• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Shqipëria, një “kosh” për amerikanët? Krah Uashingtonit në ditë të këqija

by Aalison Pearse Stevens
14/02/2016 12:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria përfshihet herë pas here si pjesë e lojës së madhe të shahut botëror. Më saktë, ajo përfshihet sa herë Shtetet e Bashkuara kanë një çështje emergjente, ose duhet të zgjidhin një problem në limitet e së drejtës ndërkombëtare. Në 10 vitet e fundit, prova e luajalitetit është dhënë më shumë sesa një herë. Së pari me ujgurët. Ata ishin 5, por ishin të vetmit mes 24 ujgurëve të tjerë të burgut në Guantanamo, që u klasifikuan nga amerikanët që në 2004-n si jo të rrezikshëm dhe që mund të liroheshin. Duke qenë se Kina i kishte shpallur terroristë dhe ekzistonte mundësia e persekutimit politik, 5 ujgurët fituan lirinë, por mbetën pa atdhe. Asnjë nga 100 shtetet, me të cilët kontaktoi Uashingtoni, nuk pranoi t’u japë azil dhe t’u njohë statusin e refugjatit, për shkak të presioneve të hapura të Kinës. Në 2006-n, kur administrata “Bush” nuk kishte asnjë plan për mbylljen e burgut të Guantanamos, Shqipëria u bë vendi i parë që u dha 5 ujgurëve azil, duke ftohur marrëdhëniet me Kinën, por duke fituar besimin e amerikanëve. Gjë për të cilën, kryeministri Berisha në atë kohë kishte shumë nevojë. Jo vetëm për shkak të së kaluarën problematike, apo problemeve të brendshme politike, por edhe se planet e së ardhmes ishin të mëdha. Pavarësia e Kosovës dhe anëtarësimi në NATO ishin dy objektiva madhorë në krahasim me një ftohje kineze, dhe imazhin e një vendi që pranon gjithçka dhe çdokënd për hir të miqësisë amerikane.

“For me, this is a miracle of freedom”, do të thoshte Berisha në Kombet e Bashkuara, një shprehje që ka mbetur në kujtesën e të gjithëve si: “Për mua, kjo është mrekullia e lirisë”, për të cilën falënderoi kryesisht amerikanët. Por në 2009-n, pas anëtarësimit në NATO, Shqipëria u bë sërish pjesë e një prej problemeve më delikate të administratës amerikane, boshatisjes së burgut të Guantanamos, mbyllja e të cilit ishte një prej premtimeve kryesore të Presidentit Barack Obama. Kur disa prej vendeve kryesore europiane bënë rezistencë për të mos marrë të dënuar nga Guantanamo, qeveria e Shqipërisë ra dakord për 3 prej tyre. Një gjest që solli në Tiranë zyrtarin e lartë amerikan, Daniel Fried, ndihmës i Sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, së cilës kryeministri Berisha i kishte pranuar kërkesën gjatë një takimi në Uashington.

“Qëndrimi ynë bazohet tërësisht në një çështje të të drejtave të njeriut. Ai burg u bë simbol i asaj që SHBA-të nuk janë. Kur një vend mik, si SHBA-të, ka probleme, natyrisht është detyrim moral që ne ta ndihmojmë”, tha më 3 dhjetor të 2009-s, ish-kryeministri Berisha. Në nëntor të 2012-s, Sali Berisha mori përsipër të zgjidhte një çështje tjetër të rëndësishme për aleatin e madh. Shtetet e Bashkuara nuk e konsideronin më kampin Liria në Irak si një strehim të sigurtë për anëtarët e opozitës iraniane. Zhvendosja fillimisht e 214 muxhahedinëve nga Iraku në Shqipëri ishte në krye të axhendës së Hillary Clintonit në Tiranë. Deri më tani, në Shqipëri kanë ardhur mbi 800 anëtarë të opozitës iraniane dhe synimi është që vendi të kthehet në një strehim të sigurtë për të gjithë pjesën e mbetur në kampin Liria në Irak, me rreth 2.000 persona.

