• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria nuk largohet nga Nisma 17+1 e Kinës, Rama: Nuk kemi ndërmend, do ishte ide e gabuar

by A R
07/03/2023 15:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria nuk do të largohet nga iniciativa 17+1, e iniciuar nga Kina në 2012 mes vendeve të Europës Qëndrore lindore dhe ato të Ballkanit Perëndimor, me përjashtim të Kosovës edhe pse deri tani nuk ka përfituar asnjë investim.

Në konferencën për medien, mbajtur sot në Berlin, krah kancelarit gjerman Sholz Rama sqaroi pozicionin e Shqipërisë në kuadër të bashkëpunimit me Kinën

“Shqipëria ka mbajtur një qëndrim të qartë publik madje duke u bërë thirrje dhe vendeve të rajonit për të zgjedhur një alternativë për 5 G. Këtë e kemi bërë shumë kohë më parë. Në këtë aspekt nuk kemi asnjë problem.
Po, jemi pjesë e formatit 17+1 dhe nuk kemi ndërmend të largohemi, edhe pse Shqipëria është vendi, nga të gjitha vendet e tjera të këtij formati, që nuk ka përfituar asnjë investim.

Nuk di se ku e bazoni bashkëpunimin e ngushtë me Kinën. Për hir të së vërtetës për arsye historike, psikologjike të të dy palëve, bashkëpunimi ynë është fare fare normal dhe krahasuar me vendet e tjera është jorelevant. Por të largohemi nga forumi për të mbajtur qëndrim për çfarëdolloj arsye, më duket ide e gabuar.”

Për Ramën “largimi nga nisma 17+1 është ide e gabuar” ndërsa sheh të nevojshme bashkëpunimin pavarësisht qëndrimeve të kundërta.

“Në botën ku jetojmë, komunikimi, me të gjithë pa përjashtim, pavarësisht se mund të kemi mendime të kundërta, është A-ja. Ne për veten tonë në Shqipëri e kemi kaluar një kohë me një regjim që nuk i fliste askujt dhe i mbante qëndrim gjithë planetit. Komunikimi do duhet të jetë me këdo” tha Rama.

Nisma 17+1 e Kinës shihet me shqetësim nga vendet e BE-se pasi lidhet me synimin e Kinës për të përçarë BE, ndërsa nga ekspertët është parë si mundësi që Pekini kërkon ta përdorë atë si portë hyrëse në tregjet e Europës dhe të rikthehet si lojtare e rëndësishme. Në 2020 SHBA i kërkoi Shqipërisë të dalë prej kësaj nisme.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin në kuadër të një vizite zyrtare dy ditore.

/a.r

Next Post
FOTOT/ Yuri Kim uron mësuesen e saj: Faleminderit që më edukove dhe më inkurajove të ëndërroja

FOTOT/ Yuri Kim uron mësuesen e saj: Faleminderit që më edukove dhe më inkurajove të ëndërroja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In