• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

“Shqipëria nuk ka rrezik si Turqia”, sizmiologu qetëson qytetarët: Nuk ka vend për panik

by Java News
28/01/2020 17:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tërmeti me magnitudë 3.6 i shkallës rihter që u regjistrua në vendin tonë në orët e para të ditës së hënë është pjesë e pasgoditjeve të tërmetit të 26 nëntorit. Është ky shpjegimi që sizmologu Edmond Dushi për ReportTV i bën lëkundjeve të regjistruara dy muaj pas tërmetit famëkeq ku u shuan 51 jetë njerëzish. Sipas sizmologut Dushi nuk ka vend për panik pasi këto paslëkundje janë drejt shterimit teksa shton se Shqipëria nuk rrezikohet të përfshihet nga tërmetet që kanë përfshirë Elziag-un në Turqi.

“Kemi të bëjmë direkt me një pasgoditje, pra po e them që në fillim situata në zonën e Durrësit është përvijuese. Domethënë numri i pasgoditjeve natyrisht që është zvogëluar ndjeshëm, por edhe magnitudë e tyre. Kjo pasgoditje është në vijim të aktivitetit sizmik të filluar qysh më herët që në 26 nëntor. Mbas tërmetit të fortë kanë vazhduar në mënyrë intensive ditët e para, javët e para ky aktivitet dhe me magnitudë goxha të konsiderueshme ndërkohë tani shohim që trendi është gjithmonë e në rënie. Natyrisht nuk mendojmë që ka nevojë për panik sa i përket zonës në fjalë”, u shpreh sizmologu Edmond Dushi.

Sa i takon rrezikut së ndjeshmërisë që i kanoset vendit tonë nga tërmeti 7.5 ballë që sipas medieve turke është parashikuar të godasë sërish qytetin Elazig, sizmologu Dushi shprehet se largësia mes dy vendeve bën që energjia të shuhet.

“Nuk mund të komentoj në lidhje me parashikimin e bërë, në dijeninë time një gjë e tillë nuk mund të ndodhë pra parashikime të tilla nuk mund të ndodhin. Duke marrë parasysh distancën e konsiderueshme që ne kemi me zonën për të cilën mendohet ose që aludohet dhe duke marrë në konsideratë edhe karakteristikat që kanë valët sizmike të cila shuhen me distancën, pra absurbohen me distancën, energjia vjen duke u zvogëluar pra atëherë nuk besoj se ka vend për panik tek neve në Shqipëri nuk mund të ketë impakt”, u shpreh sizmologu Edmond Dushi. Nga ana tjetër sizmologu shprehet se Shqipëria bën pjesë në vendet me karakter sizmik por pavarësisht kësaj nuk ka vend për panik. /e.s/

Next Post
Presidenti i PE përcjell mesazhin e Samitit për Ballkanin: Ka vullnet që Shqipëria e MV të ecin me integrimin

Presidenti i PE përcjell mesazhin e Samitit për Ballkanin: Ka vullnet që Shqipëria e MV të ecin me integrimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet zëdhënësi i Gardës Revolucionare të Iranit, Ali Mohammad Naini

Vritet zëdhënësi i Gardës Revolucionare të Iranit, Ali Mohammad Naini

March 20, 2026
Lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës, hetimet nuk gjetën lidhje mes tij dhe magazinave të kanabisit

Lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës, hetimet nuk gjetën lidhje mes tij dhe magazinave të kanabisit

March 20, 2026
Mediu i jep ‘leksione’ NATO-s në Uashington: Duhet të forcoheni më shumë! Shtoni edhe investimet për mbrojtjen

Mediu i jep ‘leksione’ NATO-s në Uashington: Duhet të forcoheni më shumë! Shtoni edhe investimet për mbrojtjen

March 20, 2026
Një tjetër shqiptar sulmohet me thikë në burgjet greke. Sapo ishte transferuar nga…

DETAJE / Vdes në paraburgim 41-vjeçari në Tiranë

March 20, 2026
Ekonomia amerikane në pikëpyetje, ç’po ndodh mes Trump dhe Powell?

Ekonomia amerikane në pikëpyetje, ç’po ndodh mes Trump dhe Powell?

March 20, 2026
Njohja e Palestinës, reagon ashpër Netanyahu: Rrezik për ekzistencën e Izraelit

Netanyahu përcakton tre objektiva: Lufta do të përfundojë shumë më shpejt sesa mendojnë njerëzit!

March 20, 2026
Konfindustria reagon për çmimin e naftës: Kuvendi të ndërpresë pushimet, të zhbëhet Bordi

Nafta 214 lekë, Qeveria rikthen Bordin e Transparencës, akciza ulet me 20%

March 20, 2026
“Detyrim paraqitje” për 7 të miturit e arrestuar gjatë protestës, Noka para gjykatës: Psikologu ishte polic, iu ushtrua presion për t’i akuzuar si grup kriminal

“A do rikandidoni për Sekretar të Përgjithshëm?, Noka: Unë jam punëtor partie, kam një mision

March 20, 2026
SHBA-të godasin hakerat iranianë, mes tyre “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë

SHBA-të godasin hakerat iranianë, mes tyre “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë

March 20, 2026
Tentohet grabitja e argjendarisë në Pogradec, pronari: Kjo është hera e tretë!

Tentohet grabitja e argjendarisë në Pogradec, pronari: Kjo është hera e tretë!

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In