Po të ishte për Sali Berishën, ky problem zgjidhej lehtë.

“T’i premtohet Sekretarit Kerry të merren që të gjithë muxhahedinët, pasi edhe para 8 muajve ata janë bombarduar nga të gjitha palët ndërluftuese. Askush nuk i do ata atje”, tha Berisha në seancën plenare të së enjtes në Kuvendin e Shqipërisë.

Është koha e Edi Ramës të përmbushë këtë qëllim strategjik amerikan. Në historinë e tij si kryeministër, me amerikanët ai ka një “karton të verdhë”.

“Prandaj, me besnikërinë e plotë ndaj Shqipërisë dhe respektin më të madh ndaj miqve e partnerëve tanë të pazëvendësueshëm, ata e kanë marrë vendimin tim, tani mësojeni edhe ju. Shqipëria e ka të pamundur të përfshihet në këtë operacion”, ishte përgjigjja e kryeministrit Rama ndaj kërkesës së SHBA-ve për asimilimin e armëve kimike të Sirisë në Shqipëri.

Pakkush kujton sot se, më 13 nëntorin e 2013-s, Edi Rama kaloi 50 minuta të tensionuara pikërisht me John Kerryn, në kulmin e krizës së brendshme për armët kimike, tension i cili me siguri nuk do të reflektohet sot, kur të takohen në Kryeministri, sepse tashmë ai është fakt i kryer. Muxhahedinët iranianë do të strehohen në Shqipëri.

TCH

Next Post

Media e huaj, jehonë vizitës së Sekretarit Kerry në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme, influencuesja e njohur latine nxjerr fotot provokuese nga Dubai

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme, influencuesja e njohur latine nxjerr fotot provokuese nga Dubai

March 4, 2026
Vetëvendosja propozon Glauk Konjufcën kandidat për President

Vetëvendosja propozon Glauk Konjufcën kandidat për President

March 4, 2026
Sherr mes adoleshentëve në Delvinë, një i plagosur

Sherr mes adoleshentëve në Delvinë, një i plagosur

March 4, 2026
Arsim Bajrami tërheq kandidaturën për president i Kosovës: Nuk u përkrah koncepti i një kandidati konsensual

Arsim Bajrami tërheq kandidaturën për president i Kosovës: Nuk u përkrah koncepti i një kandidati konsensual

March 4, 2026
Pas deputetëve, Rama thërret edhe drejtuesit e njësive administrative të Tiranës në mbledhje

Pas deputetëve, Rama thërret edhe drejtuesit e njësive administrative të Tiranës në mbledhje

March 4, 2026
EMRAT / “Sterilizimi”, GJKKO dënon me nga 4 vite burg ish-zv/ministrin Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj

EMRAT / “Sterilizimi”, GJKKO dënon me nga 4 vite burg ish-zv/ministrin Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj

March 4, 2026
Hamza: PDK nuk ka kandidat për president pa marrëveshje paraprake, Kurti: Në pritje

Hamza: PDK nuk ka kandidat për president pa marrëveshje paraprake, Kurti: Në pritje

March 4, 2026
Shiste drogë në Dhërmi, arrestohet 22-vjeçari, çfarë i gjeti policia në automjet

Shiste drogë në Dhërmi, arrestohet 22-vjeçari, çfarë i gjeti policia në automjet

March 4, 2026
Makineritë e diellit, si panelet po kthen në faktor kyç për të ardhmen!

Energjia nga dielli dyfishohet në 2025, INSTAT: Fotovoltaikët mbajnë peshën e tranzicionit energjetik

March 4, 2026
Irani kërcënon me goditje ndaj ambasadave izraelite në të gjithë botën pas sulmeve në Bejrut

Irani kërcënon me goditje ndaj ambasadave izraelite në të gjithë botën pas sulmeve në Bejrut

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In