• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shqipëria nis eksportin e mishit drejt Arabisë Saudite, Krifca: Dërguam 40 qingjat e parë

by Java News
26/12/2022 13:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria nis eksportet e mishit drejt Arabisë Saudite duke shënuar kështu një zhvillim madhor për blegtorinë dhe tregjet e reja të eksporteve. Lajmin e dha ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, duke vlerësuar punën e madhe të bërë nga strukturat për hapjen këtij tregu të ri.

“Pas një pune të fortë institucionale në ndjekjen e procedurave të certifikimit të fermave e thertoreve “Hallall”, 40 qingjat e parë u eksportuan sot drejt tregut të Arabisë Saudite duke nisur kështu edhe zbatimin e marrëveshjes së MBZHR me këtë shtet”, u shpreh ministrja Krifca.

Flukset në rritje të eksporteve bujqësore po shënojnë progres, jo vetëm në sektorin e futave-perimeve, por tashmë edhe në eksportin e produkteve blegtorale.

Ministrja informoi se, nga thertorja Gramsh është kryer me sukses eksporti i parë i mishit të kuq (Qingja) për në shtetin e Arabisë Saudite, teksa e gjithë procedura u ndoq në mënyrë korrekte nga shërbimi veterinar.

Sipas saj, ngarkesa me mish të kuq me origjinë nga Zhulati i Gjirokastrës, u administrua në thertoren e licencuar hallall në Gramsh, sipas standardeve dhe nën vëzhgimin e veterinerëve të Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, u paketuan, etiketuan dhe certifikuan për eksport.

“Kjo është një ngarkesë e parë e cila teston një treg tejet të rëndësishëm për ne, i cili ka potencialin ta çoj nivelin e blegtorisë në një stad të ri zhvillimi“, tha Krifca.

Ministrja shprehu bindjen se ky produkt do të pëlqehet nga tregu Saudit dhe blegtoria shqiptare do të shënoj një hov të ri progresi. “Ne do të kemi mundësi ta tregtojmë mishin e qingjave me çmime të larta për cilësinë dhe shijen e veçantë që ka, pasi qingjat rriten dhe ushqehen kryesisht në kullotë të lirë, çka e bën këtë produkt akoma më tërheqës për tregun e huaj”.

Ministrja vuri në dukje punën e madhe që është bërë për hapjen e këtij tregu të ri për ekportet blegtorale shqiptare, punë e cila nisi me urdhër të Kryeministrit Rama.

Princi i Arabise Saudite me porosi të Kryeministrit Rama ,dërgoi një ekip ekspertësh të sigurisë ushqimore për hapjen e eksporteve blegtorale me Arabinw Saudite pwr mishin “Hallall” të qingjave.

Grupi i eksperteve, kontrolluan disa subjekte, thertore dhe fabrika përpunimit të mishit dhe përgjigja për plotësimin e kushteve erdhi “pozitive”, dhe një kompani shqiptare, kërkoi licencimin e një thertore ” Hallall” në Gramsh. Në këto dy vite është bërë një punë e madhe ku janë angazhuar të gjitha struktura për përmbushjen e standardeve të sigurisë ushqimore.

Drejtoria Rajonale e Veterinarisë Elbasan, ndoqi procesin e licencimit, bashkë me autoritete e Arabisë Saudite, pas inspektimit “online” dhe pas një procesi 1 vjeçar të ndjekjes së thertores nga kompania e certifikimit ndërkombëtare “Hallall”  nga shteti i Greqisë.

Në fund të këtij vti thertorja  ‘Jonida Koci ‘ Gramsh  u certifikua për therjet “Hallall” subjekti “Bio Commerc Internacional” realizoi me sukses procesin e blerjes së qingjave  në fermë të shëndetshme, të kontrolluar nga sherbimi veterinar,  trasportoi sipas kushteve për në thertore 43  krerë qingja.

AKVMB ka ndjekur hap pas hapi të gjithë procesin dhe është e gatshme që të përmbush të gjitha kërkesat për certifikimin dhe garantimin e procesit të të gjitha eksporteve të këtij lloji.

Bujqësia mbetet sektori më vital i ekonomisë shqiptare, që ndikon pozitivisht në ekonominë tonë.

“Rritje në shifra dyshifrore e eksporteve bujqësore shqiptar eështë dëshmi e politikave të drejta që ka ndjekur qeveria edhe në kushtet e krizës, duke bërë si asnjë herë më parë mbështetjen e duhur për fermerin, bujqësinë, agroindustrinë dhe sektorin rural në tërësi”, tha ministrja Krifca.

/s.f

 

 

Next Post
Pushimet e dimrit/ Shkollat rifillojnë mësimin me 5 janar, studentët kthehen në auditorë me 9 janar

Pushimet e dimrit/ Shkollat rifillojnë mësimin me 5 janar, studentët kthehen në auditorë me 9 janar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Fit for the Future with AI”: Vodafone Albania organizon forumin kombëtar mbi qeverisjen, inovacionin dhe transformimin e udhëhequr nga AI

“Fit for the Future with AI”: Vodafone Albania organizon forumin kombëtar mbi qeverisjen, inovacionin dhe transformimin e udhëhequr nga AI

February 27, 2026
“Të paprekshmit e Dubait”, mediat italiane: Ja kush janë dy ‘bossët’ shqiptarë të drogës!

“Të paprekshmit e Dubait”, mediat italiane: Ja kush janë dy ‘bossët’ shqiptarë të drogës!

February 27, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 28 Shkurt 2026

February 27, 2026
IMT nis verifikimet në Velipojë, thirrje bizneseve për çmontimin e strukturave deri më 5 mars

IMT nis verifikimet në Velipojë, thirrje bizneseve për çmontimin e strukturave deri më 5 mars

February 27, 2026
Vrau të dashurën Marigona Osmani, burg përjetë për autorin

Vrau të dashurën Marigona Osmani, burg përjetë për autorin

February 27, 2026
Banorët protestojnë për rrugën në Poliçan, dhjetëra familje kërkojnë ndërhyrjen e bashkisë

Banorët protestojnë për rrugën në Poliçan, dhjetëra familje kërkojnë ndërhyrjen e bashkisë

February 27, 2026
“Bëri institucion vjedhjet në Shqipëri”/ Gazetari: Berisha ka vrarë njerëz në mes të sheshit!

Një telefonatë njerëzore dhe e pazakontë e Reshat Arbanës…

February 27, 2026
Begaj takim me homologen e tij në Maqedoninë e Veriut: Shqipëria e vendosur për forcimin e partneritetit dhe rrugën drejt BE

Begaj takim me homologen e tij në Maqedoninë e Veriut: Shqipëria e vendosur për forcimin e partneritetit dhe rrugën drejt BE

February 27, 2026
Rritje pagash për mësuesit e ushtarakët dhe emërime të reja, vendime të Këshillit të Ministrave

Rritje pagash për mësuesit e ushtarakët dhe emërime të reja, vendime të Këshillit të Ministrave

February 27, 2026
Pogradec/ Magazina përfshihet nga zjarri, flakët u përhapën nga djegia e disa gomave jashtë objektit

Pogradec/ Magazina përfshihet nga zjarri, flakët u përhapën nga djegia e disa gomave jashtë objektit

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In