• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria nuk ka më parti politike, por ka brigada politike! 

by Denis Dyrnjaja
14/01/2019 14:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Denis Dyrnjaja

Shqipëria e Shekullit të 21 është mbushur me brigada politike. Çfarë janë brigadat politike?! Janë formacione ku aderojnë një grup njerëzish që janë të gatshëm të falin integritetin dhe dinjitetin personal e publik për t’u rreshtuar brenda brigadës politike, ku duhet të marrësh leje për të folur në publik.

Në Vitin 1990 të gjithë kishin etje për të folur. Zëri i Amerikës asokohe intervistonte edhe njerëz që kishin dalë hapur kundër regjimit komunist në rënie, por edhe njerëz të regjimit për të kuptuar mendësinë dhe veprimin e tyre dhe të gjithë flisnin pa censurë. Me ardhjen e demokracisë kjo traditë u ruajt, madje edhe në vitet më të serta të pushtetit autokratik të Berishës president, nuk u arrit deri pikën ku njërëzit duhet të kontrolloheshin dhe urdhëroheshin për të folur ku dhe çfarë. Në këtë pikë kemi mbërritur sot në prag të Vitit 2020 ku partitë kryesore janë shndërruar në brigada politike.

Kemi Brigadën e PS-së, të PD-së dhe LSI-së. Më rëndë janë dy të parat. Brenda tyre është strukturuar dhe zyrtarizuar censura politike. Përjashto individë të ndryshëm, që për hir të së vërtetës kanë integritet dhe e kanë ruajtur atë si vlerë njerëzore së pari, pastaj si vlerë e kontributit personal politik, të gjithë të tjerët, pra shumica, duhet të marrin leje në zyrën e propagandës për të dhënë mendimin e tyre në hapësirat mediale. Kjo s’është as më shumë dhe as më pak se “vrasje” e lirisë së mendimit dhe veprimit në mënyrë masive. Duhet të dini se shumica për të mos thënë 90% e njerëzve të angazhuar në politikë marrin leje për të folur.

Pra nuk mund të flasin ose prononcohen dot për qëndrimet e partisë ose qëndrimet e tyre personale brenda partisë, pa leje. Kjo është pika fundore e demokracisë ku tjetri nuk ka mendim personal por mendim kolegjial partiak. Individët janë shndërruar në artopalant propagande. Si mund të kenë njerëzit shpresë në një vend ku nga viti në vit censura politike në rradhë të parë po thyen rekorde të padëgjuara për një sistem të pretenduar pluralist dhe demokratik?! Të gjithë bëjnë leksione demokracie dhe kërkojnë besim publik, por ndërkohë në mendësinë e tyre është diktati. Nuk je diktator nga veshja apo spaletat, por nga mendësia. Mendjet e lira janë marrë peng brenda brigadave politike!

a.c

Next Post
Balla: Lulzim çoje kokën, të pres në gjykatë! Basha: Je përgjuar nga shërbimet e huaja!

Padia për shpifje, më 21 janar vendimi për Lulzim Bashën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Granit Xhaka promovon ushqimet tradicionale shqiptare në mediat botërore: Këtë e hamë çdo mëngjes!

Granit Xhaka promovon ushqimet tradicionale shqiptare në mediat botërore: Këtë e hamë çdo mëngjes!

April 5, 2026
Pashkë në hije lufte, Papa Leoni XIV i bën thirrje botës për unitet! Mesha madhështore në Vatikan

Pashkë në hije lufte, Papa Leoni XIV i bën thirrje botës për unitet! Mesha madhështore në Vatikan

April 5, 2026
“Mos e besoni këtë faqe për vizat shqiptare”, MEPJ paralajmëron qytetarët

“Mos e besoni këtë faqe për vizat shqiptare”, MEPJ paralajmëron qytetarët

April 5, 2026
Kosova vendos çmimet maksimale për karburantet: Nafta 1.86 euro/litër dhe benzina 1.49 euro/litër

Kosova vendos çmimet maksimale për karburantet: Nafta 1.86 euro/litër dhe benzina 1.49 euro/litër

April 5, 2026
Ukraina godet tubacionin kryesor të naftës ruse në Detin Baltik

Ukraina godet tubacionin kryesor të naftës ruse në Detin Baltik

April 5, 2026
Bllokohen mbi 7 ton djathë në Shkodër, AKU mbyll aktivitetin e një baxhoje

Bllokohen mbi 7 ton djathë në Shkodër, AKU mbyll aktivitetin e një baxhoje

April 5, 2026
Ndërron jetë në QSUT një i dënuar në burgun e Lezhës, pësoi arrest kardiak

Ndërron jetë në QSUT një i dënuar në burgun e Lezhës, pësoi arrest kardiak

April 5, 2026
Ulja e akcizës me 20%/ Çmimi i naftës, Rama: Do mbetet në fuqi deri në stabilizimin e plotë të situatës

Ulja e akcizës me 20%/ Çmimi i naftës, Rama: Do mbetet në fuqi deri në stabilizimin e plotë të situatës

April 5, 2026
Rama sulmon opozitën: Bën çmos të mbulojë punët e Shqipërisë me ziftin dhe baltën e urrejtjes

Rama sulmon opozitën: Bën çmos të mbulojë punët e Shqipërisë me ziftin dhe baltën e urrejtjes

April 5, 2026
Nazarko: Kosova po rrëshket në marrëzi, Tirana të ndërhyjë që Osmani të rizgjidhet presidente

Nazarko: Kosova po rrëshket në marrëzi, Tirana të ndërhyjë që Osmani të rizgjidhet presidente

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In