punës për goditjen e tyre. Gjithashtu do të bëhen objekt i punës dhe hetimi i pasurive dhe aseteve kriminale”, tha Çako.

Drejtori kërkoi zbatimin korrekt të disiplinës në punë dhe rritjen e integritetit të punonjësve të policisë në komunitet.

Theks të veçantë iu vu marrëdhënies me qytetarët duke shmangur sjelljet arrogante dhe ndjekjen e çdo ankese me përgjegjësi.

Këtu Çako u ndal veçanërisht në marrëdhëniet me publikun të punonjësve të Policisë Rrugore, Patrullat e përgjithshme dhe punonjësit e pikave të kalimit kufitar, të cilët sipas Drejtorit të Përgjithshëm duhet të jenë model në këtë drejtim./a.m.

Next Post
Formula 1, Raikonen rinovon me Ferrarin

Formula 1, Raikonen rinovon me Ferrarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta step shqiptarët për rezervime në Turqi

Lufta step shqiptarët për rezervime në Turqi

March 8, 2026
Ministri Hoxha pret anëtarin e Bundestagut Peter Beyer: Gjermania mbështetje të vazhdueshme për integrimin evropian të Shqipërisë

Ministri Hoxha pret anëtarin e Bundestagut Peter Beyer: Gjermania mbështetje të vazhdueshme për integrimin evropian të Shqipërisë

March 8, 2026
PS i jep nesër përgjigje kërkesës së SPAK për Ballukun! Zbulohet porosia e Ballës për deputetët

PS i jep nesër përgjigje kërkesës së SPAK për Ballukun! Zbulohet porosia e Ballës për deputetët

March 8, 2026
Flamurtari mposht Vllazninë, kartoni i kuq vendos fatin e ndeshjes

Flamurtari mposht Vllazninë, kartoni i kuq vendos fatin e ndeshjes

March 8, 2026
U vra në Gjykatën e Apelit, familja e Astrit Kalasë kërkon të shpallet “dëshmor i atdheut”

U vra në Gjykatën e Apelit, familja e Astrit Kalasë kërkon të shpallet “dëshmor i atdheut”

March 8, 2026
SHBA planifikon operacion të posaçëm në Iran, dalin detajet nga lëvizja e fundit e Trump

SHBA planifikon operacion të posaçëm në Iran, dalin detajet nga lëvizja e fundit e Trump

March 8, 2026
Përplasje mes efektivëve dhe mbështetësve të Lapajt te Kryeministria

Përplasje mes efektivëve dhe mbështetësve të Lapajt te Kryeministria

March 8, 2026
Pamjet dramatike/ Sulmet e njëpasnjëshme të Izraelit, depozitat e naftës në flakë në Teheran

Pamjet dramatike/ Sulmet e njëpasnjëshme të Izraelit, depozitat e naftës në flakë në Teheran

March 8, 2026
Për herë të parë, mesfushori i kryeqytetasve ftohet nga kombëtarja para ndeshjes për Botërorin

Për herë të parë, mesfushori i kryeqytetasve ftohet nga kombëtarja para ndeshjes për Botërorin

March 8, 2026
“Gjithçka është në tavolinë”, Trump paralajmëron dërgimin e trupave amerikane në Iran

“Gjithçka është në tavolinë”, Trump paralajmëron dërgimin e trupave amerikane në Iran

March 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In